Pse del Macron në krye të atyre që shajnë NATO-n?

10 Nëntor 2019, 09:24Politika TEMA

Akuza e Emmanuel Macronit se NATO ndodhet në vdekje klinike ka ngritur më shumë pyetje për gjendjen e kreut të shtetit francez, se për NATO-n. Teri Schultz shikon efektet e kësaj deklarate.

Nga Teri Schultz, dw

Mike Pompeo ishte modeli i vetë-përmbajtjes në Berlin. I ndodhur në Gjermani për festimet e rëniës së Murit të Berlinit, sekretari i Departamentit të Shtetit u pyet, nëse ai beson, se NATO është në gjendjen e vdekjes klinike, për shkak të mungesës së angazhimit amerikan, siç tha presidenti francez, Emmanuel Macron të enjten në një intervistë për The Economist. Pompeo i dha nota komike këtij momenti, priti pak dhe tha „kaq shumë përgjigje të mira”, duke qeshur me vete, pastaj „kaq shumë kamera”, shtoi ai duke qeshur më shumë e duke shkaktuar edhe duartrokitje tek audienca.

Kryediplomati i Donald Trump u soll si burrë shteti, më shumë se në ndonjë dalje të mëparshme publike në Europë, pa iu adresuar as Macronit në mënyrë specifike e as referimit për „vdekjen klinike”. „70 vite (NATO) ka nevojë të rritet dhe të ndryshojë. Ka nevojë të kontrontohet me realitetet e sotme dhe sfidat e sotme”, tha ai.

„Nuk besoj, se këto angazhime (politike) të vendeve tona do të humbasin ndonjëherë rëndësinë.” Megjithatë ai shtoi, se „nëse nuk ibën ato që duhet për t’u konfrontuar me sfidat e sotme në mënyrë efektive, nëse vendet besojnë, se mund të marrin të mirat e sigurisë pa siguruar burimet që nevojiten për këtë, nëse ato nuk i përkushtohen angazhimeve të tyre, atëherë ka një rrezik që NATO të mund të bëhet joefektive ose e vjetëruar.”

Vërejtet e Macronit

Jonathan Eyal, drejtor i institutit me qendër në Londër, RUSI, thotë, se Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini për shembull ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macron. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e përcaktoi deklaratën e Macron si „fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s.”

Eyal habitet se edhe sa kohë do të kërkojë që Donald Trump ta përhapë komentin e Macron, si evidencë për të, se ai ka pasur të drejtë për një kohë të gjatë për mangësinë kolektive të europianëve në çështjen e mbrojtjes. Sipas Eyal, mund ta kritikosh aleancën, por ka mënyrë më produktive për ta bërë këtë. „Ajo që bëri presidenti francez, është vënie në dyshim e fundamenteve të rendit të pas-luftës pa ofruar aktualisht asnjë gjë substanciale kundër kësaj.”

Qasje ruse … vërtet?

Justyna Gotkovska, eksperte e mbrojtjes në Qendrën e Studimeve për Europën Lindore në Varshavë ka një qëndrim shumë më tepër kritik. Duke shënuar, se SHBA, megjithë ankesat e ka rritur angazhimin e saj ushtarak në Lindje, „Franca ka qenë vetëm pak e përfshirë në masat e strategjisë së frikësimit në krahun lindor”, tha ajo për DW.

Gotkovska është veçanërisht e shqetësuar për pohimin e Macronit,se Europa nevojitet „të rikonsiderojë pozicionin e saj me Rusinë”, të cilën ajo e shikon se tejet pajtues. „Nëse Franca është e shqetësuar për sigurinë europiane, po bën shumë që ta dobësojë atë, me vënien në pikëpyetje të vlerës së NATO-s, si dhe duke harruar performacën e dobët të ushtrive europiane e duke gjykuar gabimisht politikat dhe qëllimet ruse.” Retorika e Macron shkon në favor të Rusisë, sipas saj.

Niklas Novaky nga qendra studimore Martens shton, se Macron prek një nerv ne vendet lindore europiane. „Ato e ndjejnë me të drejtë që NATO është gurthemeli i sigurisë së tyre dhe se nuk mund të mbështeten vërtet mbi diçka autonome europiane që mund të propozojë Parisi.”, thotë Novaky. Kjo është shqetësuese edhe për jo anëtarë të NATO-s, si Finlanda, që e shohin aleancën si bazë të stabilitetit në rajonin baltik. Novaky thotë, se këto deklarata më shumë kanë efekt negativ për vetë Macron, „dhe ngrenë pyetjen shumë legjitime mes vendeve anëtare të NATO-s për angazhimin e Francës aty.”

Sipas Novakyt është e paqartë se cili ka qenë qëllimi i presidentit francez me këtë deklaratë, ndoshta deklarata e tij mund edhe të ketë qenë një gabim pa ndonjë qëllim, është i mendimit ai. „Ajo vetëm se e komplikon axhendën e tij politike të mbrojtjes në kontekstin e Bashkimit Europian dhe jashtë BE.” Por komplikon edhe axhenda të tjera, thotë eksperti Eayl, duke përfshirë edhe takimin e ardhshëm të krerëve të shteteve e qeverive të aleancës në Londër në dhjetor.

10 komente në “Pse del Macron në krye të atyre që shajnë NATO-n?”

  1. pjeter says:

    Sepse e ndien veten nje “DRANDEUR”,dhe ka nje cinizem te semure.Ai do te marre vota nga lepenistet,dhe nuk e ka problem fare,te behet nje populist i rendomte,duke leshuar “Boutade” te nje pas njeshme.

  2. Flamuri says:

    Dihet qart qe Franca eshte aleati kryesor i Moskes.E bllokoi Ballkanin per hapje te negociatave vetem për ofruar Rusise hapsirë veprimi që ky
    që ky regjion të mbetet nën përkujdesjen e askujt .As armatosja e Sërbisë nuk eshte nje rastësi po ka nje qëllim afatëgjatë qe sapo të jepet rasti
    te futet ne Kosovë.Nuk eshte e rastësishme që Macron tani e sulmon edhe Naton tani,gjithqka duket mire e kordinuar .Qëllimi eshte qe këtë rajon
    Ta largojë nga ndikimi Gjermanë .Kjo po shihet po ajo qka nuk shihet edhe me e rrezikshme ,ku i dihet se qka gatuajn këta ne prapaskenë.
    Po ne ku jemi??????

  3. Z says:

    Kane qene edhe te tjere para tij. Eshte interesant fakti qe, jane dy shprehje te ndryshme ,por jo vetem kaq! Shkojme drejt lindjes se atje lind Dielli,duke kuptuar komunizmin apo Bashkimin Sovjetik! Tjetra “drejt perendimit” sepse shkon me diellin qe nuk perendon! Braktisen te paren,me te drejte ,dhe perqafuam te dyten po ashtu me te drejte dhe me vetedije te plote!Por te dyja keto po e humbin kuptimin,neqoftese nuk e kane humbur tashme,ne ditet e sotme! E arritem demokracine dhe tani cfare?! “Asgje e re nga fronti i Perendimit”, ka kuptimin me te forte se kurre.

  4. Populli says:

    Fuck you makron

  5. flitet e qarqet kishtare
    se ky njeri i vuri flaken Notre Dame -s
    i pagezuar si Djalli i Flakeve
    nji njeri thellesishte ipalumtur e jete

    qe gjithmon mendon qe ne gjithcka te ndez flake

    IZOLOHENI DJALLI E PARIS-IT

    ME PARE SE TI VER ZJARRI EUROPES

  6. Zijadin says:

    Nuk habitem nga çka thot macaroni per NATO
    me kujtohet ne kohen e bombardimeve ne serbi kur intervenoi aleanca e NATO si spiunonin gjeneralet françez ne favor te serbeve , françezet historikisht kane lidhje te ngushta me serbet dhe ruset prandaj me ket deklarate macron mbron interesat ruse ne europe .!!!!!

  7. Debatik says:

    Fjalet e popullit ne vesh te perendise Amiiiin

  8. Peço says:

    Gjermania tani është si veshka në mes të dhjamit. Mbrojtjen e siguron me trupat amerikane, shpenzime për mbrojtjen bënë aq sa nuk e dëmton aspak ekonominë dhe në fund, ajo që ka ëndërruar gjithmonë, që të përdor skllevër për punët e saj, tani jo vetëm e ka të siguruar,sepse i vijnë vet në vëndin e saj, por dhe i duhet të bëjë përpjekje të ketë sa më pak të tillë. Vetë gjermanëve u ka mbetur të ngrysin kohën duke lexuar Niçen dhe Shopenhaurerin, të dëgjojnë Moxartin dhe Bethovenin, dhe të mbushin stadiumet plot për të ndjekur Bundesligën. Francës po i thyhet kërrbishtja nga pesha e barrës që ajo mban për shpenzimet në Nato. Kjo e shqetson Makronin. Po e ndjen rëndë Amerika dhe nëpërmjet Trampit ka kërkuar që aleatët të marrin përsipër më shumë përgjegjësi për barrën e mbrojtjes së vëndeve të tyre. Po dëgjon Gjermania nga ai vesh? Ajo, siç thuhet, ‘ka gjetur Amerikën’. Dhe bënë gjithçka për të ruajtur këtë gjëndje. Të sigurosh mbrojtjen mbi shpaullat e të tjerëve, nuk është pak. Është pikërisht kjo një nga arsyet e suksesit ekonomik gjerman, mbajtja e shpenzimeve për kontributin në Nato mundësisht në nivele sa më të ulta. Ky është dhe shkaku i vërtetë i shqetsimit gjerman për deklaratën e Makron. Ajo nuk do të paguaj më tepër nga sa paguan. Deklarata e presidentit francez, në fakt, këtu synon, në rritjen e shpenzimeve të anëtarëve për aleancën.

  9. bonehead says:

    Macron do thjeshtë që të krijoj një ushtri europiane. Problemi qëndron i njëjti si edhe Charles de Gaulle-it, i cili përjashtoi forcat amerikane edhe bazat amerikane në vitet ’60 nga Franca, donin që të krijonin një superfuqi ushtarake europiane por nuk kanë kapacitet për ta financuar. Në rastin e sotëm Macron do Gjermaninë që ta financoj këtë ide. Por populli gjerman edhe Bundestagu nuk kanë për ta mbështetur kurrë sepse u dhëmbë xhepi edhe u priahen planet sociale.
    Si ide kjo nuk është e keqe, por në këtë ide përjashtohet U.S.. Këtë kanë problem vendet e tjera anëtare si U.K., Sweden Norway and Finland, Italia edhe Polonia e cila rrezikohet drejpërsëdrejti nga konfrontimet me rusët.

  10. Iliria e bashkuar says:

    Anti Shqiptare me dengla, me Naton dhe Ameriken eshte si kalova lumin e te befsha kalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje