"Shqipëria s'ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë", Rama: Kosova po vetëpërjashtohet nga lëvizja e lirë në Ballkanin Perëndimor

10 Nëntor 2019, 12:49Politika TEMA

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë dalë në një konferencë për shtyp pas Samitit të Ohrit në kuadër të ashtuquajturit “Mini Shengeni Ballkanik”.

Gjatë fjalës së tij Rama pati kritika të forta për politikën në Kosovë, për të cilën tha se Prishtina zyrtare u vetëpërjashtua nga Samiti pa asnjë arsye.

Më tej Rama ritheksoi edhe njëherë faktin se “bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqipëria ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës. por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë interesat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes.”

“Dua të falenderoj Zaev për organizimin e shkëlqyes për mikpritjen. Është e shkruar në dokumentin e Novi Sadit dhe është e përsëritur se nuk është ideja të ndajmë Ballkanin Perëndimor por të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

 Është një nismë që vjen si veprim i brendshëm pa patronazh nga jashtë. Miqtë tanë ishin këtu të pranishëm dhe ishin të ftuar dhe jo ftues. Ky nuk është një problem. Në mbledhjen e radhës në Durrës do jetë edhe pasardhësi i Mogherinit i cili do të marrë pjesë në këtë proces si një vazhdimësi.

Mali i Zi dhe Bosnja kërkuan kohë por me gjithçka është rënë dakord të përshihet edhe Kosova. Dua të jem sa më i qartë me të gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. 

Nuk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e kishin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës.

Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej do interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim.

Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqipëria ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë interesat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes. një pyetje e thjesht do ndihmonte shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës:

 A do donin të vazhdonte historia me njerëz që mbajnë radhë dhe mallra që presin apo që të çelej plotësisht kufiri për 4 lëvizjet e lira. Heqja e kufirit nuk është një mini shengeni. Duke 180 cm nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të lëvizin lirisht pas pasur pengesa absurde që përkthehen në kosto që ne i humbim nga ky lloj barrikadimi pas kufinjve që i ka ikur koha. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të zhduket”- tha Rama.  (TemA)

23 komente në ““Shqipëria s’ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë”, Rama: Kosova po vetëpërjashtohet nga lëvizja e lirë në Ballkanin Perëndimor”

  1. Sqepari says:

    Me syte e Kosoves shih, o z. Kryeminister. Ju, sot jeni neser do Ikni, por mos Ik me turp. Kosova flet vete, nuk ka nevoje ta perfaqesoje kush!

    1. Love Laberi says:

      O sqepar la bishte…nuk la thene ndonje gje qe e demton kosoven..Kosova me e forte eshte kur bashkerendon me Shqiperin veprimet se sa kur ben ne kok te saj…kosova nuk eshte amerika apo Rusia qe te mos ket nevoj per askend..prandaj ti lene pordhet dhe te bashkohen bashke shqiptaret sepse keshtu do ken mundesi te kerkojne me shume kur jan me shume…te tjerat jane “folklor” provincial..

    2. Emigrant says:

      Po mire o Sqepar,sot me shume se kurre Kosova duhet te ishte prane nesh ne menyre politike..!Europa na perplasi dyert ne fytyre,me sakte nuk na ka dashur kurre..!A nuk do te ishte me mire qe Kosova te bente nje referendum per bashkimin e kufijve me Shqiperine?Duhet te lihen bindjet politike menjane….

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Ke shume te drejt.. Dhe ai po ben pikerisht kete.. Spo pret me per mllefin e kosovareve per shekuj dhe po I ben gjerat ne emer te Shqiperise tani e tutje.. Pyet pse ka kufij oden tregtare kosovare te shohesh kujt ti vij turp.. Vazhdo mjeshter mos e caj koken..

  2. Me thene te verteten: says:

    Shqiperia nuk ka shume interes per kalim madhrash ne Serbi dhe MV por jane keta vende qe lakmojne portin e Durresit prandaj mund tu benin kerkesa ne favorin tone dhe Kosoves perpara pranimit te marreveshjes.

    1. beni says:

      Ata kanë malin e zi,ah qe akoma ju ka ngel turku ne mendje!

  3. Kiri says:

    Po luan rolin e trathtarit,ne vend te perpiqesh te bashkohesh me kosoven na flet perralla me mini shengen qe per ne nuk ka ndonje leverdi te madhe per mos me thene fare dhe pergjegjesite do bien mbi ty se nuk i ke diskutu me parlamentin e te tjere.

  4. Gjakovari says:

    Nevoja per vemendje ,komplekse inferioriteti, adoleshence e vonuar …jane veçori qe s’duhet karakterizuar asnje kryeminister te asnje shtet te botes.
    Sidoqofte,e ke tepruar ,o vlla !!!

  5. Remi says:

    Zoti Kryeminister!
    Me gjithë Respektin per ju!
    Kjo nisem e një Mini-Shengeni i ka rrënjet te Rusia, nuk ka asnjë qëllim tjeter të Rusisë vetum ta bllokoj hyrjen në BE të gjitha shteteve Ballkanike!
    Serbia çdo ditë armatoset nga Rusia,athua pse po ju deshkan keto armë Serbisë “Kundër cilit Shtetë”.
    Serbia e ka shumë të qart se pa njohjen reciproke me Kosoven nuk ka gjasa të hy ne BE,
    Prandaj zoti Kryeminister si mundet të thuhet që Mini-Shengeni ka per qëllim lëvizjen e lirë vetum me leternjoftim kur Serbia nuk njeh asnje Dokument të KS.
    Së pari njohja tani Mini-Shengen apo ta quajmë si të doni.

  6. Debatik says:

    Zoti Krye minister vazhdoni punoni dhe mos u merni me fjale lere opoziten te beje papagallin se edhe vete dhjetosja te njejten gje do beje

  7. DARDANIAN says:

    Zoteri kryeminister I Shqiperise, te falenderoj per cdo gje qe ke bere per Kosoven mirepo duhet ta them nje gje…te me falesh per paditurine time ne politike por keta serbet nuk I e di I njef ti apo jo,keta jane kopila te medhenj ne politike,ne tavoline jane ne gjendje te bejne çmos qe te dalin fitues,me beso ose jo po te flas nga kendi im I veshtrimit sepse I njof me mire se ti.Une shpresoj qe ti mos te biesh ne gracken e pasardhesve te Cubrilovicit ose te Nikolla Pashicit sepse do ishte keq dhe per ne dhe per ju.

  8. Flutura says:

    O sqepar, ke hasur ne hekur.
    Kur ta kuptosh ti idene, do te realizohen te tjera te reja me te avancuara. Je teper i prapambetur per te kuptuar keto ide.

  9. Pedro i ri says:

    Hapja e tregut sjell zhvillim ekonomik dhe kjo sjell mireqenie, te cilen askush nuk eshte i interesuar ta prishe.
    Kini durim, rritet konkurenca, rritet cilesia dhe punesimi.

  10. Floriri says:

    SHPESH HERE LEXOJMË KOMENTE TE NDRYSHME NË PORTALET KOSOVARE QE LËNË PER TE DËSHIRUAR SHUME SI NGA ANA E SHKRIMIT TE GJUHËS DHE NGA KUPTIMI POLITIK. SHUMË PAK JANË ATA QE BIEN DAKORT ME VJEN E DREJTE QE NDJEK P. S. PËR TE MIRËN E TYRE DHE TE KREJT KOMBIT SHQIPETAR. TIRANA GJITHMON KA MBAJTUR DHE MBAN NJE QËNDRIM KREJT TE KUNDËRT NGA AI KOSOVAR. AJO GJITHMON MBËSHTET DHE I MËSHON FORT BASHKIMIT KOMBËTAR DHE NË TE MIRËN E POPULLIT TE KOSOVËS. POR NJE GJË NUK KUPTOHET NGA ATA OSE KA DIÇKA QE NUK ECËN NDËRMJET TYRE. SI NUK ARRIJNË TE KUPTOJNË ASNJËHERË SË SHQIPËRI KA QENE DHE DO TE NGELET GJITHMONË MBUROJA DHE MBROJTËSI I TYRE KRYESORE SI NË TE KALUARËN DHE NË TE ARDHMEN E PËRBASHKËT SI KJO E SOTTMJA KU AJO NUK DUHEJ TE NDAHEJ NGA NE PËR TU LIDHUR DHE JU BASHKUAR ME SHUME INTERESAVE TE EUROPES DHE BALLKANIT NË TE MIRËN E SAJE. KETE DUHET TE KUPTOJNË JO VETËM POLITIKANËT KOSOVARE POR DHE I GJITHE POPULLI.

  11. Cudia says:

    Zoti Rama! Je duke i dhene hyrje Serbise ne det. Me pak fjale Rusia gjeti shtegun pa bere lufte fare nderkohe qe po armatos Serbine. Nje pyetje kam. Ky eshte nje hap i madh we do miratim nga pupolli. E ke ti kete miratim?

  12. Pushka says:

    Problemi i kosoves dhe i kosovareve eshte se ata ose do te dominojne ose te dominohen. Nik dine te jetojne ne paqe. Pjesemarrja ne samit eshte hapi i pare i njohjes. Megjithate Kosova i fut i maxi shengen me Turqin e Sirine dhe e balancon pak ballkanin sllav.

  13. Arjan says:

    Pa kosoven Nuk ka shengen Zoti rahmut.Shqiptaret Duhet te jene te bashkuar rreth vetes se tyre me pare pastaj te shikojme aleancat me serbet e bullgare.Si gjithmone politika Shqiptare e dobet e detyruar nga ruse te vendosin rregullat e tyre dhe si gjithmone plehra Shqiptare udheheqes fodull bythlepires.Politika e jashtme Shqiptare antikushtetuese ne 30 vitet e fundit duke I shkaktuar shqiperise humbje si ne rrafshin ekpnomik ashtu edhe tokesor kthim prapa.Shqiperia Duhet te mbaje larg shtete fashiste si Serbia greqia .qe vazhdojne punen e tyre per elimininin e Cdo gjeje Shqiptare.Ja ke fut kot rahmut.

  14. Kujtim says:

    Me trimeri dhe karagjozllek nuk behet politike.
    Kosova momentalisht ka nje lider që e quan veten trim por politike nuk ben.
    Të fortin e ben ai që është i forte.
    Ne nuk e kemi atë luks sepse jemi shtet i vogel.
    Atehere duhet te mundohemi të bejme politikë.
    Kosova deri sa të vijë Kurti në pushtet , nuk e ka këtë mundesi sepse udhehiqet nga trimat

  15. Dori says:

    Jeta eshte prove ne vazhdim: mire eshte qe te shkojme pa viza edhe ne Serbi, si ne Turqi.
    Po qe se serbet do te krijojne probleme, vizat i vendosim perseri.

  16. Giorgio deda says:

    Zoti kryeminister kam oerkrahur disa here qendrimet tuaja, por edhe ju kam kritikuar ne disa raste. Edhe per jete minishengen nuk Jam shume dakord sepse shqiperia nuk ka prodhime te eksportoje ku interresi me i madh eshte i Serbise. Une mendoj se nashkimi i shqiperise ne Kosoven eshte i domosdoshem me referendum popullor shqiperi kosove kjovishte me e nevojeshme se minishengeni pur mendjemadhesia e shqiptarit e penguan kete vepren kombetarnga liderit drejtues Uk mendojne me shume interreset personale, karrieren. Pasurimin se per interreson e popullit shqiptar. Une uroj nje bashkpunim te fuqishem Rama – Haradinaj- Kurti, – Osmani

  17. M says:

    Per disa drite shkurter ,qe nuk shikojne me sy se u jane veshur nga urejtja partiake me qellim qe kundeshtaret politik ne kete rast mazhoranca mos te kete sukses ne politiken e jashtme dhe e cilesojne cdo lloje veprimi edhe kure eshte ne linjen kombetare,evropiane dhe amerikane i cilesojne anti kombetare dhe anti perindimore
    Nuk shikojne as me nje sy ,se nuk shikojne hallin qe i ka zene se njeri u ka dale ,edhe tjetri u ka zene pane (cipe) dhe cdo gje u duket mjergulle dhe eresire dhe ato qe rekomandojne peredimoret i shohin e paraqesin egersira
    Nuk shikojne as me dy sy ,se nganjehere nuk shikojne syte po nuk shikon mendja.. ….
    Nje pyetje kisha per te gjithe
    N.q.se ne samitin e shengenit ballkanik ose sic e quajne ata me mendje mini (mini shengeni) mirte pjese dhe Kosova ne funde do firmoset nga perfaqesuesit sipas rastit te cdo shteti ( p.shembull…nga Rep. Shqiperise k/ ministri,nga Rep.Maqedonase…nga Rep.Serbe….nga Rep Kosoves.. kjo nuk do ishte duan apo stuan ca ne njefare menyre njohje e Rep. se Kosoves defakto pavaresisht dejure nuk njifet( akoma)?!

  18. lali says:

    Nuk di si te kuptoj Ramen me kete sjellje antikombetare.Nese lexoni portalet serbe 99.9%jane anti shqiptare.Serbia qe vrau dhe dogji Kosoven (Kroacine dhe Bosnen) jo qe nuk kerkon falje por luan rrolin e viktimes……Une kam nje pyertje per ju komentues qe perkrahni ramen.Kur shqiptaret paten ndonje te mire nga serbet ne historin e tyre?Cfare te mire presin tash nga Vucic,Dacic…..ministra dhe zedhenesa te Milosevicit.Dikush ketu ne shqiperi do te thote qe ne skemi pare keqe nga serbi!po pasi kemi pase nje mure rrethues me shqiptare pergjat kufirit dhe ata kan paguar harace dhe per ne,kur te bini serbin mbrenda flasim.

  19. Ina says:

    EPO NUK KENI FARE MENDJE TE KTHJELLUAR JU QE JENI DAKORT QE KOSOVA TE FUTET NE ATE STRUKTURE RUSE .A NJIHET SHTET I PAVARUR NGA SERBET KOSOVA? RAMA NUK E DI KETE FAKT ? DOBESIMI POLITIK I KOSOVES NGA TRUNGU MEME SHQIPERIA ESHTE NORMALE NE SYTE E AMERIKES ? A MORI NJE VENDIM POZITE OPOZITE RAMA PARA SE TE SHKONTE TEK GJAKPIRESIT E VJETER TE BALLKANIT? HAROI EDI RAMA QE VUCIC ,LUFTOI E KA VRARE SHUME BASHKEKOMBAS SE BASHKU ME MILLOSHEVICIN ? PERSE EDI NUK E SHPREHU ME TE MADHE QE ,, PA U PRANUAR SHTET I PAVARUR KOSOVA ME SHQIPERINE ASNJE NEGOCIATE ,, PRA KJO VJEN ERE E KEQE TRADHETIE ,SHUME ERE E KEQE …DICKA LUHET NE KURIZ TE KOSOVES ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 等身大 ラブドール

    ラブドール 私はいとこからこのブログを提案されました。私の問題についてこれほど詳細なことを誰も知らないので、この投稿が彼によって書かれたものかどうかはわかりません。あなたが素晴らしいです!ありがとう!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje