Ilir Meta nga Franca: E papranueshme dhuna ndaj banorëve te Unaza, ata po mbrojnë shtëpitë e tyre

12 Nëntor 2019, 11:03Politika TEMA
Ilir Meta nga Franca: E papranueshme dhuna ndaj banorëve te Unaza, ata po

Ilir Meta ka reaguar nga Franca, për prishjen e objekteve të paligjshme tek “Astiri”, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe.

Ai thotë se dhuna ndaj banorëve është e papranueshme, pasi ata po mbrojnë pronën e vet.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.

(TemA)

4 komente në “Ilir Meta nga Franca: E papranueshme dhuna ndaj banorëve te Unaza, ata po mbrojnë shtëpitë e tyre”

  1. hasani says:

    Si more shteti nuk zbaton poroste e mender presidentit. Prit o like se me sa duket po i vjen radha asaj viles tende ne lalez. Po si nuk ke pak turp more president, se sigurisht ti ndergjegje politike nuk ke, bile as njerezore. Po si more president nxit revolta te disa shkelesve te ligjit (ashtu sic ne fakt je edhe ti) kunder policise e shtetit. A thua kjo eshte detyra jore, detyre e vene nga sale krimineli??? Turp per nje qe e mban vehten per president te vendit. Keshtu thote kushtetuta qe grabitesit te demshperblehen per grabitjen, nuk besoj.

  2. h says:

    Jane shtepi te ndertuara ne prone te tjereve dhe pa leje,
    kjo quhet e paligjshme dhe kunder kushtetutes,
    zoti hajdut.

  3. arber says:

    Ilir, Shiko hallin tend, mos mbro zaptuesit e tokave

  4. Johani says:

    Si ka mundesi qe meta nuk i shef bombat e mollotovit qe hidhen ndaj policise,si ka mundesi qe nuk shef as organizatoret e dhunes siq jane i biri i fariut,paloka,salianji e disa shprese humbur perfshi edhe burrin e tij moniken,por sulmon policine sikur te ishte vertet e tille,nderkohe qe gjithe bota perveq tij,pallokes,tbirit te fariut,basha e kopeja e tij kane pare tash e disa muaj dhunen ndaj policise e zyrtareve te shtetit sikur te ishin te qartur,e kur kihet parasysh se meta si basha e berisha kane reaguar edhe ne diten kur policia deshi te futej ne lazarat dhe shkuan edhe deri ne bruksel e strazburg per te kerkuar terheqjen nga lazarati duek akuzuar Ramen dhe Tahirin si dhunues ndaj lazaratasve qe ne te vertet ishte tentim mbrojtje e kartelit te droges qe deria te dite dihej se ishte nen mbrojtjen e bashes dhe berishes por qe mbrojtja qe i beri meta ne heshtje ose permes burrit te tij monikes ateher ska dyshim se meta nuk eshte ne mbrojtje te krimit,keto dhe shume veprime te tij duhet me urgjence te shqyrtohen dhe te veprohet ndaj tij qofte edhe duke e shkarkuar,na kujtohet vetem thirrja e ish preidentit topi ndaj berishes e bashes ne rastin 21 janari i kushtoi me sharje publike nga berisha por edhe basha e deri ne akuza te drejtperdrejta se ishte ne mbrojtje te Rames!!!!
    Berisha dhe basha bashk me meten ate kohe filluan edhe procedurat per ta shkakrkuar siq bene me ish prokuroren Ina Rama te cieln berisha e quajti lavire,prandaj kush jane keta kriminel qe drejtesia nuk guxon te veproje,pse u dashka qe meta te lejohet deri ne pafund qe duke perdorur poziten qe ka te vazhdoi te mbroje krimin,e deri te kaqejt si i biri i fariut ,paloka,salianji,alibeaj,dallapi ai far kafsha qlirim gjata qe paraqitet si i shejt apo ai far gazmend bardhi qe duek perdorur poziten vetem se mbrone krimin,kete e kemi pare tash e sa vite,ska dyshim se jane duke gjuajtur shkelmat e fundit si gomari para ngordhjes por ama drejtesia duhet vepruar e jo te pres deri sa te ngordhin dhe ti denoje vetem te bemat e tyre,duhet te pergjigjen per krimet ne menyre qe te tjeret pas tyre tmos guxojne as te mendojne gjera te tilla,keshtu vepron europa e jo se atje jane te gjithe “njerez” por eshte ligji qe nuk lejon aske te behet mbret siq do meta,basha,berisha,paloka, e disa kaqej te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje