Verifikim veprimeve të prokurorëve të Lulzim Bashës

9 Nëntor 2019, 18:24Politika TEMA

Dosja hetimore në ngarkim të Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të lartë të PD-së do t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm nga Prokuroria e Tiranës.

Burime zyrtare nga organi i akuzës thanë se nën verifikim do të jetë procedura e ndjekur nga dy prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha, që e kanë mbyllur dosjen pa miratimin e kolegut të tyre Kol Hysenaj.

Të tre prokurorët kanë qenë pjesë e grupit hetimor të ngritur me urdhër të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Ymeraj.

Zyrtarë të Prokurorisë, të kontaktuar thanë se dosja nuk mund të dërgohej për në Gjykatë pa firmën dhe dijeninë e prokurorit të tretë të çështjes.

Prokurori Kol Hysenaj nuk ka qenë dakord me mbylljen e hetimeve dhe ka kërkuar shtyrjen e tyre, deri në marrjen në pyetje të shtetasit amerikan, Nik Muzin, i cili ka marrë 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike, për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa dëshminë e Muzin, i konsideruar si person kyç në këtë çështje, hetimi është konsideruar i paplotë nga prokurori Hysenaj.

Nik Muzin pritet të merret në pyetje në Shtetet e Bashkuara për llogari të hetimit.

Autoritetet amerikane u kanë kërkuar prokurorëve shqiptarë që të bëjnë të qartë nëse statusi i Muzin është si dëshmitar, apo objekt i mundshëm i hetimit, dhe nëse ai ka apo jo të drejtë të refuzojë të dëshmojë, sipas ligjit shqiptar.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Ymeraj, deklaroi një ditë më parë se prokurorët Tako e Karanxha kanë vendosur apriori dhe kanë marrë iniciativë të vetëshpallen prokurorë të çështjes, duke përjashtuar prokurorin Hysenaj.

Ajo tha se dosja nuk është dërguar ende në Gjykatë dhe madje nuk është qepur ende.

Dosja gjendet në zyrën e protokollit të Prokurorisë së Tiranës, me kërkesën e Takos e Karanxhës për ta dërguar në Gjykatë.

Ymeraj ka sqaruar se për arsye shëndetësore nuk ka qenë në punë, por pritet që me kthimin e saj në zyrë të hënën, të nisë edhe verifikimi i veprimeve të dy prokurorëve Tako e Karanxha.

Këta të fundit e dërguan Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin në gjykatë nën akuzën për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe rrëzuan akuzën për pastrim parash.

Fati i dosjes mbetet i paqartë, pasi nuk dihet nëse Prokuroria e Tiranës mund ta bllokojë atë nëse do të konstatojë shkelje, apo do ta dërgojë në gjykatë dhe do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë nëse dy prokurorët kanë shkelur procedurën dhe nëse dosja ka nevojë për veprime të tjera hetimore.

“Dy nga tre prokurorët e dosjes Basha, do ju duhet të arsyetojnë në mënyrë të shkruar se çfarë rrethanash ndikuan në ndryshimin e qëndrimit nga ana e tyre, duke qenë së është e njëjta gjendje e akteve që nga moment që e kanë marrë z. Basha në cilësinë e të pandehurit në qërshor të vitit 2019”, shprehet Elisabeta Imeraj.

Karanxha dhe Tako, do të duhet të shpjegojnë edhe bazën ligjore të mosnjoftimit të kolegut të tyre Hysenajt.

“Së dyti, dy nga tre prokurorët duhet të shpjegojnë se me çfarë baze ligjore kanë mënjanuar nga dosja prokurorin e tretë, duke mos i bërë me dije veprimet që po kryheshin dhe pse duhej bërë kjo, pa ndërmarrë asnjë veprim procedurial”, ka thënë Imeraj.

Tashmë, çështja është në dorë e vet Elisabeta Imerajt për zgjidhjen e situatës.

“Së treti, drejtuesi i Prokurorisë ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë me anë të udhëzimeve për zgjidhjen e situatës dhe verifikimin e vlefshmërisë së veprimeve të prokurorëve Karanxha dhe Tako”, shton Imeraj.

8 komente në “Verifikim veprimeve të prokurorëve të Lulzim Bashës”

  1. Argita shemtuar me dildo ne dore says:

    Doni te ma qini në bythe Lulushin time????!!!
    Nuk jua lejoj e do ti them babi Saliut una,

  2. "BOHOTINA" says:

    Coni o prokurori nje ceshtje deri ne fund. Boll me me raporte, me procedure me hile, me raporte, me semundje e skuthlleqe ky kloun cirku…

  3. Timi says:

    Pushojini nga puna dhe hetojini e rrasini ne burg. Jane keto palaco qe i zgjaten jeten nd politke krimineleve te tille si Sali gungi, Meta kokekatrir dhe ketij spurdhjakut Basha…

  4. 161 says:

    NE QOFTESE NUK PREJASHTOHET NGA PROKURORIA E TIRANES ELIZABETA YMERAJ SALIU ILIRJANKA DHE LULZIMJA DO SHIN LEME NE KURRIZ TE POPULLIT SEPSE TE GJITH CESHTJET E HAPURA PER KETA DO I COJNE NE PROKURORINE E TIRANES DHE MACIA ELIZABET I NXJERR TE PA FAJSHEM SI GJITHMON THIRJE PROKURORES ARTAMARKUT TA DEKTISI NE KRUM TE KUKSIT QE TE ZEJ MEN JU FALIMDERIT

  5. Kosovarja says:

    2 prokuroret qe shume shpejt do te peshohen ne veting, thone se” nuk ekziston vepra penale”…Atehere ata duhet te shpjegojne veprimet e tyre se si kane arritur ne kete perfundim, si dhe duhet te aryetojne dhe mos veprimet ne te njejten kohe, pasi ky koncept ekziston ne drejtesi, apo ky i fundit nuk ekziston? Per me shume drejtesia duhet te jete shume me strikte vecanerisht per personat publik qe pretendojne te jene ne detyra publike.

  6. safedini says:

    A e kuptoni qe ata jane si mizat e dheut qe sa vret njeren del tjetra!Ata thone qe kane dashur edhe ti nderojne emrin Tiranes me Tropojen ose ne pamundesi Tropoja te ishte kryeqyteti i Shqypnise ku ne hyrrje te ishte busti i prijsit lexhendar te tyne Berishe tue nda nji torte te madhe me legena!Me pak fjale do te ishte si ai mozaiku i Muzeumit Kobetar!Ndaj mos kerkoni me hek mizat e dheut prej plehu se do te jete budallalliku ma i madh!

  7. fteri says:

    Tashmë, çështja është në dorën e vet Elisabeta Imerajt për zgjidhjen e situatës.Dy prokurort kan mbushur xhepat …….prandaj pushuan çeshtjen e L.Bashës .Ju kujtoi këtyre prokurorve Karanxha dhe Tako se prokuroria nuk është vepër e dy prokurorve të inkriminuar e ryshfetxhi si ju ,qoftë edhe sikur gjenial të jeni …Prokuroria shqiptare ka me dhetra prokuror me integritet e gjanial si Elizabeta Imeraj ,që zbatonë kodin penal dhe lufton kundër shkelsve e kriminelve lobues si L.Basha që i shpëtoi edhe dënimit me raport mjeksor për vjedhjen e pareve të rr.kombit.
    Prandaj Elizabetë -ruhu nga “gabimet ” e këtyre dy prokurorve të inkriminuar ,dhe mos justifiko të tuat me tyre.

    Vendin e prokurorit të mirë e meriton vetëm ai që krimin e lufton përditë. Jan të shumta sot rreziqet në drejtësi nga korruptimi i prokurorve dhe gjykatësve ,dhe keqëkuptimi se drejtësia mund të blihet me lek .Kjo është ideja më e rrezikshme dhe e tmerrshme që ka kultivuar Sali Berisha me shkollën e plepave ,bë ç’të duash ,vidh sa të duash ,po pagove pare prokurorit ,gjykatësit nuk ndëshkohesh !….

    Këtë rrugë ka ndjekur Lulëzim Basha dhe këta dy prokuror të inkriminuar që mbushën xhepat me pare të krimit dhe mendojnë t’ë ja kalojnë pa ndëshkim e kan gabim ,wetingu do ti kaloi në filtër dhe do të dali krunde as derrat nuk hanë !……

    Nuk mund të ketë VENDIM PROKURORËSH APO GJYKATËSISH ,ABSOLUT pa hetim e përgjegjësi personale të sejcilit prokuror për vendimin e shfajsimit të lobimit të L.Bashës te Rusët,apo çdo vendim tjetër abuziv .Ligji është i prerë ,ai nuk fal njeri ,e mban fjalën ,në rast të kundërt nuk quhet ligjë,por Maliq ..

    Nuk ka vendim gjyqi pa përgjegjësi personale të prokurorit apo gjykatësit.Në qoftë se kjo nuk vendoset qartë e prerë në ligjë ,atëherë ne do të ndodhemi përbllë një rreziku të tmerrshëm të madh.Të bëjn Ç’të duan prokurorët e gjykatësit dhe mos tu hy ferrë më këmbë,ju garantoi se do të kemi ,jo reduktim ,por shtim të dhunëls ,krimeve ,vrasjeve anarshisë totale.

    Prokuroria e përgjithshme është organi më i lartë e më e madhe ,institucioni serjoz ,që duhet të vë para ligjit prokuroët e gjykatësit e korruptuar të cilët i kan sjellë e i sjellin dëme të mëdha vendit e drejtësisë shqiptare. ?

  8. shezo says:

    Ca jane keto budalleqe per dit budalleqe dgjojm ca prokuroresh jan keta ca gjyqyaresh jan keta ne shqipri shqiprin ekan marre kriminelet prokuror avokat gjyqtar hajduta jan te gjith te kapim çte kapim sa te jemi ne pune thon kshu do behet shqipria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje