Dokumentet e Luftës që u mbajtën sekret: Në Shqipëri, 40 avionë të rrëzuar dhe 193 parashutistët anglo-amerikanë të vrarë e kapur rob

13 Nëntor 2019, 07:30Politika TEMA
Dokumentet e Luftës që u mbajtën sekret: Në Shqipëri,

Memorie.al publikon dokumentet e panjohura të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë me faksimilet përkatëse ku pasqyrohet veprimtaria e aviacionit anglo-amerikanë në Shqipëri në vitet 1943-1944, të cilat për afro 45 vjet me rradhë regjimi komunist i mbajti top sekret dhe nuk i hapi kurrë dosjet e tyre. Në dosjet arkivore të fondit “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri” për një periudhë kohe 14 mujore, figurojnë 40 avionë të rrëzuar dhe më shumë se 193 parashutistë të vrarë apo të kapur rob nga gjermanët…

Nga Dashnor Kaloçi

Shtrembërimi, falsifikimi dhe manipulimi i historiografisë zyrtare nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës që zgjati për gati gjysëm shekulli me radhë, fatkeqësisht vazhdoj po me të njëjtën mënyrë edhe pas viteve ’90-të…?! Kjo gjë shihet qartë në tekstet zyrtare të historisë së Shqipërisë, Memorie.al po publikon disa nga këto dokumente të fondit “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri”, ku rezulton se në një periudhë kohore 14 mujore, (shtator 1943-nëntor 1944, në Shqipëri janë rrëzuar rreth 40 avionë aleatë, ku janë vrarë, zhdukur pa asnjë gjurmë, apo kapur rob nga forcat e xhandarmërisë shqiptare dhe gjermanët, më shumë se 193 parashutistë anglo-amerikanë. Memorie.al i disponon të plota të gjitha këto dokumente bashkë me fotot përkatëse dhe nisur nga fakti se për këto ngjarje historike, vazhdimisht ka pasur dhe vazhdon të ketë reagime dhe kontestime të ndryshme, (nga gazetarë, studiues, historianë, politikanë etj.) për të qenë sa më të saktë në këto gjëra, një pjesë të këtyre dokumenteve po i botojmë të plota dhe pa asnjë shkurtim, ashtu sikurse janë shkruar plot 75 vite më parë.

Qytetet dhe fshatrat ku u rrëzuan 40 avionët aletatë

Ashtu sikurse u shprehëm edhe pak më lart, në dokumentet arkivore të fondit “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri në vitet 1941-1944”, të cilat kemi mundur të hulumtojmë, rezulton se vetëm në vitet 1943-1944 në Shqipëri të jenë rrëzuar rreth 40 avionë anglo-amerikanë. Dhe konkretisht: në Kamic e Pjetroshan, të Tuzit, Mali i Bardhë i Ulqin e rrethinat e tij në Malin e Zi, Suhadoll, Delimexh, Gilmanic, Germicë, Suharekë, Gradec, Pejë, Prizren e Prishtinë të Kosovës, Vermosh, Bajzë, Velipojë, Hot, dhe Grudë të Shkodrës, Iball e Pukës, Fan, Shebe e Perlat të Mirditës, Shënkoll dhe Lezhë, Dibër, Luz i Fushë-Krujë, Shijak dhe Karpen i Kavajës. Nga këto, në këtë shkrim po botojmë vetëm një pjesë dokumenteve ku bëhet fjalë për avionët e rrëzuar në Malin e Zi, Kosovë dhe Mirditë.

 28.VII.1944, 15 parashutistë USA të kapur rob në Shebe e Fan të Mirditës

Shteti Shqiptar.

Arma e Gjindarmërisë Shqiptare.

Komanda e Qarkut.

Nr. 1396/2 Prot.

Shkodër më 31 korrik 1944

Shkurtimi: Mbi djegien e një aeroplani e zbritjen e 10 vetave të ekuipazhit.

Komandës së P. Gjindarmërisë

(Zyra e I-rë) Tiranë.

Parashtrojmë se më datën 28 të këtij muaji ora 11.30 në vëndin e quajtur Guri i Zi të katundit Shebe komunës Perlatit, N/prefekturës Mirditë, asht rrëzue një aeroplan amerikan katër motorrësh tue u djeg krejtësisht, dhe ekuipazhi i saj të përbam prej 10 vetash të gjithë shtetas amerikan kanë zbritë me parashutë, nga të cilët katër kanë ramë në katundin Shebe e 6 në katundin Perlat, bnë këtë moment janë pamun prej Fuqis Gjindarmëris së Mirditës nën komandën e Kapiten Ndue Bajraktarit, i cili menjëherë me masat e marruna ekuipazhin e përmëndun e ka arrestue të cilët 4 i ka gjet në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe e 6 të tjerë në shtëpinë e Frrok Gjetës në katundin Perlat, prej të cilëve 9 veta i shoqëroj për në Komandë, kurse 1 prej tyne tuj qenë i plagosun dhe tuj mos qenë në gjendje udhëtimi e ka sigurue tuj e lanë në shtëpinë e Mark Doçit në katundin Shebe. Aeroplani thuhet se ka qenë me bombardime në Rumani e mbasi kishte shkarkue, në kthim asht prishë ose plagosë prej kundërajrorëve gjermanë dhe kështu s’ka pasun mundësi udhëtimi ma gjatë tuj u djegë në vëndin që u tregua sipër. Gjithashtu edhe në trupin e tyne nuk asht gjend asnjë send privat përsipër ose material luftarak vetëm vesh-mbathja që kanë.

Personat e ekuipazhit janë këta:

Ist. Lt. Havog B. Million. Matrikulli 0-755484.

Sgt. Earl A.Sehrot Zberger-36858330.

Lt. Ross Yl. Lemanson-0718351.

Lv. Shomas L.Harrie-07702042.

Sgt. Edvord L.Vanslike-37494449.

S.Sgt. Fohu Neupanne-32606685.

Lt.Elande L.Postit-o-705415.

Scot. Bensand Usinbengen-13121283.

Sgt. Ceyrue D.Reed-19060885.

S/Set. Albert Eraddock—i plagosun.

Njitun edhe një cop letër (busull) e shkrume në gjuhë të ndryshme që u asht gjetë përsipër, bashkë me të përmendurit u janë dorzue Kom. Gjermane.

Prefekturës Komiserisë Policisë.

Parashtrohet për dije Komandant’i Qarkut të Gjindarmërisë.

Llesh Marashi

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944 Dosja. 65. Fl.194)

-Në një dokument tjetër arkivor që mban datën 30.III.1944, ku nënprefekti i Mirditës, S.D, në një informacion që i dërgon Prefekturës së Shkodrës, shkruhet: “Në lidhje me urdhrin Nr.6/3 datë 11/III/1944, kemi nderin me Ju parashtrue se, me datën 23 të k.m në orën 11.30 në zonën e katundit Thirrë të Komunës Fan, asht rrëxue nji aeroplan Inglez: ekuipazhi i të cilit përmbante pesë ushtarakë me këto grada: 1. Nëntoger, 1. Kapterr, 2. Rreshtera dhe një ushtar, të cilët tue përfityue nga parashutat kanë ra në tokë e të gjithë janë shndosh. Personeli i mësipërm mbasi u hetuen u xunë fillë ju dorzune Komandës Ushtarake Gjermane këtu.

 (AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja.65 Fl. 30)

 30 parashutistë amerikanë të vrarë dhe rob në komunën e Ulqinit

-Në morinë e madhe të shumë dokumenteve arkivore që përmban fondi “Veprimtaria e aleatëve anglo-amerikanë në Shqipëri në vitet 1940-1944”, të cilat ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, janë edhe tre dokumente të nënshkruara nga Komandanti i Gjindarmërisë së Qarkut të Shkodrës, major Llesh Marashi, në të cilat flitet për tre avionë të rrëzuar në Komunën e Ulqinit. Në dokumentin që mban datën 25.1.1944, Major Llesh Marashi, në telegramin që i dërgon Ministrisë së Mbrendëshme në Tiranë, shkruan: “Rrethi i Ulqinit lajmëron se me datën 24 udhëtues ora 15 për mungesë benzine ka zbrit nji aeroplan Tipit Amerikan dhe ekuipazhi i përbamë prej 10 vetash janë zanë rob prej Ushtrisë Gjermane pikë”.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 93. Fl.1)

-Në dokumentin e dytë që mban datën 11 prill 1944, në informacionin që i dërgohet Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë në Tiranë, major Llesh Marashi i shkruan: “Rrethi i Ulqinit na njofton se me datën 30/3/1944 asht rrëzue në Porto-Milano nji aeroplan Englez, ekuipazhi i përbamë prej 10 vetash asht marrë nga ushtrija Gjermane e atjeshme pikë”.

(AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl.45)

-Ndërsa në dokumentin e tretë që mban datën 31 gusht 1944, në informacionin që i dërgohet po Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë në Tiranë, major Llesha Marashi, i shkruan: “Me datën 25.8.1944, ora 15 në vëndin e quejtun Mali i Bardhë, afër Kenret rrajoni i Ulqinit asht rrëzue nji aeroplan amerikan dhe si ka ra në tokë asht djegë fare. Ekuipazhi kanë pështue tue ranë me parashuta të cillët ishin 11 persona ndër të cilët nji Oficer. 10 veta t’ekuipazhit u kapën nga ana e Gjermanëvet dhe 1 asht në det”.

 (AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl.206)  

 24.VIII.1944, 19 parashutistë të rënë në Prizren e Rahovec

-Dokumenti tjetër arkivor i cili mban datën 24.VIII.1944, në një njoftim për Ministrinë e Mbrendëshme (Zyrës Po.litike) në Tiranë, Prefekti i Prizrenit, Shaqir Curri, shkruan: “Ju parashtrij se me datën 17 të vazhduesit në rrajonin e Komunës Serbica e Epërme në afërsi të katundit Glanicë, asht ulë një aeroplan  katërr motorrësh Englezë. Ekuipazhi i tij i përbamë prej 9 vetash sa kanë zbritë në tokë i kanë vu zjarrmin aeroplanit. Të nantë personat e zbritur janë m,arrë në dorzim nga autoritetet ushtarake Gjermane. Gjithashtu në rrethin e Rahovecit asht rrëxue një tjetër aeroplan, ekuipazhi i të cilit i përbamë ptrej 10 vetash ka zbritur me parashtutë në rrethin e Suharekës. Këta mbasi janë arrestue prej Komandës së Rrethit të atjeshëm, janë dorzue autoriteteve ushtarake Gjermane. Në këtë aeroplan asht gjet vetëm një mitraloz i prishun. Katër të tjerë që janë lëshue në rrajonin e Komunës së Banjës ndodhen në magazinën e Rrethit t’atjeshëm, por dhe këta të prishun”.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl.9)

 15.VII.1944, 15 parashutistë  USA të kapur në Tuz e Podgoricë

-Dokument arkivor që mban datën 19 korrik 1944, ku Komandanti i Qarkut të Gjindarmërisë së Shkodrës, Major Llesh Marashi, në një informacion që i dërgon Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë në Tiranë, shkruhet: “Rreth Komanda e Tuzit na lajmëron se me datën 15 të këtij mueji ora 13 janë hjdhë 9 parashutistë amerikane të cilët kanë ramun dy në katundin Pjetroshan e një në katundin Gradic dhe gjashtë në katundin Kamic rrajonit Rreth Tuzit, personeli i Postës Bajzës në bashkë-punim me Gjermanët në masat e shpejta që kanë marrë, brenda asaj dite kanë mujt me i arrestue t gjithë parashutistat e përmëndun  të cilët janë marrë nga Gjermanët me gjithë materialin luftarak qi ato kishin me vedi, dhe se aeroplani i djegun ka ramun në katundin Dedaj të Shkrelit”.

 (AQSH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 65. Fl.178)

-Dokument arkivor i cili është nxjerrë gjithashtu nga fondi “Veprimtaria e aleatëve Anglo-amerikanë në Shqipëri në vitet 1940-1944”, që mban datën 26.V/1944, ku Komandanti i Rrethit të Gjindarmërisë së Shkodrës, Kol Marka Prenga dhe Prefekti i Shkodrës, Ded Thani, në informacionin që i dërgojnë Drejtorisë së Korespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendëshme në Tiranë, shkruhet: “Tuz me 20/V/1944. Shkurtimi: mbi 6 parashutista amerikan. Më datën 18 të k.m. nji aeroplan amerikan tue dasht me u ulur, për arsye se aeroplanit i ishin prishur dy motorra, në drejtim të katundeve Triepsh e Grudë nga ekuipazhi kanë zbritë me parashuta 6 vetë, dhe aeroplani asht ulun në fushën e aeroplanëve të Podgoricës. Qi të gjashtë parashutistat u kapën dhe ju dorzuen Feldgjindarmërisë  së Podgoricës, të cilët me insistim kërkuan dorzimin e tyne; Emnat e të cilëve poshtëshënohen;

Lio Smeth Nr. 14064595 T.4230 JOHN

SMITH BOX 275 DUNDE FLA.P.

CLARENCER DAVIDS 0-688985 T.43430

KATHLEN DAVIDS 3208 CANCHER AVE DETROIT MICH C.

S/SGT.JOSE ALDAPE 38414971

T/SGT. JOSEPH WALËORTH 0-812335-T-43

O.P.MRS.GRAY ËALËORTH 104 QTHAVE-Ë-ASHLAND-ËIS

T/SGT.R. I WILLS-39281023-MRS.R.S.WILLS. 403-SO PACIFIC-CALIF”.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 374. Fl.195)

 27.VII. 1944, 3 avionë me 30 ushtarakë USA rrëzohen në Pejë e Prishtinë

-Dokumenti tjetër që mban datën 19.8.1944, në një informacion që i dërgohet Zyrës Politike të Ministrisë së Mbrendëshme në Tiranë nga zv/ Prefekti i Prishtinës, Reshit Mehmeti, midis të tjerave shkruhet: “Për dijeni kemi nderin t’Ju njoftojmë se, me datë 10/8/944 ora 12.30, prej nji aeroplani aleat i cili kishte marë zjarr, janë hedhë 10 parakadutista Amerikanë dhe janë zanë në malin Germiq të Prishtinës. Janë marrë në dorzim prej Gjermanëve”.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl.7)

-Po kështu në një tjetër dokument arkivor i cili mban datën 22.VIII.1944, ku Prefekti i Pejës, Xhelal Preveza, në informacionin që i dërgon Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme në Tiranë, midis të tjerash shkruhet: Kemi nderin tu njoftojmë se me datën 27.VII.1944, në rajonin e Komunës së Suhadollit, ka ra një aeroplan amerikan bashmë me personelin e tij prej dhjetë vetash, të cilët ju dorzuen Komandës Gjermane të Senicës. Gjith’ashtu  në datën 10.8.944, Delimexhës ka ra një tjetër aeroplan personeli i së cilës u dogjën”.

(AQSH. Fondi 152. Viti 1944. Dosja 866. Fl.8)

 Përshkrimi në librin “Rreziku Anglo-amerikan për Shqipërinë

Enver Hoxha: Misionet ushtarake aleate të paftuar

E gjithë veprimtaria e misioneve aleate anglo-amerikane në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), jo vetëm që u mohua nga Enver Hoxha dhe historiografia zyrtare e regjimit komunist, (që pas vitit 1947 kur i detyruan përfaqësuesit aleat të largoheshin nga vendi ynë), por në kujtimet e tij të mëvonëshmem, dhe kryesisht në librin “Rreziku aglo-amerikan për Shqipërinë” (botuar në vitin 1982) diktatori komunist i Shqipërisë, e denigron gjithë rolin e kontributin e tyre. Lidhur me këtë, në librin në fjalë, mes të tjerash, Enveri shkruan:

NJË MISION USHTARAK I PAFTUAR

I pari mision ushtarak në Shqipëri, Maklini. Zonat partizane, s’jan han me dy porta. Premtime boshe. “Shëtitjet” e oficerëve englezë-në kërkim të “miqve”. Kërkesë urgjente e Maklinit për takim- “do të vij një gjeneral në krye të misionit”. “Cila është qëndra juaj, zoti major?” “Masa për paralizimin e planeve djallëzore të Ministrisë Britanike të Luftës”. Këto janë vetëm disa nga titujt e një kapitulli të Enver Hoxhës të shkruara në librin e tij, ku duket qartë injorimi që ai u bën misioneve aleate anglo-amerikane. L:idhur me këtë fakt, më tej po në atë libër, ai shkruan: “Nga fundi i vitit 1943, Komiteti Qarkor i Partisë për Gjirokastrën më lajmëroi se nga kufiri grek kishte hyrë në zonat tona të çliruara një grup ushtarakësh anglezë, të kryesuar nga një far, Bill Maklin, major, të paisur me armë dhe me radio, që pretendonin se ishin mision ushtarak zyrtar i dërguar pranë partizanëve shqiptarë nga Shtabi i Forcave Aleate të Mesdheut me qendër në Kajr. I porosita shokët e Partisë të qarkorit të Gjirokastrës që anglezët e ardhur nga Greqia të bllokoheshin në Zagori dhe të pyeteshin me imtësi, se si quheshin (duke vërtetuar me dokumente zyrtare identitetin e tyre), nga vinin, kush i udhëhiqte, cilat ishin detyrat e vërteta që kishin etj…Dhe shokët kështu bënë. Grupi i ushtarakëve britanikë, i bllokuar nga partizanët në një zonë të Gjirokastrës, mbasi e pa se vendi kishte zot, u detyrua t’i drejtonte më 1 maj 1943 autoritetit më të lartë të Luftës Nacional-Çlirimtare në Shqipër, një letër të firmosur nga Bill Maklin, në të cilin thoshte se ishte dërguar nga Shtabi i Kajros me cilësinë e oficerit të lartë ndërlidhës për të vendosur lidhje me lëvizjen e rezistencës në Shqipëri, shkruante: “Kam dëshirë të madhe të takohem me Këshillin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marr informata për t’ja transmetuar Kajros, që prej andej t’ju dërgohen furnizime. Do të bisedoj çështje me rëndësi. Dëshira ime është që të hyj në qëndër të Shqipërisë”. Siç dukej, SOE-ja me qëndër në Kajro, e kishte gjetur maskën për të hyrë në Shqipëri”.

(Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikanë për Shqipërinë”, fq, 29,30,31,32,33. Tiranë 1982)

 Memorie.al

15 komente në “Dokumentet e Luftës që u mbajtën sekret: Në Shqipëri, 40 avionë të rrëzuar dhe 193 parashutistët anglo-amerikanë të vrarë e kapur rob”

  1. Jep says:

    Tash o kaloc, qe Der dje ke Shar partizan et, I bie qe keta aleat qenka arrestuar nga zhandarmeria jone, ndue bajraktari llesh marashi etj, dmth forca legaliste dhe balliste.
    Der dje thoje keta luftinin kunder gjermanit, tashi del qe keta kan arrestuar amerikanet e anglezet,shkurt bashkpuntor me gjermanet.
    Dmth I bie qe never hoxha ka pas te drejt qe I vriste keta tradhtar si bajraktari apo marashi me shoke apo jo?
    Ah po harrova I kan arrestuar me kanun

    1. Bambi says:

      Sapo do te shkruaja te njejtin koment… ?

  2. Loni says:

    O Dashnor vetem historian nuk je…..shumica e ketyre avioneve jane qelluar ne kthim mbasi bombardonin rafinerite e Ploeshtit…ato pak qe bombarduan ne Shqiperi masskruan popullaten se gjuanin kuturu….vetem ne Tirane ne nje dite u vrane 130 vete….ndaj mos sulmo Enverin vens e pavend….ai u ka kerkuar llogari Anglezeve pikerisht per kete…..o papagall

  3. Pato says:

    Epo fashist qe te mbroje Enverin vetem kete Kalocin kam pare.. keta amerikanet e anglezet nuk e dinin qe gjermanet ishin kalimtare pse i luftonin?

  4. kodrasadikit says:

    Nga ky shkrim po shifet haptas qe Prizreni ,Ulqini ,rrethinat e Podgorices ,Suhareka etj pasqyrohen dhe trajtohen pjese te Shqipnise e njashtu edhe tane Kosova e Sangjaku me Qamerine !! Nga kjo konstatohet se me ardhjen e komunisteve u hoq dore nga keto krahina shqiptare -fatkeqesisht !!!

  5. Gjergji Simaku says:

    Kaliqi asht aq toc sa ndaj e len Edi te bej brockulla te tilla. Ky vetdemaskohet. Ky po i beka nder Dulles, po i nep te drejte.

  6. ilir says:

    E bukur kjo!
    Nuk pata durim me e lexu deri ne fund kete shkrim te ketij Kaloshit, po aq sa lexova pash qe nga shteti i para 90 nuk kish asgje per te fshehur se asnje nga keta avion nuk kish ardhur per te ndihmuar NA-ÇL.
    Ana tjeter me budallaqe e ketij shkrimi eshte se duke u mundu me diskreditu qeverit e para 90, shkruesi nxjer ne drite fakte bindese se si bashkepunonin me Gjermanin Naziste kundershtaret e ardheshem te NA-ÇL.
    Perjashto faktin qe NA-ÇL ne zonat ku rane shumica e ketyre avioneve, nuk kish shkelur akoma ne momentin e aksidenteve.

  7. luani says:

    O Dash ogiçi po ku i ke mbeturinat e avjoneve te rrezuar qe ne tash 70 vjeç qe u beme nuk i kemi pare kund dhe kurre mos i ke mbledh ti e i ke bere pshesha per mengjez more rrot mulliri .

  8. Chris says:

    “Dmth forca legaliste dhe balliste”
    ku e gjete këtë domethënie mor qukapik?
    Aty shkruhet forcat e xhandarmërisë, e ti thua forcat legaliste e balliste… mjerë ti për llogjikën tënde.

  9. KOZi says:

    Ore po cka ketu me Kalocin ! Po ne rregull ore ,jepen dokumentet e ngjarjet sic kane ndodhur ! Kete ka bere cdo here Kaloci ! Ja u prezentua ngjarja ne Hotel Bristol ne 14 nentor 44. E sulmuat gazetarin ! Po ashtu ka ndodhur ore ! Ja sot u njoftua qe tek muzeu ” shtepia me gjethe : behet perkujtimi i ngjarjes kriminale te Hotel Bristolit. Edhe keto ngjarje ashtu kane ndodhur dhe u jane dorezuar Italianve apo gjermaneve . Ato i kane kembyer me roberit gjermane tek aleatet. Me ke ishin ne lufte gjermanet ? ishin me Anglo-Amerikanet e Sovjetiket , – Pas kapitullimit te Italise hyne gjermanet se ishin me afer . Po te hynin Anglezet perseri administrata do ishte shqiptare dhe po te zihej rob nje aviator gjerman do i dorezohej anglezve . Kaq se si kujtuat juve !?

  10. Bragjini says:

    Llesh Marashi,ai antikomunisti i levizjes se Postribes

    1. KOZi says:

      Jo – ne kryengritje te Postribes eshtwe Jup Kazazi !

  11. Piro says:

    O kunguj, pse beni sikur nuk kuptoni. Ne shqiperi Jane rrezuar 40 avion dhe 200 pilot, kurse Enver Kari e mohon teresisht, nuk foli kurre per keto fakte. Jo se ai s’e per avionet e rrezuar, por si qente qe lehin atje ku hane, punoi per jugosllavet duke u kthyer shpinen amerikanve. Keshtu ai Kar veproi dhe me pas. U nis drejte Rusis e Kines dhe nuk e pranoi asnjehere perendimin, as kur I erdhi Shtrausi, ai nuk pranoi. Enver Kari i uli serbet kembekryq ne shqiperi, sepse Ishte antishqiptar. Po te ishte lidhur me perendimin, do ishim sot si gjithe evropa, apo te pakten si greqia. Mallkuar qofte Enveri dhe gjithe zagaret e tij.

  12. Partizani says:

    Te 15 parashutistet qe deklarohen si te Tuzit(ish Jugosllavi) jane te gjithe pa perjashtim fshatra te Shkodres!
    Prefektet apo xhandarmeria a asaj kohe ishin ballisto-zogiste ne sherbim te pushtuesve,te emeruar nga qeveria kuinslinge e kosovareve kriminele Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva!

    1. KOZi says:

      Si te veproime ne kete rast! Qendrimi historik eshte o me sllavet aleat ose kunder sllaveve ! ( Kjo vlen edhe me greket ) tani ky krimineli Rexhep Mitrovica eshte firmetar i Pavaresise ne 28 Nentor 1912 ,gjithe jeten punoi per shqiptarine. Ishte Kryeminister ne kohe te gjermanit ne 1944. Pas lufte jetoi jashte shqiperie, Per veprimtari patriotike sot ne Prishtine dhe Mitrovice ka rruge me emer te tij. Edhe krimineli tjeter Xhafer Deva ishte Minister i Brendshem ne 1944 e vertete cdo gje per te edhe 4 shkurti por per veprimtari ne dobi te shqiptarise sot ne Kosove ka ne emer te tij rruge ne Prishtine, Ferizaj dhe Mitrovice. Vleresimet jepen si ta shikojsh nje problem dhe kendi i shikimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje