FOTOT: Dhurata e pazakontë e gjermanëve për Trump – Peshon 2.7 ton

9 Nëntor 2019, 12:27Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë një dhuratë të veçantë nga banorët e Berlinit në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit; një ‘copëz’ të tij prej 2.7 ton.

Ky gjest është një simbolikë ndaj zotimit të Trump për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, si pjesë e politikës së tij të emigracionit “tolerancë zero”.

“Ne do të donim t’ju jepnim një nga pjesët e fundit të Murit të Dështuar të Berlinit për të përkujtuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një bote pa mure,” thotë një mesazh i pikturuar në pllakën e betonit, i cili është nënshkruar nga “Qytetarët e Berlinit.

Gjermania është bashkuar përsëri dhe në Berlin vetëm disa pjesë të shpërndara na kujtojnë se asnjë mur nuk zgjat përgjithmonë.”

Orkestruesit e projektit, jofitimprurës pro-demokracisë me qendër në Berlin Die Offene Gesellschaft, thanë që ata e informuan Shtëpinë e Bardhë për projektin në fillim të kësaj jave, por ende nuk kanë dëgjuar nëse dhurata do të pranohet. Ata planifikojnë të dorëzojnë mbrëmjen e 9 nëntorit, duke shënuar saktësisht 30 vjet që kur ra muri.

“Nëse Presidenti e pranon letrën, është e tija. Por dhuratat ndaj një presidenti në detyrë i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe jo individit në detyrë. I takon njerëzve, ”tha Die Offene Gesellshaft drejtori menaxhues Philip Husemann. “Kështu që ne shpresojmë që kjo letër të përfundojë në një vend publik ku të gjithë qytetarët mund ta lexojnë atë. Mbi të gjitha, mesazhi kryesor është një falënderim i madh’ nga berlinezët për SHBA dhe popullin e saj.”

Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur ende nëse do ta pranojnë atë apo jo.

Trump ende nuk e ka realizuar premtimin e tij kryesor të fushatës, pra ndërtimin e një muri kufitar “të madh, të bukur”, për të cilin u betua se do të ishte Meksika financuesja.

Deri më tani, përpjekjet e tij i kanë kushtuar taksapaguesve amerikanë rreth 10 miliardë dollarë. Seksionet e ndërtuara rishtas të murit kufitar të Trump janë thyer me lehtësi nga kontrabandistët, megjithatë, dhe qeveria amerikane tani po ofron afro 300 milion dollarë kontrata për të monitoruar cilësinë e ardhshme të ndërtimit.

5 komente në “FOTOT: Dhurata e pazakontë e gjermanëve për Trump – Peshon 2.7 ton”

  1. Malo Kanina says:

    Kjo simbolike eshte aspak e goditur. Muri i Berlinit ishte perfaqsues i ferrit komunist, i izolimit dhe skllaverise, muri I Trampit eshte perfaqsues I mbrojtjes se lirise dhe perparimit nga gjymtimi moral dhe ligjor i vendeve te shkaterruara ndaj rregullit qe siguron nje demokraci e vertete. Nese behet fjale per liri dhe perparim, atehere popujt e amerikes latine duhet te luftojne per te ne vendin e tyre dhe jo te zgjedhin rrugen me te lehte, brakstisjen e situates se atjeshme. Amerika as I ka ngritur dhe kurre nuk do ti ngreje mure atyre qe nuk shkelin ligjet dhe vijne ne kete vend me rruge ligjore. Ajo ka qene dhe eshte e gatshme per ndihme ndaj kujtdo qe lufton per liri dhe progress ne vendin e tij. Ajo luftoj dhe derdhi gjakun e bijeve te saj kunder mizorise gjermane ndaj popujve. Sot disa bastarde gjermane, sepse nuk eshte I gjithe populli gjerman si keta, te cilet kane 75 vjet qe mbrohen nga kjo amerike dhe e kane siguruar perparimin mbi bazen e kesaj mbrojtjeje, ne vend qe te mbeshtesin kete inisiative fatkeqe te kryer nga gjendja shternguese ku po e ve emigracioni I paigjshem ameriken, gjejne kohe te ironizojne presidentin Tramp, por duke mos u kujdesur aspak qe te mos fyejne ameriken si popull dhe si vend. Turp kur te shesin moral per liri gjermanet, te cilet historikisht kane qene te gatshem ti bjen me shkelem asaj ne cdo moment, vetem per te siguruar mirqenien e tyre.

  2. Miti says:

    Keta pacifistet e leshit qe jetojne si parazite ne shoqerite Perendimore duhet ta dine qe nuk eshte i njejti kontekst mes murit te tyre te Berlinit qe ndau nje qytet dhe nje popull, nga nje mur eventual me Meksiken qe do permiresonte ruajtjen e kufirit te 2 shteteve, dhe qe nuk jane i njejti popull.

  3. .... says:

    Përse nuk i shfaqni komentet?

  4. Peço says:

    Muri i Berlinit dhe muri i Trampit janë dy gjera krejt të kundërta. I pari ishte për mbrojtjen dhe jetgjatësinë e skllaverisë komuniste, ky është për mbrojtjen e lirisë nga rrumpalla e administrimit të jetës në shtete të shkatërruara. Dhe ata që mendojnë se liria nuk mbrohet me mure, është me vënd t’ju kujtojmë se liria po mbrohet deri edhe me bomba atomike. Sepse, nuk besojmë që një mur na qënkësh më i rrezikshëm se përdorimi i forcës së armëve për mbrojtjen nga rrumpalla. Si do të ndiheshin gjermanët po të hapnin portat Turqia dhe Greqia për refugjatët dhe emigrantët nga lindja e mesme dhe Afrika? Apo atëhere do tu vinte e keqja në derë dhe do ti jepnin të drejtëTrampit. Përgjigja e Trampit në këtë rast, po ti referohesh historisë së popujve është ndoshta më e buta që mund të mendohet. Apo doni që Amerika të bëjë atë që bëtë ju gjatë luftës së dytë botërore dhe atë që kanë bërë rusët me të gjithë stanet që kanë pasur në kufijë, duke e çuar territorin e perandorisë deri në rreth 20 milion km2?

  5. Peço says:

    Pse nuk i shfaqni komentet këtu ju? Dhe hiqeni si fletushkë demokrate! Demokrat je kur boton atë që nuk të pëlqen, jo çfarë të intereson ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje