Cili do të jetë fati i kandidatit të Ilir Metës, Besnik Muçi?

12 Nëntor 2019, 19:43Politika TEMA

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë. Muçi këmbënguli që kishte arritur nivel të besueshëm të pasurisë dhe e akuzoi komisionerin se ishte me dy standarde.

Nga Vladimir Karaj

Komisioneri Publik, Darjel Sina dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi u përballën për herë të fundit të martën me argumentet e tyre para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Komisioneri këmbënguli se Muçi nuk justifikonte burimin e ligjshëm të të ardhurave të personave të tjerë të lidhur, kryesisht mbi tre hua për blerje shtëpie dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

“Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe të pasurive të deklaruara, të krijuara në vitet 2006 dhe 2016,” tha komisioneri Sina.

Ndërkohë, i zgjedhuri së fundmi nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi i kundërshtoi qëndrimet e Komisionerit si të pabazuara, me dy standarde dhe pretendoi se kishte arritur nivel të besueshëm. Muçi tha se kishte “shërbyer me dinjitet” dhe se deklarimi i tij i pasurisë arrinte nivelin e besueshmërisë, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Debati gjyqësor u fokusua kryesisht te huatë e marra nga Muçi për blerjen e një apartamenti 70.4 metra në Tiranë dhe më pas te një apartament tjetër 78.4 metra po në kryeqytet. Muçi kishte deklaruar si burim për apartamentin e parë një hua nga babai prej 500 mijë lekësh, një hua 3 mijë euro nga xhaxhai dhe 6 mijë euro nga motra në Britani. Për apartamentin e dytë u diskutua një hua nga kunati në Turqi në vlerën e 15 mijë eurove.

Komisioneri Publik pretendon se për huatë nga babai dhe xhaxhai nuk është provuar burimi i ligjshëm. Komisioneri Sina tha se megjithë pretendimet e Muçit dhe dokumentet e sjella prej tij, nuk vërtetohej se qoftë babai, qoftë xhaxhai i ndjerë kishin pasur mundësi për të kursyer shumat që i kishin dhënë atij hua, përkatësisht 500 mijë lekë dhe 3 mijë euro.

Sipas Komisionerit, pretendimi i të ardhurave të krijuara nga bujqësia duke u nisur nga pagesa e kontributeve për sigurimet shoqërore nuk është i bazuar në ligj. Po ashtu, komisioneri cilësoi si të paprovuara të ardhurat e realizuara nga emigracioni dhe kërkoi të mos merreshin në konsideratë të ardhurat e motrës dhe vëllait, duke vënë në dukje se ato nuk ishin deklaruar më herët si burim për këtë hua.

“Shpjegimi që subjekti bën për të llogaritur të ardhurat e realizuara nga prindërit, bazuar në pagën minimale për të cilën janë paguar detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, të cilat më pas subjekti kërkon të llogariten në të ardhurat e ligjshme të prindërve, nuk gjen asnjë mbështetje ligjore,” u shpreh Sina.

Përkundër kësaj, Muçi pretendoi se edhe pse nuk ishin të taksueshme të ardhurat e familjes së prindërve të tij dhe ato të xhaxhait nga bujqësia, duhej të konsideroheshin të ligjshme. Ai tha se babai i tij e kishte pasur të mundur që minimalisht të krijonte nga bujqësia mbi 800 mijë lekë të ardhura në vit, që sipas tij ishin të mjaftueshme për të dhënë huanë.

Muçi tha se kishte sjellë prova për të ardhurat e vëllait dhe të motrës, sepse ata ishin pjesë e familjes dhe se kishin kontribuar në krijimin e të ardhurave prej nga ishte marrë huaja. Ai këmbënguli se për këto hua nuk i ishte kaluar barra e provës dhe kjo ishte arsyeja pse provat dhe dokumentet për to po i sillte në KPA.

Komisioneri po ashtu konsideroi se nuk ishte justifikuar burimi i ligjshëm as për huanë e marrë nga kunati në Turqi. Sina tha se që të jepej ajo hua, kunati dhe familja e tij duhej të kursenin rreth 45 për qind të të ardhurave mujore. Ai tha se pretendimet e Muçit nuk qëndronin as në këtë rast.

Muçi kundërshtoi Komisionerin dhe tha se kishte paraqitur prova për të ardhurat e kunatit. Ai vuri në dukje se Komisioneri kishte bërë konvertim të huasë fillimisht nga Lira turke në lekë dhe më pas në Euro dhe tha se kjo nuk kishte ndodhur. Ai theksoi se personat e lidhur kishin pasur mundësitë financiare për huanë.

Palët po ashtu u përplasën mbi konsiderimin e një raporti të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Komisioneri pretendoi që ajo të merrej në konsideratë në gjykimin në tërësi të çështjes, ndërsa Muçi tha se ishte vërtetuar që ai nuk kishte probleme të figurës dhe as konflikt interesi.

Ndërkohë, Komisioneri Publik këmbënguli se mosdeklarimi i tokës që bashkëshortja kishte marrë nga ligji 7501 në një fshat të Pogradecit dhe mosdeklarimi i pjesës së saj takuese në shtëpinë e prindërve në atë fshat ishin shkarkuese.  Muçi e kundërshtoi këtë qëndrim, duke pretenduar se e shoqja e kishte humbur të drejtën mbi këtë pronë në momentin e martesës. Muçi tha se sidoqoftë ky rast ishte një pasaktësi dhe një gabim që nuk kishte krijuar pasoja, pasi ai nuk kishte përfituar asnjë frut nga kjo pasuri. Ai kërkoi që ky shkak ankimi të rrëzohej.

Palët po ashtu u ndanë në lidhje me analizën financiare. Nga ana e tij, Komisioneri pretendoi se Muçi nuk kishte pasur të ardhura të mjaftueshme për tre vite dhe se shpjegimet e tij në KPA ishin në kontradiktë me ato të dhëna “gjatë hetimit administrativ, të kryer nga Komisioni”.

Muçi e kundërshtoi edhe këtë pikë qëndrimin e Komisionerit. Ai tha se nuk e kishte pranuar si të mirëqenë analizën financiare të KPK-së dhe pretendoi se po trajtohej nga Komisioneri me standard të ndryshëm nga subjektet e tjera. Muçi tha se bazuar në të dhënat e INSTAT ai kishte pasur burime të mjaftueshme të ardhurash dhe rezultonte me bilanc pozitiv për dy vite dhe me një minimum negativ vetëm për një nga vitet.

Gjatë parashtrimeve të tij, Muçi vuri disa herë në dukje se qëndrimi i Komisionerit Publik ishte jo i drejtë. Ai solli disa raste që sipas tij nuk ishin ankimuar edhe pse faktet juridike dhe situata ishin të ngjashme me të tijat. Ai pretendoi se ankimi ishte bërë jashtë afateve ligjore dhe se pjesë të ankimit cënonin parimin e “sigurisë juridike”.

Vendimi për gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Muçi do të shpallet në datën 21 nëntor, në orën 11.00.(BIRN)

14 komente në “Cili do të jetë fati i kandidatit të Ilir Metës, Besnik Muçi?”

  1. h says:

    Do kete fatin e metes,ne hale te gomareve.

  2. luli says:

    Keta jane te lojtur nga mendja.Niku i nenes nuk ke marre borxh nga askush se skishin cte jepnin por e kunderta eshte e besueshme ti i ke shperndare leket e fituara pa lodhje.Ne gjyq fitonte gjithmone ai qe jepte me shume dhe ju gjyqtaret shikonit njeri tjetrin dhe filluat te piqeshit.Cte bejme sa te filloj procesi i dyte ai i sekuestrimeve te gjese se vjedhur do durojme edhe pak.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Emruesi i perbashket I te koruptuarve eshte Borxhi !

  4. Monitor says:

    Keto shuma 500000 l dhe 3000 Euro duken si dore paresh nga gjyqe rutine!
    Sa per fatin! Shume mik e ka Mete 7%! Lirojeni e te shkoj e ti rrij me Meten! Se don caj bythen prape Meta!

  5. Vlesh says:

    2 apartamente! Njeri po ja konfiskojne! Forcohet shteti shqiptar!

  6. mos genje says:

    Pyetja ime eshte se perse i duhen keto shtepi duke marre hua tek gjithe keta njerez? Turpi eshte pak, krimi eshte shume, por kjo eshte hajduteri e paster dhe u dashka te shkoje ne gjykaten kushtetuese ky bastard me gjithe ate qe e dekretoi!

    1. Mos genje shume e sakte Ajo qe thoni. Sapo lexova deklaraten e ambasades amerikane per korrupsionin e gjygjtareve dhe prokuroreve. Pagesa vjetore e gjygjtareve sipas ligjit eshte rreth 10 mije euro ne vit. Por 1 nga 3 gjygjtare Kane te ardhura mbi 250 mije dollare, dhe disa prej tyre miliona dollare. Nga burojne keto shuma???? I gjithe sistemi qeveritar ne shqiperi eshte I korruptuar. Vetem Zoti e di se si kjo situate te zgjidhet. ???

  7. FLORIRI says:

    ky muçi do vete te fleje njehere me moniken pastaj do kaloje nga parlamenti

  8. Shqiponja says:

    Vec se eshte i propozuar dhe vendosur nga Meta , shkarkoeni direkt , edhe pse veprimi i shkarkimit i perket tjeter epoke politike dhe drejtesie prap se prap ia vlen , shkarkoeni direkt .
    Meta dhe ndershmeria nuk mane asnje emerues te perbashket , shkarkim e vetmja fjale qe duhet te dominoje mbi persona te tille , cdo me thene , me dhe borxh babai , xhaxhai , dhe tezja dhe halla , keto jane genjeshtra dhe mashtrime shume te rendomta .
    Nese doni te formoni nje drejtesi e cila do ti rezistoje kohes mos u merni me persona te tille , ngushtojani rrethin Metes , bejeni te ri i strukur ne presidence duke pritur fundin ……eshte goditja me fatale, te presi dikush fundin ……..

  9. Korcari says:

    Erion Veliaj beri dy here dasme me kursimet nga pensioni i nenes plake dhe ne e besuam. Kjo eshte Shqiperia e Rilindur e Edi Rames.Pse cuditeni?!?!?!

  10. Josifi says:

    “Politika” ham…ham.Muçi bam…bam.I përkëdhelur përderisa e kërkojnë gjahtarin për Krye Gjykatës !!!

  11. arbert says:

    Po pse punojne keta njerez ( gjyqtare apo prokurore) kur i kane mundesite apo aftesite te bejne pasuri me lloto sporti apo me biznese e borxhe,lerini ata qe nuk kane inteligjencen tuaj, per tu pasuruar, te punojne gjykatesa e prokurora .Pasuria juaj nuk u vu nga puna por nga shitja e drejtesise.Dhe prandaj kauza juaj qe perfaqesohet nga opozita nuk mbeshtetet nga shqipetaret,prandaj Rama qeveris i qete se perballe ju ka ju dhe opoziten e korruptuar qe ju mbron.Nqs loja vazhdon apo drejtesia do te behet nje dite ju duhet te dorezoni te gjitha milionat qe i vodhet ketij populli.Nuk ben vaki ne Evrope qe me rrogen e tije nje puntor i thjeshte apo zanatci te mos mundet te kete nje shtepi apo te jetoje ne skamje dhe nje politikan apo gjykates te kete pasuri pa fund.Nuk bene vaki qe gjykatesit te shesin kaq hapur drejtesine.nuk bene vaki qe politikanet te bejne tendera per veten e tyre apo banesat sociale tju jepen politikaneve apo gjyqtareve.Dhe e fundit ,ju po e beni kete popull te besoje se vetem nje Enver Hoxha mund tju vije hakut ju.

  12. naimi says:

    CA PRET, I ATI BUJK XHAXHAI GJITHASHTU… KY MAKSIMUMI DUHET TE BEHEJ ZETORIST. SHQIPERI HESAPI..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje