DETAJET/ 28 Nëntori i “marshimit vetëvendosës” në Shqipëri: Të pasosh “Demonstratën e bukës” në Korçë dhe Enver Hoxhën e 44-ës në Tiranë

10 Nëntor 2019, 15:56Politika TEMA

Vetëvendosje bëri me dije se bash në Ditën e Pavarësisë kombëtare – 28 Nëntor – ajo ka vendosur të startojë prezencën e parë të saj politike në Shqipëri, me një marshim të quajtur si “i bashkimit”, pa specifikuar se kush duhet të bashkohet. Shpjegimi për ka qenë më tepër në terma politikë.

“Data përkujton shpalljen e Pavarësisë për një Shqipëri të bashkuar e të begatë, për të cilën dhanë gjithçka heronjtë kombëtarë. Por Shqipëria sot nuk është e begatë, shqiptarët nuk janë të bashkuar. Prandaj, 28 Nëntori është projekt i gjallë, që thërret për ndryshime sociale, ekonomike dhe politike, për rritje të sigurisë e për përparim shoqëror”, u tha në deklaratën informuese të VV-së, filali i Shqipërisë.

Eshtë e qartë se VV ka shfrytëzuar momentin më avantazhues të saj për t’u faktorizuar politikisht edhe në Shqipëri, përballë të tjerë aktorëve politikë. Ajo pritet të qeverisë Kosovën pas fitores në zgjedhjet e 6 tetori, e ndërkohë, në Shqipëri, po tenton të gjejë terren përqafimi nga masat e pakënaqura nga qeverisja e Ramës, përfshirë këto aktorë mediatikë e të shoqërisë civile, të cilët po fërkojnë duart këto kohë, duke e perceptuar Albin Kurtin si të vetmin që mund ta sfidojë potencën politike, por dhe intelektuale, të kreut të mazhorancës shqiptare.

Dhe si element plus ka zgjedhur 28 Nëntorin. Duhet kujtuar me këtë rast, se të vetmit që kanë shfrytëzuar si “lëndë të parë” politike këtë datë me vokacion të fortë patriotik, e po ashtu dhe nacionalist, janë të majtët, ose thënë më troç komunistët. Janë pikërisht këta të fundit që kanë bërë një ngjizje të narrativës së tyre politike me atë nacionaliste, prej së cilës, në Shqipëri njihet ajo që Lubonja e ka cilësuar gjatë kritikave ndaj Kadaresë si “nacional-komunizmi shqiptar”, meqë shkrimtarin e shpall si ushqyes të saj me produktin e tij letrar.

Mjafton të kujtojmë tre të dhëna për këtë: Eshtë historiografia komuniste ajo e cila sajoi një akt ngritjeje flamuri të Skënderbeut në Krujë, pikërisht më 28 Nëntor. Më pas, ishin komunistët ata të cilët organizuan të parën demonstratë si sinjal prezence e fillim lufte, kjo më 28 nëntor 1940, me të famshmen “Demonstratë e bukës” në Korçë – shih filmin “Rrugicat që kërkonin diell”.

E duke qëndruar te filmi i Kino-komunizmit, janë dhe dy raste të tjera ku 28 Nëntori shfrytëzohet politikisht nga komunistët: “Qortimet e Vjeshtës” me personazh Qemal Stafën, ku festa e pavarësisë kremtohet majë Rozafës duke recituat Migjenin e përbetuar për flamur, si dhe te “Gjeneral Gramafoni”, ku më 28 Nëntor “do plaste në Kuçovë” nga rebelimi i z.Nasi – “nuk jam zotëri!” – të cilit iu bashkua dhe Halit Berati me gërnetë.

E tani, është Vetëvendosje që pason këtë traditë, duke ridimensionuar nacional-komunizmin si frymë e praktikë.

Kjo konfirmon dhe njëherë një linjë marksiste në brumin e saj politik, edhe pse lideri i saj Albin Kurti është treguar i sinqertë në sqarimin e faktit se forca që ai drejton është e majtë. Deri më sot kjo është shfaqur te aksioni i rrugës, plot guerrilizëm deri dhe anarki – për këtë të fundit kujto gazin lotsjellës në parlament – e i vë vulën zgjedhja e 28 Nëntorit për aksion politik.

Eshtë sërish rasti për të kujtuar, se dhe Enver Hoxha zgjodhi këtë datë historike për të hyrë triumfalisht në Tiranë më 1944-ën. (tesheshi)

9 komente në “DETAJET/ 28 Nëntori i “marshimit vetëvendosës” në Shqipëri: Të pasosh “Demonstratën e bukës” në Korçë dhe Enver Hoxhën e 44-ës në Tiranë”

  1. kodrasadikit says:

    Ha ha ha leni PS e PD ne pushtet sepse VV qenka komuniste e enveriste !! Qfar logjike eshte kjo pash token qe po na mban !! A jemi ne vehte ne shqiptaret e shkrete qe kemi rene ne gjumin dimrore po flejme e po hezitojme rreth e rrotull e vendi po mbetet pa ekonomi ,pa arsim e pa mjeksi adekuate ,ushtrija e policija shqiptare jan si jan !! Krijimi i partive te reja politike ose modeli i VV e variante tjera do te jene te domosdoshme per largimin e ketyre da klasave politike te cofta e qyqare qe e vjedhin dhe e rjepin popullin e vete !!

    1. vang says:

      Cili eshte autori i artikullit i cili emrin e tij se thote por emra te tjere i permend.Ahere na thoni more zotri se ku qendron e keqja te behen aktivitete apo te frymezohen nga 28 NENTORI.Mire per lubonjen e dime qe eshte mohuesi modern dhe kritiku ziliqar i Kadarese.Nuk na prish pune qe Lubonja ta mbaje vehten edhe per eskimez.Tani ju,artikullshkruesi cfare jane ato insinuata per flamurin te cilin se paska pas Skenderbeu?.Shqiptaret jane nje popull qe nuk kane kryer ndonje pogrom ndaj ndonje populli tjeter por se jane patriote dhe nacionaliste nuk do te thote se jane shovinist ne kurriz te asnje populli fqinje .Nacionalizmin e Kadarese qe na kritikon Lubonja dhe ti artikullshkrues, te keshe kurajen ti hapesh Kadarese kritiken dhe jo te fshihesh pas zullumit te lubonjes. Cilet jeni ju more minj haleshe qe skeni as kurajo intelektuale e njerzore ti kunderviheni Kadarese ne kete drejtim. EDHE ne diktature ceshja kombetare nuk anashkalohet prandaj sa me shume aktivitet dhe sa me shume perdorim te 28 NENTORIT. K JO gje nuk prish asnje pune ,perkundrazi. Ju e lidhni me demostrata buke e ska asgje te keqe vec te jete per kombin shqiptar pamvaresisht se ajo nuk ka te beje as me politike e as ideollogji.

  2. Partizani Velo says:

    Ahaha kush i shkruan kto budalleqe se lat nam per zotin. U bete me keq se Sala.

  3. Neveri says:

    Autori i ketij shkrimi pacavure eshte nje antishqiptar!
    Ku e sheh te keqen ky sharlatan tek keto fakte qe jep,vecse te tregoje fytyren e tij serbomadhe?
    28 nentori 1912 eshte nje dhe nuk ka lidhje me cdo gje tjeter qe ka ndodhur me pas.
    Perkundrazi ato ngjarje i nderojne ato kur rrijne krah per krah me kete date historike!
    Ju qe urreni ngjarjet historike te popullit shqiptar meritoni perbuzje nga shumica e shqiptareve!

  4. Johani says:

    Per ata qe Kane frike nga VV dhe nga “bashkimi kombetar”, dihet se VV e veqmas Albin Kurti Kane hyre ne politike me kete premtim,pra bashkimin kombetar,para tij ishte uçk dhe perfaqesuesit e saj qe synonin ta benin bashkimin kombetar me lufte,meqe pas lufte dhe pas hyrjes se europes ne kosove ne fillim si unmik e pastaj eulex udheheqesve te kosoves ju ba me dije se kete duhet ta harronin dhe dale e ngadal u harrua,i vetmi qe e mbnate gjalle kete deshire ishte Kurti por edhe ky tash ju siguroi se per ta marre pushtetin qe siq ka thane Rugova vetem aty mos me prek se te tjerat ska problem,dhe meqe eshte i detyruar te beje koalicion me LDK-n qe duhet se si parti eshte kunder bashkimit kombetar ateher VV dhe Kurti Jane te detyruar ta fusin ne podrum planin per bashkim kombetar, marshime mund te behet pour ama qe sdo guxojne ta peremendin ate ska asnje dyshim pasi LDK ik nga qeveria dhe keshtu edhe VV humbe pushtetin,pra edhe bashkim kombetar edhe bashkim vllaznim me LDK ska kurre bashkim kombetar,mos keni frike nga marshimi do te jeté vetem nje prove per ta mature prezencen e VV-s ne shqiperi e sa ta kemi PD-n ne shqiperi e LDK ne kosove serbia flen qete dhe kurre sdo ta shuaje andrren per nje serbi deri ne durres pasi veq deri ne has eshte e njohur nga PD,e ka thene vet basha se shqiperia kufizohet me serbine ne morine!

  5. Beni USA says:

    Albini eshte anarshist,kopje e Sali Qenit,nese origjinali pati njefare suksesi ne fillimet e tij,kopja eshte e deshtuar qe ne embrion.Modeli i molotovit dhe baltosjes se cdo gjeje eshte i deshtuar ne Shqiperi,keshtu qe deshtimi i Albinit eShte i sigurt.Albin,bashkimi me Sali Kriminelin,te vdiq para se te lindje,shqiptareve te Shqiperise nuk ja u hedh dot.

  6. Beni USA says:

    Kur themi Albini nenkuptojme Saliu,molotov,zjarr,tym,dhe denigrim te kundershtarit,Shqiperise nuk i duhet nje Sali i dyte.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    28 Nentori eshte ylli polar per shqiptaret !
    Komunistet e kane festuar,sepse jane se pari shqiptare,cdo parti politike duhet ta festoj.
    “Gogoli” komunist nuk tremb per 28 Nentorin,mos u beni qesharak !?
    Dhe demokratet e festuan me Torten gjigande,si komediane ? !
    V V eshte ne te drejten e saj ta festoj me gjithe shqiptaret dhe te mendoj per te arthmen e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje