“Shengeni Ballkanit”, Rama: Takimi i 3-të do mbahet në 21 dhjetor në Durrës. Kosova duhet që të marrë pjesë

10 Nëntor 2019, 13:19Politika TEMA

Takimi i tretë midis liderve të Ballkanit do të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Ohër.

Gjatë fjalë së tij Rama tha se në kë samit që do të zhvillohet në Durrës duhet që të marrë pjesë edhe Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces.

“Ne u dakordësuam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina të përfshihen, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces.

Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim.”- tha Rama. (TemA)

4 komente në ““Shengeni Ballkanit”, Rama: Takimi i 3-të do mbahet në 21 dhjetor në Durrës. Kosova duhet që të marrë pjesë”

  1. Marku says:

    Cdo traktat bashkepunimi me serbine gjenocidiale eshte nje trathti ndaj kombit shqipetare .
    Ketu behet fjale per nje shtet I cili nuk e njeh Kosoven te pamvarur si dhe punon dite e nate kunder kombit shqipetare . Tirana zyrtare ne vehtvehte eshte antishqipetare ne thelb per vete faktin se po mundohet te krijoje nje mini-jugosllavi te vogel.

    1. Asd says:

      Per sa kohe qe cdo shtet ka qeverine e tij dhe perdor parimin e reciprocitetit, nuk ka asnje rrezik per jugosllavi te re. Ndoshta pala shqiptare duhet te shikoje ne cfare menyre te zvogeloje ndryshimin midis bilancit import export, duke nxitur perfitimet. Nuk mund te jetosh me frike. Edhe te zesh peshk eshte e rrezikshme sepse duhet te dalesh ne det. Plotesisht dakort me idene e bashkepunimit rajonal.

    2. Shqiponja says:

      O Marku , ke zgjuarsi te pakapshme o plako , kujdes se nga zgjuarsia e tepert kalon ne psikopati……

  2. Asd says:

    Per sa kohe qe cdo shtet ka qeverine e tij dhe perdor parimin e reciprocitetit, nuk ka asnje rrezik per jugosllavi te re. Ndoshta pala shqiptare duhet te shikoje ne cfare menyre te zvogeloje ndryshimin midis bilancit import export, duke nxitur perfitimet. Nuk mund te jetosh me frike. Edhe te zesh peshk eshte e rrezikshme sepse duhet te dalesh ne det. Plotesisht dakort me idene e bashkepunimit rajonal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje