"Kishin dalë për të festuar ditëlindjen, 18-vjeçari pa patentë, ia kishte marrë makinën babait", dalin detaje nga aksidenti me 2 të vdekur

10 Nëntor 2019, 09:49Kronika TEMA

Janë zbardhur detaje nga aksidenti fatal që i mori jetën 2 vajzave 17-vjeçare, si dhe u plagosën 3 adoleshentë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet, konkretisht të shtetases me inicialet L.M., 14 vjeçe, e cila ndodhet në spital. Drejtuesi i mjetit me targe AA044 LN, F.Shaba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat dhe pemët anës rrugës.

Për pasojë dy vajzat humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën shoferi, shtetasja me inicialet L.N., dhe 14-vjeçari me inicialet O. M.

Drejtuesi i mjetit, ishte pa patentë, ndërsa ia kishte marrë makinën babait të tij.

Pak pas aksidentit 18-vjeçari ka dalë nga makina dhe pasi ka bërë disa hapa, është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat.

Njoftimi i policisë:

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (TemA)

10 komente në ““Kishin dalë për të festuar ditëlindjen, 18-vjeçari pa patentë, ia kishte marrë makinën babait”, dalin detaje nga aksidenti me 2 të vdekur”

  1. indinjata says:

    Ne ate aks gjithnje jane bere aksidente te ngjashme!Inspektoriati rrugor duhet te beje nje studim lidhur me shkaqet e aksidenteve ne kete aks esepse ndoshta diçka nuk shkon,pavaresisht gjendjes ndoshta emocionale te te rrinjeve adoleshente qe ndodheshin neautomjet!Ngushellime te sinqerta familjeve te viktimave dhe sherim te shpejte atyre qe kane mbetur gjalle!

  2. Futja kot says:

    Nuk ia kishte marre jo. Ai ia ka mesuar makinen dhe ai ia ka dhene ne shkelje te ligjit. Nuk e dinte ai se ku ishte makina ne 1 te nates?!
    Mos shfajesoni babane por futeni ne burg qe te zene ment baballaret e tjere se mori 2 familje me qafe.
    U be i zakonshem ky mos ndershkim i prinderve me justifikimin se jane femije. Kudo denohen prinderit. Thyen nje xham e paguan faturen babai me detyrim ligjor.
    S’do merremi ne me edukimin e femijes se tij. Te merret ai.

  3. Doda says:

    Fusni ne nurg per vrasje babain qe i dha mjetin. Ky nuk esht prind po nje kafsh e vertet.

  4. Doda says:

    Fusni ne nurg per vrasje babain qe i dha mjetin. Ky nuk esht prind po nje kafsh e vertet.ka ren leku ne dor te alabakve.

  5. Love Laberi says:

    Gjynah per viktimat…ata i vrane prinderit e tyre nuk i vrau aksidenti…

  6. Lani says:

    Si ore police fajin e paska lageshtira?! Po ai qe i jepte makines? 17 vjeç, pa patente, ndoshta ka pire alkool etj? Ky s‘ka hiç faj qe u mori jeten ketyre fatkeqeve? Po ju o police çfarë bêni ne raste te tilla? Si ore nuk iu kane frikë fare dhe hypun e ecin si u do qejqi ketyre shofereve?!

  7. Ne nurg duhet futur ai qe projektoi rrugen. Rruga esht ber gjarperuese sepse kan paguar nje pjes e pronareve qe te mos u ndante ne 2 pjes pronen dhe si pasoje e korrupsionit kemi humbje jete dhe shpenzime te reja per studim per prishje e rindertim te nje rruge funksionale. Taksa te tjera mepakfjal

  8. BK says:

    Ky paska qene pak i madh, 17 vjec pa patente.
    Ne qytetin tim, ka prinder qe ja japin makinen edhe femijve 9, 10 vjec.
    Ju duket sikur femijet e tyre, mund te fluturojne deri lart ne qiell e s’ ju hyn gjemb ne kembe.
    Aq te zot jane femijet e tyre!!

  9. deni says:

    Te darkosh deri vone ,ke konsumuar dhe pak alkol apo jo.
    Shkaku kryesor per aksidentin eshte alkoli mendimi im.
    Le te flasim per ligje neqoftese zbatohen
    1) KY 18vjecari eshte i rritur dhe jo adoleshent,akuza marrje me force te miturit,vrasje me qellim,drejtim mjeti pa leje
    2) Edhe njehere neqoftese eshte konsumuar alkol ne restaurant pronari duhet te arestohet per servirje klienteve nen moshe alkol.
    3)Prindi ja ka dhene lejen per te drejtuar mjetin me deshire,bashkepunetor ne aksident
    Te zbatohen ligjet 20-30 vjet burg,flasin me vete njezia apo jo,do te kete raste te tjera.

  10. ngushellime says:

    boll komentuat kot te tere. thjesht lereni te shkretin dhe boll komentuar si gore. ndodhi, iku kaq. kaq ka rendsi. ne vend te beni si gore dhe te thoni “e vrau prinderit” mund te jeni njerez normal me norma dhe thjesht ta beni me te lete per prinderit dhe per shoqerine. kjo eshte dicka qe ndodh gjithmone ne shqiperi, seshte asgje e re. ngushellimet me te tella per prinderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje