Dëshmia e profesor Miftar Spahiut: Si na stërviste koloneli britanik në Llavros të Greqisë, për rrëzimin e Enver Hoxhës

11 Nëntor 2019, 09:22Politika TEMA
Dëshmia e profesor Miftar Spahiut: Si na stërviste koloneli britanik

Memorie.al publikon historinë e panjohur të profesor Miftar Spahiut, me origjinë nga Kolesjani i Kukësit, i cili u arratis nga Shqipëria që më 1946-ën dhe e kaloi të gjithë jetën si azilant politik në SHBA ku dhe morri titullin profesor duke dhënë mësim në Mansfield University të Pannsylvanias. Si u stërvit ai dhe shqiptarët e tjerë të arratisur në Llavros të Greqisë nga koloneli britanik Hill, kush ishin kosovarët që u dërguan me misione në Shqipëri dhe njerzit e Sigurimit të Shtetit që penetruan aty në mes eksponentëve antikomunistë….

Nga Dashnor Kaloçi

Gjatë kohës që ne ndodheshim në kampet e Greqisë të cilat ishin hapur në bashkëpunim me aleatët anglo-amerikanë për azilantët poltikë të vëndeve të Europës Lindore, mërgata antikomuniste shqiptare u organizua prej britanikëve për futjen e grupeve të ndryshme diversioniste në Shqipëri. Të gjitha ato u bënë me mbështetjen e kolonelit britanik Hill, i cili shërbente pranë ambasadës angleze në Athinë. Unë personalisht jam takuar disa herë me Hillin në vitet 1950-‘51, kur ai vinte shpesh në kampin e Llavrosit dhe interesohej për të gjetur njerëz pranë mërgatës politike shqiptare që ishin në atë kamp, me qëllim për t’i nisur me mision në Shqipëri. Koloneli Hill na kërkonte bashkëpunim dhe ne ishim dakord për të dërguar grupe në Shqipëri.

Për të realizuar këtë gjë ne u lidhëm me Baz Kupin që ishte në Romë”. Kështu i nis dëshmitë e tij, Miftar Spahija me banim në Nju Xhersi të SHBA dhe me origjinë nga Kolesjani i Kukësit, të cilat na i ka dhënë pak muaj para se të ndahej nga jeta, gjatë vizitës së tij të fundit tek të afërmit në Shqipëri. Në dëshmitë e tija, professor Spahia tregonte të gjitha ngjarjet se si i ndihmuan anglo-amerikanët emigrantët politikë shqiptarë në vitet 1945-1953 në Greqi e Itali, për t’u organizuar e ndërhyrë në përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Po kush është Miftar Spahija, cila është e kaluara e tij dhe çfarë dëshmonte ai për mërgatën politike shqiptare në emigracion? Lidhur me këtë, na njeh intervista ekskluzive e tij të cilin po e botojmë të plotë.

 Zoti Miftar, pasi u larguat nga Shqipëria dhe u vendosët në kampet e Greqisë, a diskutonit ndonjëherë me krerët e tjerë nacionalistë për arsyet që ju humbët luftën dhe pushteti ra në duart e komunistëve?

Gjatë asaj kohe me krerët kryesorë nacionalistë, si Muharrem Bajraktari etj., ne diskutonim shpesh për politikë dhe të gjithë e pranonim në heshtje faktin se komunistët e fituan luftën në Shqipëri, për arsye se krerët e Veriut ishin të përçarë dhe forcat komuniste të Enver Hoxhës hynë në ato zona pa ndonjë rezistencë të madhe. Po kështu, në heshtje, pranohej fakti se Jugu i Shqipërisë mbajti peshën më të madhe të luftës kundër komunistëve.

Po për Enver Hoxhën a diskutonit dhe cili ishte mendimi i krerëve nacionalistë për figurën e tij?

Edhe për Enver Hoxhën diskutonim dhe të gjithë ishim të një mendimi, duke e vlerësuar njeri shumë negativ. Që në atë kohë ne të gjithë ishim të mendimit se Enver Hoxha ishte njeri në shërbim të sllavëve.

Po për Partinë Komuniste Shqiptare, në përgjithësi, cili ishte mendimi juaj?

Partia Komuniste e Shqipërisë në opinionin tonë kishte konsiderata tepër negative, pasi dërgoi Shefqet Peçin e Ramiz Alinë në Kosovë. Ajo parti e shiti Kosovën.

Në kampet e Greqisë a vazhduat të merreshit me veprimtari politike, si dikur në Shqipëri?
Në kampin e Llavrosit në Greqi, ku ndodheshin shumë të arratisur politikë shqiptarë, së bashku me Dilaver e Fiqiri Dinen (ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1944), unë u mora me drejtimin e Lëvizjes së Legalitetit. Fiqiri Dinia kishte korrespodencë të rregullt me anë të letrave me Zogun dhe Hysen Selmanin. Zogu interesohej dhe e pyeste shpesh Fiqiriun për gjendjen që mbizotëronte aty.

Me cilët nga eksponentët nacionalistë shqiptarë vazhduat të mbanit lidhje në kampin e Llavrosit?

Me Muharrem Bajraktarin unë kam pasë marrëdhënie shumë të mira. Po ashtu edhe me gjeneral Prenk Përvizin kam shkuar shumë mirë.

Po me ndonjë eksponent tjetër nacionalist a ke pasur miqësi në atë kohë?

Kur ndodhesha në kampin e Llavrosit kam pasur një miqësi të madhe edhe me Hamit Matjanin. Hamiti nuk ishte ndonjë njeri me kulturë të madhe, por e donin dhe e respektonin të gjithë, pasi ishte shumë i thjeshtë. Hamiti kishte një grup prej 10-15 vetësh, me luftëtarë trima ashtu si veten dhe me ta hynte e dilte disa herë në Shqipëri.

Në kampet e Greqisë, a ka pasur tentativa të mërgatës politike shqiptare për t’u organizuar dhe për të ndërhyrë në Shqipëri?

Ka pasur jo vetëm tentativa por edhe organizime, të cilat u bënë me mbështetjen e kolonelit britanik Hill, i cili shërbente pranë ambasadës angleze në Athinë. Unë personalisht jam takuar disa herë me kolonelin Hill në vitet 1950-‘51, kur ai vinte shpesh në kampin e Llavrosit dhe interesohej për të gjetur njerëz pranë mërgatës politike shqiptare që ishin në atë kamp, me qëllim për t’i nisur me mision në Shqipëri. Hilli na kërkonte bashkëpunim dhe ne ishim dakord për të dërguar grupe në Shqipëri. Për të realizuar këtë gjë ne u lidhëm me Baz Kupin që ishte në Romë.

Kush ishte njeriu që e mbështeti më shumë kolonelin Hill, për formimin e grupeve që do zbarkonin me misione në Shqipëri?

Koloneli Hill gjeti përkrahjen e Asim Jakovës, i cili dinte anglisht, pasi kishte studiuar dhe ishte diplomuar në Robert-Kolezh të Stambollit, në Turqi. Asimi ishte në shërbim të amerikanëve dhe punonte për të mirën e Shqipërisë, duke bërë propagandë antikomuniste. Bashkë me Asimin ishte dhe Mehmet Agë Rashkoci nga Kosova, i cili gjente ndonjë shqiptar dhe ia dërgonte Asimit, që vetë rrinte në Athinë.

A u arrit të formoheshin grupe të tilla që dëshironin të vinin me misione në Shqipëri?

Asimi bashkë me kolonelin Hill dhe amerikanët stërvitën e përgatitën në Kretë e Maltë një grup patriotësh kosovarë, të cilët u futën me misione në Shqipëri. Grupi i kosovarëve, që u krijua nga amerikanët me ndihmën e Asim Jakovës, fillimisht u dërgua në një kamp të Kretës, por një natë ata u sulmuan nga komunistët grekë dhe nga ai sulm mbetën të vrarë 14-15 kosovarë. Pas kësaj ata u detyruan dhe i transferuan në kampin e Llavrosit. Të gjitha grupet e kosovarëve që përgati Asimi u asgjësuan fizikisht në Shqipëri dhe prej tyre mbeti i gjallë vetëm Dali Vila nga Luma.

Pas grupeve të kosovarëve, a u dërguan grupe të tjera në Shqipëri?

Koloneli Hill dërgoi edhe një grup tjetër në Shqipëri, i cili mundi të shpëtonte i gjallë nga ndjekjet e forcave komuniste, vetëm se zbarkoi me anë të detit. Ata u kthyen përsëri në Greqi, pa mundur që të kryenin ndonjë mision, por të paktën shpëtuan kokën.

Sigurimi i Shtetit Shqiptar a kishte penetruar me anë të njerëzve të tij në kampet e Greqisë, ku ndodheshin azilanët politikë antikomunistë?

Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte dërguar tek ne njerëzit e tij dhe në mes të tjerëve kishte dërguar edhe R.A., të cilit komunistët i kishin vrarë vëllanë në Shqipëri. Ne në atë kohë nuk e dinim atë gjë dhe e njihnim për nacionalist, por kur vdiq i gjetëm në kasafortë letra kompromentuese dhe ajo gjë për ne ishte një befasi e pakëndshme. Po kështu, një njeri tjetër që kishim në kampin e Llavrosit ishte një fare…., i cili gjoja interesohej për shqiptarët, por në të vërtetë ai punonte për Greqinë. Nuk e di se si Abaz Ermenji me Petraq Ktonën e Tako Baçin e mbanin afër atë njeri.

Kur ndodheshit në kampet e Greqisë, a kishit informacione rreth situatës në Shqipëri?

Ne kishim pak a shumë dijeni rreth ngjarjeve që ndodhnin në Shqipëri nga njerëzit që arratiseshin dhe vinin atje tek ne në kampe. Kur ishim në Llavros mësuam edhe për Abedin Shehun me origjinë nga Kukësi, që e përjashtuan nga Komiteti Qendror i PPSH-së.

Po gjatë kohës që ishit në Itali a pati organizime për të sjellë në Shqipëri grupe desantësh?

Edhe gjatë kohës që ne ishim në Itali, Blloku Indipendent organizoi disa zbarkime në Shqipëri, me anë të disa njerëzve shumë të mirë si Alush Lleshanaku etj., por të gjithë ata dështuan. Në Itali vazhdoi aktivitetin e tij Komiteti “Shqipëria e Lirë”, por ai komitet nuk kishte asnjë fuqi, pasi gjithçka ishte në dorë të anglo-amerikanëve. Me një fjalë, pa ndihmën e anglo-amerikanëve në Shqipëri nuk mund të bëhej dot asgjë. Shqiptarëve nuk u mbeti asgjë në dorë.

Si i analizonit ju në atë kohë të gjitha dështimet e misioneve që zbarkonin në Shqipëri dhe pamundësinë për të rrëzuar qeverinë komuniste të Enver Hoxhës?

Që kur ishim në Greqi, për gjendjen që mbizotëronte në Shqipëri, ne ua hidhnim fajin anglezëve dhe përçarjes së grupeve nacionaliste shqiptare, që vepronin jashtë. E keqja jonë ishte se komunizmi shqiptar nuk ishte indipendent, por ishte në dorë të serbëve. Nisur nga ky fakt, kur unë ika nga Italia dhe u vendosa në SHBA, u largova tërësisht nga politika dhe iu kushtova historisë dhe letërsisë.

Miftar Zenel Spahija (Thaçi) u lind më 5 mars të vitit 1914 në katundin Kolesjan të Lumës, në rrethin e Kukësit. Babai i Miftarit është quajtur Zenel Din Spahija; ndërsa e ëma, Kadishe Hysen Osman Muçmata, ka qenë nga fshati Shtiqën i Lumës. Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, në Kolesjan, Miftari erdhi në Tiranë në konviktin “Vaso Pasha” dhe në vitin 1935 përfundoi mësimet në gjimnazin klasik. Një vit më pas, më 1936, ai kreu një kurs ushtarak në shkollën e plotësimit të oficerëve në Tiranë, duke marrë gradën e aspirantit dhe pas kësaj u dërgua me shërbim në qytetin e Shkodrës, për të stërvitur rekrutët. Në dhjetor të atij viti Miftari përfitoi një bursë shtetërore nga Ministria e Arsimit, për të ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Letërsi-Filozofisë të universitetit të Torinos, në Itali, të cilin e përfundoi në vitin 1939.

Por nuk arriti ta merrte dot diplomën në degën e Letërsisë, ku studjoi për katër vjet, pasi dy muaj para provimeve të gjithë studentët shqiptarë të atij universiteti u ngritën në revolta e protesta kundër agresionit fashist italian ndaj Shqipërisë dhe, si shkak i kësaj, qeveria italiane i internoi ata në Tripoli të Libisë. Në qershor të vitit 1939 Miftari u kthye në Shqipëri, duke shkuar në vendlindjen e tij në Kolesjan të Lumës, ku nuk arriti të qëndronte shumë, pasi në nëntorin e atij viti Miftari arrestohet përsëri nga italianët dhe sillet në Tiranë për t’u internuar më pas në Itali, në burgjet e Barit dhe të Manfredonjës, pranë ujdhesës së San Nicola di Tremitit, në brigjet e Detit Adriatik. Gjatë periudhës së internimit Miftari i bëri një kërkesë Ministrisë së Brendshme të Italisë, e cila e lejoi atë të jepte provimet e diplomës në Fakultetin e Letërsisë në Torino, të cilat ai i kishte lënë përgjysmë në pranverën e vitit 1939.

Pas marrjes së diplomës me rezultate shumë të larta, Miftari u kthye në vendin e internimit në Tremiti, prej ku u lirua në vjeshtën e vitit 1941. Pas lirimit nga internimi i dytë, Miftari u kthye në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit në Tiranë i propozoi që të shërbente si arsimtar ku të dëshironte. Ai zgjodhi Kosovën, ku shërbeu si pedagog në gjimnazin e Prishtinës për një vit shkollor, pasi kontrata ishte njëvjeçare. Në marsin e vitit 1943 atë e emëruan me detyrën e nënprefektit të Rahovecit dhe më pas të Gjilanit, ku qëndroi deri sa u arrestua nga italianët në gushtin e vitit 1943. Pas kapitullimit të Italisë në shtatorin e atij viti, Miftari kthehet në vendlindjen e tij, ku qëndroi për një vit, duke bashkëpunuar ngushtë me forcat nacionaliste që vepronin në Veriun e Shqipërisë.

Në shtatorin e vitit 1944 ai detyrua të arratiset nëpër malet e Lumës, si rezultat i përndjekjes së forcave partizane që po marshonin në ato krahina. Në dhjetorin e vitit 1944 familja e Miftar Spahisë u internua në kalanë e Beratit, ku ndodheshin të internuara edhe shumë familje të tjera nacionaliste nga më të njohurat e Shqipërisë së Veriut. Që në vitin 1944, qeveria komuniste e Enver Hoxhës e futi Miftarin në listën e kriminelëve të luftës të cilëve u ndalohej kthimi në Shqipëri. Pasi qëndroi për gati një vit e gjysmë i arratisur nëpër male, duke rënë disa herë në përpjekje me forcat e ndjekjes, në gushtin e vitit 1946 Miftar Spahija së bashku me 56 persona të tjerë antikomunistë nga Luma, Hasi dhe Kosova, të cilët vepronin nën komandën e Muharrem Bajraktarit, kaluan kufirin shtetëror dhe dolën në Maqedoni.

Nga ai grup i madh të arratisurish mbetën 21 të vrarë në përpjekje me forcat serbo-maqedonase. Miftari me të tjerët që shpëtuan gjallë më 7 shtator të vitit 1946 hynë në Greqi. Nga 12 shtatori i atij viti e deri më 28 shkurt të vitit 1952, Miftari qëndroi nëpër kampet e azilantëve politikë, së bashku me një pjesë të madhe të eksponentëve kryesorë të forcave nacionaliste, të cilët ishin arratisur për t’i shpëtuar përndjekjes së komunistëve. Më 28 shkurt të atij viti Miftari largohet nga Greqia dhe vendoset në Romë, ku qëndroi deri në nëntorin e 1956-s, kur u largua përfundimisht nga Italia për të emigruar në SHBA.

Nga janari i vitit 1957 deri në nëntorin e vitit 1958, punoi si nëpunës në Columbia University Library, ndërsa nga janari i vitit 1959 e deri në verën e 1964-s punoi si pedagog në një shkollë të mesme. Pas kësaj periudhe kohe dhe deri në vitin 1980, për plot 16 vjet me radhë, Miftari punoi si profesor, fillimisht në James Madison University në Harrisonburg, e më pas në Mansfield University të Pannsylvanias. Që nga viti 1980, kur doli në pension, Miftari jetoi me familjen e tij në North Bergen të shtetit të Nju Xhersit në SHBA.

Që me vendosjen e tij në Amerikë, në vitin 1956, ai është marrë vazhdimisht me studime, duke qenë autor i një sërë librash voluminozë, me temë nga letërsia po ashtu dhe nga politika. Në vitin 2004 Miftari ishte për një vizitë në Shqipëri, tek familja e Gafur Spahisë (nipi i tij), i cili, së bashku me shoqatën “Luma”, i organizuan 90-vjetorin e lindjes dhe promovimin e disa prej librave të tij, në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar.

Memorie.al

18 komente në “Dëshmia e profesor Miftar Spahiut: Si na stërviste koloneli britanik në Llavros të Greqisë, për rrëzimin e Enver Hoxhës”

  1. xhoxhi says:

    U stërvitët dhe i hëngrët mutin Enverit.Ju zuri të gjithë si zoqtë një e nga një dhe ju vrau të gjithëve.Ju po të ishit trima e vrisnit nga Shqipëria dhe jo nga Greqia.Çdo gjë e bënit sepse ju jepnin para dhe jo se deshit të ndryshonit sistemin politik.

    1. Flm says:

      Ata i “hengren mutin” dhe jetuan si mbreter ne Eirop dhe SHBA, kurse ti si krimb per nje kothere buke.
      Prandaj lavderoje xhaxhi qenin o debil.

    2. Zagora says:

      Kaq idiote kane qene keta palo antikomuniste,sa pranojne qe Enverit jo vetem i hengren mune,por edhe lane kokat ketu!
      Per cfare mburren keta gomere,aq me teper edhe ky Karloqi qe shkruan keto mbrockullat e tyre?

  2. Hrushovi says:

    Ju e kishit te humbur luften se ndanit pushtetet pa filluar misionin mo. i vinit grada vetes sipas qejfit jo po kolonel e jo po gjeneral se e kishit zakon sipas nalmadhetis qe ju adhuronit i vet shpallur mbret prandaj nuk kishit asnje shance te benit gje perpara atij pushteti

  3. Ne ato maja ripa - ripa here ta hipa e here ta hipa says:

    Po pse sterviteshin keta kur Enveri bente fortifikimin e Shqiperise dhe gjithe popullin e kishte ushtare , me armatime te ndryshme dhe me bunkerper cdo ushtare , vertete armiqte ishin imagjinar , keta mos quheshin armiqt magjar nuk shpjegohet ndryshe.

    1. Theatrical says:

      disa ekponente te mergates rane dakord me qeverine greke dhe misionet britanike qe,nqs keta “nacionalistet” do vinin ne pushtet,pjese nga territori i Shqiperise se Jugut do i kalonin Greqise…Britania e Madhe e mbeshtet’te hapur kete tezë,
      ne te njejten kohe ne Veri vepronin Markagjonet,Gjon Markagjoni(mbreti i Miredites)nje nga anti-shqiptaret me te terbuar,dikur pat punuar per interesa te Mbreterise se Serbise..tashme femijet e tij punonin per intetresa te Sherbimit Sekret Italian,
      Markagjonet, aktivitetin e tyre ne zonen e Miredites e koordinonin me grupet qe penitronin nga Greqia..nderkohe Muharrem Bajraktari vepronte ne zonen e Kukesit per interes te Yugosllavise,
      po ishte edhe nje element tjeter,keta ishin bandat (filo)greke,te cilet propagandonin me te madhe “rrezikun qe perbente komunizmi i kuq myslyman” per “greket autoktone”,
      ne Korçe pjestare te komunitetit çoban shperndanin naten fletushka me “vorje epir” ,u ngrit Dega e Brendeshme ne Korçe per te mare masa urgjente ndaj kesaj propagande..me ndeshkim te pa-meshireshem
      ishte edhe Kleri Katolik ne Shkoder,edhe keta nuk e donin gjekundi regjimin komunist…
      te gjithe u futen ne veprim,te gjithe e kerkonin permbysjen e pushtetit,te gjithe kerkonin nje thele(thelen e kokoshit),
      ama se cfare pasojash do kishte per Shqiperine,askujt nuk i interesonte
      situata e Shqiperise ne ate kohe ishte tejet kritike,ajo duhej mare ne dore..pikerisht ketu del ne pah aftesia e Enver Hoxhes per te ruajtur me cdo kosto inttegritetin terriorial te Shqiperise

  4. Shqiptari says:

    Kta jan heronjt e tu kaluç bytha , i shikon pasardhes i ktyre qe luftonin kunder kombit dhe popullit te vet je dhe ti e tufa me shok , prandaj ju ngeli ENVERI ne goj ka 30 vjet se ju futi daten ja u shkerdheu rracen ju tradhtarve ju shkoi ne plumb te terve siç e meritonit , dhe kelyshet e ktyre pra ju legenave qe erdhet pas ju plasi ne burg ter kohes kur gjoia ishin kunder sistemit , ju çoi ne spaç te punonit mos hantit buken e popullit qe urrenit ju edepsezet e kti kombi , ju mijt e gjirizit qe per dy kacidhe tradhtonit atdheun tuaj ,plerat dhe llumi kombit ton qe nuk doni atdhe , prandaj ENVER HOXHA ishte burri me i madh i kti kombi se ju qenve te sherbimeve te huaja ja u kaleroj nonen , lavdi atij burri shteti qe do ngelet figura me e shquar per SHQIPTARET bashk me SKENDERBEUN DHE ISMAIL QEMALIN , kta jan te paret e tu kaloç bytha shikoi mir , shiko nga vjen prejardhja jote e dhjer legen , nuk keni çi boni ENVERIT ju , nuk shembet mali me pordh o karabush.

  5. Shqiptari says:

    Kta jan heronjt e tu kaluç bytha , i shikon para ardhesit e tu , qe luftonin kunder kombit dhe popullit te vet , jashteqitja ktyre je dhe ti e tufa me shok , prandaj ju ngeli ENVERI ne goj ka 30 vjet se ju futi daten , ja u shkerdheu rracen ju tradhtarve ju shkoi ne plumb te terve siç e meritonit , dhe kelyshet e ktyre pra ju legenave qe erdhet pas ju plasi ne burg ter kohes , kur gjoia ishin kunder sistemit , ju çoi ne spaç te punonit , mos hantit buken e popullit qe urrenit ju edepsezet e kti kombi , ju mijt e gjirizit qe per dy kacidhe tradhtonit atdheun tuaj ,plerat dhe llumi kombit ton qe nuk doni atdhe , prandaj ENVER HOXHA ishte burri me i madh i kti kombi se ju qenve te sherbimeve te huaja ja u kaleroj nonen , lavdi atij burri shteti qe do ngelet figura me e shquar per SHQIPTARET bashk me SKENDERBEUN DHE ISMAIL QEMALIN , kta jan te paret e tu kaloç bytha shikoi mir , shiko nga vjen prejardhja jote e dhjer legen , nuk keni çi boni ENVERIT ju , nuk shembet mali me pordh o karabush.

  6. Flm says:

    Nacionalistet luftonin per te cliruar shqiperin nga zgjedha komuniste dhe Hoxha tallte popullin duke ju thene “luftojini se erdhen te na marin Vorio Epirin”, dhe populli barkthar dhe mjeran i thurte lavde satrapit.
    E njejta histori perjetohet edhe sot.

  7. Nuk keni as turp qe itregoni o fare e keqe.Qelbesira turko sllave.U hengret loqen Enverit edhe popullit shqiptar.Jau shkerdheyn edhe minjt e shtepise .Mburret lamashi malokqenor qe ka luftuar shtetin edhe popullin e tij.Qe eshte stervitur nga greket edhe nga ana tjterturku goran spahiovici ben nacionanalistin.Kyeshtekulmi i poshtersise.Keta jane ndyresira qe duhej te ishin ne burg per keto deklarata.I paharrura Komandanti legjendar EnverHoxha edhe sigurimi i shteti Shqiptar.Kane bere nje gabim te vetem.Qe ju lane gjalle edhe na qelbet Shqiperine sot.

    1. Malok Luma says:

      Miftar Spahija: praktikisht dhe moralist doli fitimtare.
      Praktikisht sepse enveri u hodh ne koshin e pleherave. Bustin ja hoqen zvarre.
      Moralisht sepse Prof Spahija jetoi ne vendin e lirise, ne Amerike, atje ku kelyshet e komunisteve emigrojne per ceshtje ekonomike, per te bere nje jete me te mire.

  8. Tomori says:

    Le te kujtojme se tre vjet me pare Britania e Madhe (edhe ne Konferencen e Parisit) ishte per t’i dhene Greqise Shqiperine e jugut.

  9. KOZi says:

    Tani comentet i kemi te ndryshme ! Diversantet (citoj si quhen nga disa ketu ) erdhen ne Shqiperi te instruktuar nga Anglo- Amerikanet. As Italia,as greqia e as me vone Jugosllavia nuk vepruan ne koke te vet e ne deshire te vet. Po Greqia e Jugosllavia planifikuan qe ne kete angazhim qe po japim cfare te perfitoime ! Gjer rreth vitit 1956 ka patur disa desantime por pa rezultat. Megjithate te gjithe drejtuesit e sigurimit te shtetit dhe te gjithe ministrat e brendshem u denuan pa perjashtim ,emer per emer ,ato,bashkepuntoret,e familjaret e tyre duke e mbyllur me “sukses” gjithe angazhimin e tyre ne favor te komunizmit,partise, se Shqiperise nuk them dot.
    Tani sot ,keto desante qe atehere jane quajtur nga nje pjese e shqiptarve -Luftetare te Lirise- ashtu quhen edhe sot por ama zyrtarisht. Ne rast se ka ndonje qe dyshon ne keto fjale te miat le te pyese EDi Ramen, Ambasadorin Anglez,Ambasadorin Amerikan dhe do marrin nje pergjigje – Ato jane luftetare te lirise ne politiken e drejte te tonen kunder komunizmit dhe diktatures !~ ! ……tung

  10. Supaxhiu 300 evro says:

    Kètu nè komente lexoj se nè korçè kanè hedhur letra ose trakte ti quajm ndaj diktaturès nga çobanèt,shko dhe jepi njè tè fshir syve dhe fute kokèn nè ujè pèrpara se pèrgatit idiotèsira tè kèsaj natyre dhe ju kèshilloj ju adhuruesi i grekève ose i çobanève se polica postale me ligjet e reja e ka tepèr tè leht t’ju gjej nè çdo vrim tè futeni ju luanèt e internetit duke vjell ndaj shqipèrsi natè e ditè.Ditèt e fundit nè itali tè akuzuar se kanè ofenduar presidentin e republikès janè rreth 15 persona dhe akuzat shkojnè gjer nè 10 vjetè simbas magjistraturès e cila i kèrkoj FB zyrave nè amerik gjith informacionet rreth personave tè implikuar midis tyre edhe njè gjyshe shtèpije 68 vjeçe e cila filloj tè qaj pèrball magjistratit dhe insitoj sesi ti kèrkoj falje presidentit pèr ofezèn qè i bèri ndaj vèllait tè tij vrar nga mafia prandaj baballar tè Supès greke 300 evro mos e kruani shumè se nè çdo kènd tè botès tè jeni ju gjejn.

  11. Lani says:

    Enveri nuk ishte ne sherbim te serbeve,po Enveri ishte idealist dhe patriot i madh.Ai kur e pa qe serbo-jugosllavet ja kishin me hile u shkeput nga ata dhe njerezit pro-jugosllav i zhduku nga qarkullimi sa qe Koci Xoxen njeriun e Serbise thone qe e futen te gjalle ne dhe pa vdekur akoma nga pushkatimi.Muharrem Bajraktari ishte ne sherbim te Serbise dhe pastaj ne sherbim te Greqise.Sa me shume te mundoheni te flisni keq per Enverin nxirrni vetveten tuaj dhe te arratisurit sherbetor te armiqve te Shqiperise.

  12. DESHMITARE says:

    U bene shume Perpjekje per Rrezimin e Puishtetit Popullor, ne Shqiperi pas mbarimit te Luftes….
    1-Nuk ishte nje Lufte e Hapur Frontale, qe kerkonte Pushtimin e nje Vendi..por nje Lufte nga “Brenda”…me “Kolonen e peste”::Me Njerez te Infiltruar,dhe Diversante..te STERVITUR, per te Vrare dhe Prere..per te Kryer Akte Sabotazhi, dhe Frikesimi…per te Mbjelle Kaos, Destabilitet..dhe se fundi per tu dhene “Mundesine” Fuqive si Greqia , dhe Jugosllavia, te kafshinin DIREKTE..ne Pjeset qe kerkonin…
    2-Nga Deklasifikimi i Dosjeve te CIA-s..Amerikane…duket Qarte edhe Emri i nje Fshatari nga Fshati yne…behet Flaje per Skuadren e Münichut qe u Stervite ne Gjermani…per misjone Specjale kunder Komunisteve ne Shqiperi…
    3-Fshatari yne “Agjente”..ishte 17-te vjec, dhe simpatizante i Ballit Kombetare….nuk ishte Eksponent i Rendesishem,..kur u Larguan Gjermanet, ai u Largua me ta..jo se kishte ndonje “Dashuri” te madhe per ta..por..Donte te ikte Thjeshte jashte Shqiperise,kishte nje Arsimim 4-ter vjecare…asgje me shume-..
    4-Agjenti i Sigurimit te Shtetit Asim Aliko nga Gjirokastra..kur e Pyetem nje Dite(Pra Demokracise)…na thote:Filani..nga Fshati Juaj , eshte nje “Dheleper e vertet Dinake”….ka marre pjese ne Misjonet Anglo-Amerkane..kunder Shqiperise..por kete e ka bere per te MBLEDHUR PARA, aska vrare dhe as ka Prere dike ne Bese….ka hyre tha-6-te here ne Shqiperi…eshte Mbajtur nga Shoket e tije, te cilet nuk i tregoj…ka Mbajtur Familjen ne Shqiperi..ka Ndihmuar dy.-Vellezerit e tije me Para….DHE E DINTE SE PUSHTETI NE SHQIPERI NUK RREZOHET, me 10-te apo 100-te Diversante…..
    5-Kur e Pyeten Asim Alikon:Si eshte e mundur :Qe “Ai” nuk u Vra..AI U PERGJEGJ:Ai nuzk erdhi ne Shqiperi qe te Vritej per Interesat e atyre qe e Paguanin…ai Ruhej shume mire..dhe Naten nuzk flinte me Grupin e Diversanteve, Flinte Large tyre..kjo beri te mundur edhe Mbetjen Gjalle te “Fshatarit”…Diversante qe eshte Gjalle edhe sote ne Münich te Gjewrmanise ne nje Moshe Madhore….lol

  13. nıkolla says:

    I gjith krahu antifashist qe beri luften e cliroi vendin nga nazifashistet dhe bashkepunetoret tradhetare te Shqiperise, duhet te falenderojne shume kete Kalacin i cili po nxjerr dukumenta autentike se si kriminelet e luftes, ish bashkepunetoret e nazifashisteve, u vune ne sherbim te grekve, jugosllaveve per te permbysur pushtetin e popullit dhe ne kembim tu falnin atyre teritore te Atdheut.
    Mjafton qe dalin keto dokumenta. Populli di ti lrxoje.
    Keto dokumenta qe boton ky Kalaci vertetojne se sa te drejte psska patur Enver Hoxha qe i kushtoi aw shum kujdes mbrojtjes se vendit. Pra bie poshte akuza se ai kishte paranojen se Shqiperia rrezikonte nga sulmet nga jashte.
    Faleminderit Kalaco

  14. V.F.L.P says:

    Μerrini ato arme dhe futini ne bythe,nuk jeni per te luftuar as gjermanet as komunistet as serbet.Jeni per rremuje dhe per te djegur makina tek sheshi Skenderbej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje