REPLIKAT/ Gramoz Ruçi dhe Ralf Gjoni debat në nisje të seancës

11 Nëntor 2019, 11:16Politika TEMA

Ka nisur me debate të forta seanca parlamentare ku votimi për kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese ka sjellë mjaft diskutime.

Ishte deputeti Ralf Gjoni i cili nga foltorja e Kuvendit, tha se nuk janë njoftuar se do të kishte debat dhe se mënyra e votimit për vakancat në Gjykatën Kushtetuese nuk është e qartë.

Po ashtu ai i ka drejtuar edhe tre pyetje për ekspertët.

“Nuk u njoftuam që do të kishte debat. Nuk është e qartë proçedura e votimit për kandidaturat për vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

A ka konstitucionalist që do të na e shpjegojë? Ku janë ekspertët që janë marrë më draftimin e refomës në Drejtësi të na shpjegojë vakumin  e krijuar?

Pse nuk janë përfaqësuesit e Euralius sot këtu?”-tha ndër të tjera deputeti Gjoni.

Nga ana tjetër Ruçi tha se deputeti u nxitua, pasi ende nuk kishin arritur tek kjo pikë e rendit të ditës dhe do të marrë të gjitha përgjigjet.

Kryetari i Kuvendit ka sqaruare se sa here ka votime per anetare te Gjykates Kushtetuese apo per votime te tjera nominale, nuk ka diskutime apo debat, por vetem votime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje