Zëdhënësja e qeverisë: Kushtetuesja së shpejti funksionale, ndarje njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka

11 Nëntor 2019, 18:10Politika TEMA

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas emërimit të dy anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Me një shënim në “ Facebook”, ajo thotë se së shpejti Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve.

Reagimi i ministres Elisa Spiropali:

Gjykata Kushtetuese së shpejti do të jetë funksionale dhe do të reflektojë më së miri aurën e një sistemi të ri Drejtësie ??✅ 

Votimi nga Kuvendi me 105 vota i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi jo vetëm vendosmërinë tonë për të qënduar në koherencë me atë çka duan qytetarët e çka Shqipërisë i duhet prej vitesh, por dëshmoi qartazi ndarjen njëherë e mirë nga modeli i kalbur që përpiqet të bllokojë giithçka që nuk e kontrollon dot.

Falenderim i veçantë edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE ???? për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhë jetësimit të kësaj #superstrukture të #DREJTËSISËsëRE ⚖”.nënvizon Spiropali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje