Kuvendi zgjodhi 2 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, BE: Mirëpresim vendimin, zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor

11 Nëntor 2019, 15:32Politika TEMA

Bashkimi Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter. (TemA)

1 komente në “Kuvendi zgjodhi 2 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, BE: Mirëpresim vendimin, zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor”

  1. Bravo BE e ShBA says:

    Shqiptaret do u jene per jete mirenjohes BE-se dhe ju Z. Ambasador dhe te gjith perfaqesuesve diplomatik te vendeve te BE-se qe gjithnje jane gjendur ne krahun e duhur te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje