Rama reagon pas zërave se ishte sëmurë: U “mbylla” duke punuar

9 Nëntor 2019, 18:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mungoi në një aktivitet të PS-së së Tiranës, ku në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm.

Në disa media u fol për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuar.

Vetë Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KÇK-së.

Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strutkurave të PS-së për Qarkun Tiranë.

Erjon Veliaj që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur.

Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara TV duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava.

Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”, tha Rama.

6 komente në “Rama reagon pas zërave se ishte sëmurë: U “mbylla” duke punuar”

  1. Kola says:

    Njerez jemi. Te gjalle, edhe semuremi, te vdekshem. E natyrshme..

    1. Rudi says:

      Vdekte e te marrte me vete

  2. spartak says:

    Zoti Rama .

    Unë nuk e dij se çfarë doni me bo me këtë Ligjin për KÇK-të , dhe kush do jenë ato persona , që do gjykohen e dënohen sipas këtij Ligji .
    Jam i mendimit , se nuk po arrini ndonjë gjë kushedi , dhe s’ka pse dilni Ju me shpatën mprehur me bë drejtësi e me u konfliktu e armiqësu me njerëzit , kushdo qofshin ata . Nuk është detyra e Juaj . Nuk mund të linçohen , gjykohen e dënohen njerzit , kushdo qofshin me amandamentin KÇK .
    Ju po përdorni një term KÇK , duke anatemuar disa abuzues , që janë në detyrë nëpër administratë , qoftë kjo dhe sistemi i drejtësisë .
    Kjo manovër do sjelli vetëm pështjellim , ndonjë gjueti shtrigash , nuk do zgjidhi problemin bazë të eleminimit të abuzimit , dhe do përfundojë në një show pa efektivitet as për Ju . Ju do akuzoheni për presion , ndërhyrje dhe ushtrim dhune ndaj një pushteti të pavarur , siç duhet të jetë drejtësia .
    Ju , të keqen , nëse doni me gjithë mend ta luftoni dhe ta shkulni me rrënjë , e , që të mos mbijë më , jo vetëm në sistemin e drejtësisë , jo vetëm në kastën politike e pushtetare , por edhe në qoshet më të fundit të administratës , për ta çliruar njëherë e mire këtë vend e këtë popull nga padrejtësitë , korrupsioni e abuzimi , mjafton dhe duhet , të rregulloni me pak ndryshim Ligjin e VETTINGUT dhe ta zbatoni atë pa hezitimin dhe zmbrapsjen ma të vogël për të gjithë njëlloj pa përjashtim , nga i pari i shtetit deri tek gardiani i burgut .

  3. Raimond vlonjati says:

    Rendesi ka te jete mire me shendet , se nuk ja duam te keqen

    Por une jsm qe ai ti largohet nga kreu i PS, sepse ai nuk esht socialist

    Qeveria e tij esht pro milionereve , jo pro shumices se thjeshte

    Ai nuk ka asnje reforme sociale ne qeverine e tij

    Taksat e tij jane kunder shumices dhe perkrahin vetem pakicen milionere

  4. Kalopi says:

    Ligji duhet te hetoj cdo njeri qe nuk kalon vetingun,si e ka vene pasurine dhe jo thjeshte ti perjashtoj nga sistemi. Eshte shume e thjeshte.

  5. wiena says:

    RAMEN E KAM PARE NE WIEN , DITEN E PREMTE , SI KOKRRA E MOLLES BASHKE ME LALI ERIN . 1000% E VERTETE . RAMA LEVIZ SHUME PA NJOFTUAR , KJO NUK DO TE THOTE ,QE AI SA HERE MUNGON ESHTE I SEMURE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje