Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Rudina Hajdari: Ne të opozitës do ta gjejmë gjuhën, palët, përfshirë dhe Presidentin, të tregojnë vullnet

11 Nëntor 2019, 10:51Politika TEMA

Po mbahet tani në Kuvend, seanca plenare për miratimin e kandidatit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi ta emërojë duke krijuar një ngërç.

Në fjalën e saj për zgjedhjen e anëtarit të dytë, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, këshilloi që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe tregojnë kujdesin e nevojshëm që kërkon ngritja e kësaj gjykate.

“Jemi para faktit të kryer. Opozita në Kuvend do të gjejë një gjuhë të përbashkët por të jo të shkelë ligjin.

Duhet të trajtojmë këtë çështje. Duhet të gjejmë një dakordësi.

Sugjeroj që gjitha palët, përfshirë edhe presidentin të tregojnë vullnetin e duhur për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ka shumë të bëjë dhe është përcaktuese në lidhje me integritetin e saj. Nuk duhet të cenojmë integritetin e saj’, tha Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje