Kreu i grupit parlamentar te PS-së, Taulant Balla deklaruaroi se pavarësisht letrës së Presidentit, Ilir Meta për pezullimin e procesit për anëtarët e gjykatës Kushtetuese, PS do t’i votoje emrat ne Kuvend, ditën e hënë.
Në takimin e PS, ku prezantohen kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 16 nëntorit në PS, nën moton “Ti Zgjedh”, Balla tha gjithashtu foli edhe për akuzën që rëndon mbi kreun e PD për lobimin me para ruse si dhe falsifikim dokumentesh.
“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për celjen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimiste.
Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve.
Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën Kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën.
Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë.
Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale.
Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.”-theksoi Balla. (TemA)
Tha ky kokebolja ne shtator eshte gati pastaj tetor Nentor….tallin trapin me popullin por qe me dsshte zoti e hane mbrapsht ate mikun.Hajdute ordinere.
Po pse mor zotrinj ,nga brenda dhjetori u hodhet ne pranvere mars prill maj????.Ju jeni per tju vene drune.
Me ke talleni z.Balla? Sa here kemi degjuar per afate dhe ato jane shkelur?Vetem per Kuvendin flisni ju qe nga tre kandidatura do emroni dy? C’i thoni kesaj? Po ato te tjeret qe i zgjedh Presidenti si do te beni?Po ata qe zgjidhen nga radhet e gjyqsorit si do te beni,kur gjyqsori eshte per vete ku therret Kiameti ! Pastaj gthoni qe ne i kemi bere detryrat e shtepise,por ja Europa !Po sepse eshte kjo Europe qe na paragjykon kur jemi ne rregull e jo me kur jemi pa intitucione.