Ky është momenti i frikshëm kur dy motoçiklistë përplasen për vdekje me një makinë.
Motoçiklisti që kishte kamerë në helmetë po filmonte udhëtimin e tij derisa po lëvizte me 150 kilometra në orë.
Pak sekonda më pas shihet se si miku i tij e tejkalon dhe vazhdon rrugëtimin nëpër një rrugë në një terren malor.
Megjithatë në një moment motoçiklisti i parë zhduket nga objektivi i kamerës për shkak të një kthese, duke mos e ditur se pikërisht aty ishte një makinë në mes të rrugës – ku pas përplasjes së drejtpërdrejtë mbetet i vdekur në vend.
Të njëjtin fat e pati edhe vetë autori i videos, që pak sekonda pas tij u përplas dhe mbeti i vdekur. (TemA)