Rumunët votojnë në zgjedhjet presidenciale, Klaus Iohannis paralajmëron rikthimin

10 Nëntor 2019, 17:59Bota TEMA

Rumunët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Analistët thonë se Klaus Iohannis ka të ngjarë të kthehet në detyrë përmes një balotazhi.

Iohannis, një liberal i qendrës, ndryshe nga disa udhëheqës të tjerë të Evropës Lindore, nuk e ka përqafuar nacionalizmin.

Sondazhet tregojnë se ai do të marrë 40% të votave të dielën.

Konkurrenca e tij më e ashpër pritet të vijë nga ish-kryeministrja Viorica Dancilla, udhëheqëse e Social Demokratëve.

Nëse askush nuk merr 50% të votave në zgjedhjet e së dielës, do të ketë një raund të dytë të votimit më 24 nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje