SHBA pershendet votimin ne parlament te dy anetarve te Gjykates Kushtetuese

11 Nëntor 2019, 17:22Politika TEMA

SHBA ka pershendetur sot votimin ne Kuvend te dy anetareve te Gjykates Kushtetuese. Perkunder paralajmerimeve te Preisdnetit Meta per bllokim SHBA ka shprehur mbeshtetjen e saj te plote.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur che të ndershëm në Shqipëri.”, thuhet ne deklaraten e ambasades se SHBA ne Tirane

2 komente në “SHBA pershendet votimin ne parlament te dy anetarve te Gjykates Kushtetuese”

  1. Faleminderit ShBA dhe BE says:

    Faleminderit DASH, Ambasades se ShBA dhe BE.
    Shqiptaret kane nevoje jetesore edhe perkrahjen morale te ShBA dhe BE, perkunder asaj psikoze terrori qe po mbjellin 2 forca regresive (PD-LSI)qe jane shkaktaret kryesore te kesaj gjendje te tmerrshme qe ekziston ne Shqiperi, ku nje nder autoret kryesor eshte dhe njeriu qe padrejtesisht, pa denjesisht, paturpesisht eshte ai qe mban peng karrigen e presidentit te Republikes.
    Tani do zhvillohet perballja me e eger qe mund te mendohet ne Shqiperi. Forcat e erreta, po te mos kishin friken e ShBA-se, sot, pikerisht sot pas ketij votimi historik qe u be ne Kuvendin e Shqiperise, pikerisht sot, Shqiperia do te gjakosej ne permasa te paparashikueshme, vetem e vetem qe te behej e pamundur ngritja e Gjykates Kushtetuese e per rrjedhoje, sabotimi i ngritjes se Gjykates se Larte, SPAK, BKH etj. per te bere te pamundur dhenien llogari per krimet e llahtareshme qe kane bere ndaj ketij vendi.
    Edhe njehere mirenjohje DASh dhe BE.
    Deputete shqiptare. Sot keni vendosur perfundimisht kahjen e ecjes se Republikes se Shqiperise ne drejtimin e duhur Euro-Atlantik.
    Historia do u a njohe kete kontribut si deputeteve te maxhorances ashtu edhe deputeteve te nderuar te opozites parlamentare.
    Historia gjithashtu do uveri njollen e turpit te gjith atyre forcave politike regresive antiperendimore te cilat po luftojne per jete a vdekje qe te ndalin keto procese jetesore per kombin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje