Italia dhe Europa përmbytet nga kokaina: Ky është invazioni real, jo emigrantët

11 Nëntor 2019, 12:00Bota TEMA

Nga Vittorio Malagutti e Francesca Sironi*

“Po ça thua, shiko se po mbërrin edhe ngarkesa jonë e 1 nëntorit, 5 çanta nga 25…125 kile e gjitha, kupton”.

Massimo është nervoz, po menaxhon një lëvizje të madhe. Ka shumë punë, shumë kërkesa për kokainë.

Historia e Massimos, punëtor i portit të Genova-s, i punësuar në një shoqëri shërbimesh që ndodhet i dyndur nga ofertat e narkotrafikantëve, tregon bumin e biznesit të drogës në Europë.

Malli është shumë, po shumë fare.

Në fakt ky është pushtimi i vërtetë që arrin nga deti. Ndërkohë që politika dhe opinioni publik përplasen për emigrantët, ngarkesat e kokainës bllokuar në doganat e kontinentit të vjetër, tregojnë për një rritje pa precedent:

Këtë vit llogaria përfundimtare mund të kalojë 200 tonët krahasuar me 150 në vitin 2018.

Bëhet fjalë për një lumë në fryrje të plotë. Një cunami të pluhurit të bardhë që po pushton tregun europian të shpërndarjes.

Në Europë dhe në Itali nuk ka pasur kurrë aq shumë kokainë për konsum. Një investigim i Espresso-s i realizuar në bashkëpunim me European Investigative Collaborations, ka rindërtuar të gjithë xhiron e narkotrafikantëve, duke zbuluar që ngarkesat e kokainës në doganat europiane kanë pasur një rritje kolosale.

Vetëm në portet italiane, nga 1 janari deri në 31 tetor janë sekuestruar më shumë se 5 ton. Përkatësisht 68% më shumë krahasuar me 2018-n.

Nga Roma në Berlin, nga Zyrihu në Paris dhe Londër, konsumi i drogës vijon të rritet duke shtuar xhiron e grupeve kriminale.

Sipas të dhënave të Europolit, flitet për 300 miliardë në vit për një ngarkesë së përgjithshme prej 2 mijë tonësh. Ku 700 mbërrijnë në Europë, kurse pjesa tjetër furnizon tregun amerikano- verior.

Sasia e madhe e drogës që vjen nga Amerika Latine, në radhë të parë nga Kolumbia, ka modifikuar gjeografinë e trafiqeve.

Në Itali për shembull, porti kalabrez i Gioia Tauro, në kohë të gjatë qendra logjistike e preferuar nga Ndrangheta, ka humbur rëndësinë, duke favorizuar portet e tjera si Genova dhe Livorno.

Në kryeqendrën e Ligurias në janarin e shkuar janë zbuluar apo kapur një ngarkesë 2 ton, më e madhja në 25 vjet.

Grupet kalabrezë janë tashmë në gjendje të luajnë më shumë duke lëvizur dasi kokaine në disa porte, sipas ekzigjencave të situatës.

Ngarkesat nga Amerika e Jugut janë të ndara ndërmjet disa porteve të kontinentit. Janë dy rrugët kryesore drejt Europës.

Njëra udhëheq portet spanjolle të Algeciras, Valencias dhe Barcellonës. Drejtimi tjetër është rruga e veriut pra Rotterdam dhe Andverpen, ku në 2018-n u bllokuan 51 ton kokainë dhe 41 ton të tjera deri në shtatorin e vitit 2019.

Edhe në Spanjë, pluhuri i bardhë po rritet shumë. Në vitin 2018 janë sekuestruar 48 ton, përkatësisht 7 më shumë se viti parardhës.

*Esspresso

TemA: Përktheu Ylli Pata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje