“1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro”, ambasada e SHBA paralajmëron ndëshkime dhe luftë të fortë ndaj korrupsionit

12 Nëntor 2019, 18:06Politika TEMA

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri deklaron se Amerika do të vijojë që të punojë në ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni.

Ambasada thekson se do të vijojë bashkëpunimin me institucionet në mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin e drejtësisë që meritojnë.

Në mesazhin e shpërndarë në faqen zyrtare, ambasada e vendos theksin te puna e USAID për të përmirësuar sistemin duke nisur nga gjykatat.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. Shqipëria lufton korrupsionin ndal korrupsionit.

A e dinit se paga mesatare për një gjyqtar shqiptar është 10 mijë euro në vit. Megjithatë një në tre gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit. Disa deklarojnë edhe miliona dollarë. Në sistemin e vjetër gjyqet me dyer të mbyllura, ryshfetet, vonesat apo dështimet për të nxjerrë vendimet e gjykatave ishin të zakonshme. USAID ka punuar për të përmirësuar sistemin. Nga 2012 USAID ka pajisur gjykatat me teknologji për regjistrimin audio, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Për të pakësuar vonesat USAID solli bashkë partnerët shqiptarë për të identifikuar nëse të pandehurit apo dëshmitarët janë të pranishëm dhe mund të paraqiten në gjykatë. Për të lehtësuar dorëzimin në kohë të dokumenteve dhe shkurajuar ata që përpiqen të vonojnë qëllimisht drejtësinë, duke zbatuar gjoba dhe ndëshkime të tjerë nëse krijojnë vonesa të panevojshme. USAID po instalon pika informacioni elektronik për t’u dhënë qytetarëve akses falas”, shkruan ambasada e SHBA.

7 komente në ““1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro”, ambasada e SHBA paralajmëron ndëshkime dhe luftë të fortë ndaj korrupsionit”

  1. Juristi says:

    Kete rradhe e paska gabim ambasada.100% e gjyqtareve kane pasuri mbi 1 milion $

  2. USA says:

    Faleminderit Amerike qe po i clirone shqiptaret nga gjinegjonet e drejtesise.

  3. Genti35 says:

    Llafe llafe llafe.
    U ngopem me genjeshtra. Nuk besoj me ne drejtesi. Mos vidhni dritat ose mos shisni banane ne rruge per buken e femijeve, se aty vepron drejtesia, ju thyen ne mes.
    Drejtesi pordhe.

  4. Monika hajdute me cizme says:

    Jeni gabim,asnje gjyqtar,prokuror e politikan 30 vjecar nuk eshte i paster.
    Po te denoheshin te gjithe keta maskarenjte e ketyre 30 vjeteve,nuk do kishte burgje,por do mbusheshin edhe xhamite e kishat.
    Pasuria e ketyre nuk kane te mbaruar

  5. lisi says:

    Nje dimer i bute per gjithe shqipetatet,nje acar i tmerrshem per politikan gjygjtare e prokuror, kapterr nishani pritet te gradohet gardiani i burgut reqit,forca rilindje perdhunim kundra ketyre qe kane dekada qe nuk ngopen.

  6. Pellazgos says:

    Dhe vetem qe krijuan shtetin myslimane Al-bania ne 1 po 13en me Governatore,Deputete turq si Ismail Beu dhe Frashellinjte,kjo tregon “dashurine” e Amerikes per Kombin tone.
    Kete e tregoi edhe me mosnjohjen e Qeverise Demokratike te Theofan Stilian Mavromatis,Nolin qe nuk pranoi te shiste pasurite e Epirit tek Italianet dhe Amerikanet.
    Mirepo Hamzate dhe Sulejmanet kujtojne se me Identitetin,Fene,Kulturen,Ndergjegjen qe kane Kombi eshte xhakete qe ta ndrojne sa here i “mbeshtesin” Fuqite e Medha.

  7. I ndershmi i burgosur says:

    Po ata qe jane burgjeve me pa te drejt amnisti ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje