Nga Auron Tare
“Nje vizite ne Kazbah apo ne Muze”, ishte pyetja e shoqeruesit tone algjerian i cili po djersinte mjaft nga dielli I forte. Te gjithe ngritem doren per Kazbahun e famshem te Algjerit. Por cuditerisht makinat tona ndaluan para Muzeumit te Arteve te Bukura. Me sa duket programi perfshinte edhe nje ndalese ne kete ndertese mjaft interesante ndertuar gjate periudhes se koloniale franceze.
U futa brenda, paksa i zhgenjyer qe nuk po shkonim ende ne pjesen historike te qytetit ku une po kerkoja vendodhjen e xhamise se ndertuar nga shqiptari i famshem Mami Arnauti. Pasi kaluam me shpejtesi disa pavione ne nje prej koridoreve kryesore u ndesha me nje pikture me dimensione te vogla por shume te dallueshme.
Portreti i pa gabueshme i nje shqiptari i cili shpenguar kishte pozuar per nje prej piktoreve me te famshem francez te periudhes se romantizmit Achile Deveria. Rastesia sjell gjithmone surpriza.
Achile Deveria eshte nje emer i madh ne France pasi jo vetem si litograf por edhe si piktor ka arritur te kape nje seri portretesh te burrave me te famshem te Frances se shek 19.
Deveria ashtu si edhe disa piktore te tjere te rendesishem te kohes si Eugene Delacrua, Mattise e me vone edhe Picasso u frymezuan mjaft nga udhetimet e tyre ne Orient dhe disa vepra te tyre shume te njohura jane te frymezuara nga Algjeria.
Por te kthehemi tek shqiptari yne i panjohur ne Algjeri. Me nje kerkim te kujdesshem kete jave nuk gjeta asnje gjurme te tablose se Deverise te botuar ne nje prej katalogeve te veprave te tij. Ka shume mundesi qe kjo veper origjinale qe ndodhet ne kete Muze nuk eshte botuar asnje here duke e bere shqiptarin tone mjaft te vecante.
Portreti i shqiptarit te panjohur eshte kapur me te gjithe madheshtine e tij me rrobat e famshme te cilat I bene te njohur ne te gjithe Mesdheun. Me cibukun e pa ndashem, kembe mbi kembe me nje shperfillje tipike per shqiptarin qe ne hapsiren otomane kishte gjetur veten si guvernator, general apo pirat.
Fatkeqesisht nuk ka asnje emer ne kete tablo te piktorit francez per te na dhene nje ide mbi identitetin e ketij shqiptari ne Algjerine otomane. Megjithate edhe pse pa emer Shqiptari I Algjerise pikturuar nga dora e Deverise qendron krah burrave te famshem te kohes si Alexandre Dumas, Prosper Mérimée, Sir Walter Scott, Jacques-Louis David, Alfred de Musset, Charles Augustin Sainte-Beuve, Honoré de Balzac, Théodore Géricault, Victor Hugo, Marie Dorval, Alphonse de Lamartine, Alfred de Vigny, Jane Stirling, and Franz Liszt.
Veshja mund te jete shqiptare,por fytyra tipike arabe,,,mund te jete portreti i ndonje banori jevgjite nga Peleponezi,sepse shume prej tyre adoptuan veshje shqiptaro osman.
@kulmaku, vdis ne vetmine e urrejtjes tende ndaj shoqerise qe nuk afron mostra si pune jote
Plesht pordhac
O KULMAKU
PSE I NGATERRON GJERAT VESHJET SHQIPTARO OSMAN??????????????? PA KUPTIM TE FLASESH ME INJORANCE DO TE THOTE TE JESH INJORANT VESHJA DUKET QE ESHTE FUSTANELL QE I PERKET SHQIPTAREVE DHE JO ATE PRAPASHTES OSMAN OK O TAJAR MBLIDH MENDJEN DHE MOS FOL BROCKULLA DHE LERI URREJTJET QE KE PERBRENDA PER NDONJE KOMUNITET APO FE.
Ajo ka gjithe jeten aty, por presori i fizkultures tani e pa dhe kujton se e zbuloi ai.
Per te rregulluar bregdetin algjerian, pasi ndriçoi ate shqiptar shkon aty ai?