Veliaj: Një socialist i mirë nuk e quan fitoren në xhep, por lufton çdo ditë për besimin e qytetarëve

9 Nëntor 2019, 11:20Politika TEMA

“Asnjë socialist i mirë nuk e quan fitoren në xhep, as nuk luan me besimin e njerëzve, por lufton çdo ditë për ta fituar atë ditë”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Parku Olimpik i Tiranës, në prezantimin me kandidatët për delegatë të Kongresit që do të zgjidhen me 16 nëntor. Kreu i Bashkisë u shpreh se PS kujdeset çdo ditë që të fitojë besimin e qytetarëve në çdo zonë të kryeqytetit. “Asnjë socialist i mirë nuk e merr për të mirëqenë fitoren, nuk luan me besimin e njerëzve, por lufton çdo ditë, sikur është beteja jonë më e rëndësishme, për ta fituar atë ditë. Ne nuk na duhet të fitojmë njëherë në 4 vite, ne duhet të fitojmë besimin, mendjen, zemrat e njerëzve përditë. Ne kemi bërë më shumë se të tjerët, por një socialist i vërtetë shqetësohet edhe për kopshtin me drekë dhe lufton sikur ajo të jetë beteja jonë finale”, nënvizoi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se delegatët e rinj të PS do të garantojnë vijimin e reformave dhe modernizimin e PS, që përgatitet për mandatin e tretë qeverisës. “Shpresa ime e madhe është që të gjithë këta delegatë të kthehen në një force emancipuese dhe modernizuese të PS, teksa përgatitemi për mandatin e tretë të Edi Ramës dhe të PS në krye të punëve të vendit”, tha Veliaj.

Teksa u ndal edhe në bojkotin që opozita i bëri jetës parlamentare dhe përgjegjësive të saj para vendit, Veliaj theksoi se tashmë mazhoranca ka një detyrë shumë herë më të madhe për të mos rënë në grackën e vetkënaqësisë. “Unë e di nga puna ime, kryeministri ma ka treguar disa here nga puna e tij, dhe jam i sigurtë edhe ministrat dhe deputetët, është më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtarët. Kur opozita ishte prezente, sado destruktive, sado me stërkëmbësha, sado me intriga, me shpifje, gjithsesi ishte një forcë presioni. Nga eksperienca ime ma bënte edhe mua punën më të lehtë, se vinte re ku kishim gabimet në bashki ose gjërat që mund të përmirësoheshin, qe ndoshta na kishin dalë nga radari. Kur s’e ke këtë, duhet të bësh vetë edhe kritikun e skuadrës tënde. Sepse nëse e lëmë këtë vakum dhe nuk reflektojmë mbi çfarë mund të bëjmë më mirë, atëherë do të biem në një grackë vetkënaqësie. Ndaj detyra e delegatëve është të na bëjnë edhe oponencë”, shtoi ai.

Veliaj siguroi se teksa Tirana i drejtohet shekullit të saj të dytë si kryeqytet, do të ketë të gjithë infrastrukturën që ka edhe një kryeqytet evropian. “Delegatët e Tiranës do të jenë delegatët e fundit të shekullit të parë të Tiranës si kryeqytet. Në vitin 2020 Tirana mbush 100 vjeç dhe mbyll shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve dhe fillon kapitullin e dytë , shekullin e dytë si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Sa kohë kemi humbur me llafe kot, sa kohë kemi humbur duken shkatërruar kënde lodrash, duke bllokuar unazën e Tiranës, duke dalë kundër çdo sheshi, kundër çdo teatri, kundër çdo pazari. Do të duhet të injektojmë që në shekullin e dytë të kapim çdo kohë të humbur që kemi humbur në shekullin e parë. Në shekullin e dytë dua të garantoj çdo qytetar të Tiranës që të jetë akoma më moderne, do ti ketë ato rrugë, ato autostrada, ato unaza, do ti ketë ato teatro, ato parqe, do ti ketë të gjitha gjërat që ka çdo vend tjetër në bashkimin evropian”, theksoi Veliaj.

3 komente në “Veliaj: Një socialist i mirë nuk e quan fitoren në xhep, por lufton çdo ditë për besimin e qytetarëve”

  1. Debatik says:

    Nje socialist i mire ben dhe nje rregullore te mire sesi ndahen ndimat sociale si mblidhen taksat si ndimon njerezit ne nevoje nuk shet dengla gjith diten dhe e fundit nuk pasurohet duke vjedhur

  2. A mendon ndonje per socialistet e lene rrugeve ?
    Cili prej tyre do te votoje ,kur sheh te rehabilitohen kundershtaret e tyre?
    Ju jetoni ne Tirane.
    Votat i kerkoni ne çdo qytet e fshat.
    Midis tyne edhe ne Shkoder.
    Nje pyetje kam per ju…une kur duhet te punoj ?
    Apo kur te vije pd ?
    Hajdeni punoni ne Shkoder.
    Ne krye te liistes Rama,Balla Spiropali e pastaj numeroni votat.
    Mbase s’kane per tu dale me llogarite.
    E ne fund te fundit perse te votoj me per ju?
    Apo qe te shoh drejtuesit e shkarkuar ne 2013 ,per shkelje te renda ,te rikthehen triumfalisht ?
    Kush ua pastroi biografine,kush ua ndryshoi mesataret ,apo eurot.
    Keni per te humb keq ne Shkoder.
    Edhe nese i nderroni drejtuesit.
    Me mire ne opozite sesa keshtu ,i neperkembur ju.

  3. Vlora1912 says:

    Nje Socialist i mire, ne Vendin e par per burimet e ujit te pijshem, nuk e rrit cmimin e Ujit …!
    …….
    Nje socialist i mire nuk e ben ujin me te shtenjt se qumeshtin.
    Nje Socialist i mir nuk e Dorezon Shtetin tek Privati, por e kunderta.
    ………
    Nje Socialist i Mire, nuk i lejon qe 100 mij Gra e Vajza te punojne ne Fasoneri, me paga minimale prej 150 €, pa zbatuar Kodin e Punes per javen 5-diteshe dhe Lejen Vjetore te paguar..
    …..
    Nje Socialist i mire nuk e Prish Hstorine e Kombit dhe Teatrin Kombetar per ca pallate Korruptive PPP-iste.
    …………..
    Nje Socialist i Mire nk shpenzon 500 milion Euro per 30 km rruge te panevoshme, duke vjedhur hapur 400 milion nga te 500 ta.
    ……….
    Nje Socialist i mire e di se Diktatura e Korrupsionit dhe krimit te Organizuar eshte shum me e keqe se Diktatura e Proletariatit..

    Nje Socialist i mire e di qe, ti dhe Bosi yt me Chitjene, nuk keni asgje te perbashket me Ata.

    Ju , bashk me Saleh barbarin, Lul Malinji dhe Pd, ilir mutsn dhe Lsi jeni ca bandit te qelbur dhe te kalbezuAr qe duheni mbuluar se na qelbet te tashmen dhe shkaterruat te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje