Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Peter Zingraf, ka përshëndetur zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin.
Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar.
Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në.
Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.“