Dëmshpërblimet tek Astiri, Braçe: Janë dhënë 1.2 mln dollarë për 8 objekte. Basha t’ua paguajë me lekët e veta një shtëpi luksi në bllokun e vilave ku jeton

12 Nëntor 2019, 14:20Politika TEMA

 “Janë dhënë 1.2 milion dollarë për 8 objekte, dhe janë  gati 3.4 milion dollarë për 15 objekte të tjera vetëm për lotin e parë të Unazës së re”, tha sot zv.kryeministri, Erjon Braçe.

Në reagimin e tij, Braçe i përgjigjet kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke u shprehur se nuk është tallje dëmshpërblimi i banorëve të Unazës së Re.

“Paratë e Astirit, 130 milion lekë tallje? 10 milion dollarë tallje? A i dini numrat apo jo? 

Vetëm për 8 objekte në Loti 1, janë paguar e marrë: 148 milion lekë/1.2 milion dollarë! Për 15 objekte të tjera tek Loti 1, janë ndarë paratë e janë gati: 360 milion lekë/3.4 milion dollarë! 

Bëjini vetë llogaritë! Kjo veç tallje nuk mund të jete!”, -tha ai

Po ashtu Braçe i përgjigjet Lulzim Bashës duke i thënë se mirë do bësh t’u blesh një shtëpi banorëve nga paratë e tua, si vila luksoze në bllokun e vilave.

“Ky, Lylzim Basha, që është pareli i madh shumë, patjetër, t’ua paguajë një shtëpi siç shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë. Por nga leket e tija ama, nga leket e tij!”, tha ai.

2 komente në “Dëmshpërblimet tek Astiri, Braçe: Janë dhënë 1.2 mln dollarë për 8 objekte. Basha t’ua paguajë me lekët e veta një shtëpi luksi në bllokun e vilave ku jeton”

  1. xhoxhi says:

    Ore Erion e kupton që ato apara janë të popullit të varfër?Edhe ndërtime pa lejë edhe i dëmshpërbleni me miliona.Unë po mora 150 milion roj si mbret në shtëpi me qera dhe vetëm me fitimin e angës.Nuk e di pse lëvdoheni kur erdhën nga malet jua morë të tjerëve tokën ndërtua pa lejë dhe juve lëvdoheni se i dëmshpërblyhet.Turp.Ato duhen rrafshuar pa lekë.Tërë lufta atje bëhet për të mare aparate dhe për të ikur nga Albania të pasur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje