Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë në datë 28 Nëntor një marshim për bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës.
Marshimi do të nisë nga monumenti i Skënderbeut drejt shtatores së Adem Jasharit.
MARSHIM PËR BASHKIM
Bashkim kauzash me hapa drejt integrimit kombëtar
Shqiptarët nuk e kanë luksin ta shohin 28 Nëntorin thjesht si festë. 28 Nëntori është projekt i pazbatuar. Data përkujton shpalljen e Pavarësisë për një Shqipëri të bashkuar e të begatë, për të cilën dhanë gjithçka heronjtë kombëtarë. Por Shqipëria sot nuk është e begatë, shqiptarët nuk janë të bashkuar. Prandaj, 28 Nëntori është projekt i gjallë, që thërret për ndryshime sociale, ekonomike dhe politike, për rritje të sigurisë e për përparim shoqëror. Këto synime kërkojnë të ecet me hapa konkretë integrues, mes Shqipërisë e Kosovës. Ky integrim do të rrisë cilësisht demokracinë, do të zhvillojë ekonominë, do të forcojë shtetformimin, dhe do të përmirësojë ndjeshëm pozitën e shqiptarëve autoktonë në trojet e tjera dhe të atyre që jetojnë në mërgim.
28 Nëntori, data që na kujton se për sa kohë jemi të ndarë, nuk arrijmë dot begati, zhvillim e siguri.
Pavarësia pa sovranitetin e brendshëm fillon t’i përngjajë një guaske të boshatisur. Demokracia nuk ka kuptim tjetër përveç sovranitetit, dhe sovraniteti është mundësia e një populli për të zhvilluar vetveten. Goditjet ndaj së përbashkëtës, rrënimi i publikes kudo ku ajo shfaqet, po ia cenon Shqipërisë sovranitetin e brendshëm përditë e më shumë. Sovraniteti, zhvillimi dhe drejtësia në Shqipëri janë të pandashme nga çështja kombëtare. Kush rrënon sovranitetin e Shqipërisë, kush rrit pabarazinë shoqërore, kush përfiton prej mjerimit e varfërimit të shumicës, kush thellon padrejtësinë duke dobësuar shtetin e demokracinë, është drejtpërdrejt kundërshtar i çështjes kombëtare shqiptare.
Çështja kombëtare nuk është togfjalësh folklorik, ceremonial e ritual, i zbrazur nga përmbajtja. Ajo është drejtësi e mohuar aktuale dhe historike, sa ç’është edhe projekt për të ardhmen e afërt. Është çështje e trashëgimisë kulturore, sa ç’është dhe e prodhimit dhe punësimit. Është çështje për të drejtat e grave e barazinë njerëzore, sa ç’është edhe luftë kundër varfërisë, diskriminimit dhe pabarazive ekstreme. Ajo është çështje e demokracisë dhe organizimit qytetar që vjen nga populli, kundër oligarkisë e mafias që na sundon nga lart. Është nevojë për mirëmenaxhim të burimeve dhe pasurive kombëtare natyrore, ashtu siç është edhe domosdoshmëri për zbatimin e një strategjie për mbrojten e mjedisit. Çështja kombëtare na lidh me njohjen, përdorimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, siç na lidh edhe me të drejtën për arsim pubik cilësor e falas në të gjitha nivelet. Problemet tona burojnë nga të njëjtat shkaqe, prandaj vetëm përpjekja jonë e përbashkët u jep atyre zgjidhje. Bashkimi i kauzave brenda projektit kombëtar sjell mobilizimin e përbashkët qytetar për drejtësi e zhvillim.
Tre dekadat e pluralizmit në Shqipëri janë karakterizuar shpesh nga papjekuria dhe makutëria politike sa i përket çështjes kombëtare, demokracisë dhe rolit të shtetit në raport me shoqërinë e me zhvillimin ekonomik. Pushteti politik shpesh e ka dorëzuar dhe privatizuar publiken, duke rrudhur sovranitetin, e nganjëherë është bërë njësh me klane e oligarkë që kanë monopolizuar e kartelizuar ekonominë kombëtare. Problemet dhe padrejtësitë e mëdha socio-ekonomike na shfaqen në mënyra nga më brutalet në secilën sferë. Prej tyre preken shtresa të ndryshme shoqërore. Ata që vuajnë më shumë nga këto padrejtësi janë gratë, fëmijët, të moshuarit, të rinjtë, njerëzit që jetojnë në periferi, në fshatra e në provinca, si dhe minoritetet. Privatizimet dhe forma e tyre e modës së fundit, PPP-të, pasi shkatërruan dhe mbyllën shumë industri e sektorë ekonomikë, tashmë po rrënojnë arsimin dhe shëndetësinë, po pengojnë kalimin në akset e rëndësishme rrugore, dhe po prishin lumenjtë e bregdetin, po ndotin ajrin dhe ujin e pijshëm. Pabarazia e skajshme e krijuar në Shqipëri është shoqëruar me papunësi e me rroga të ulta, duke u mohuar të drejtat bazë punëtorëve, që prej punës pa kushte e siguri mbeten shpesh me probleme të rënda shëndetësore, e jo rrallë humbin dhe jetën e tyre. Tregtia dhe importet kanë fituar përparësi përballë prodhimit vendas, që mbetet i pambrojtur. Fermerët e bujqit janë lënë në mëshirë të fatit, prodhimet e tyre shpesh përfundojnë në kalbje, përballë një konkurrence të pandershme nga mallra të importuara, që subvencionohen haptazi ose fshehurazi në vendet e origjinës.
Qytetarët e Shqipërisë janë të pakënaqur nga kjo situatë, dhe e kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta, por edhe me largime masive nga vendi. Mërgimi masiv është përgjigje e dëshpëruar ndaj mënyrës së qeverisjes, politikave neoliberale ekonomike, dhe dështimit të drejtësisë e sigurisë. Ka patur vende të tjera, që problemin e mërgimit e kanë patur edhe më të madh, por duke investuar në prodhim e duke ndërtuar shtet të së drejtës i kanë përmbysur trendet negative demografike. Shpopullimi mund dhe do të përmbyset nga vetë shqiptarët me vullnet e me sakrifica për një organizim të qëndrueshëm që sjell transformimin e shoqërisë me modele ekonomike që ulin pabarazinë dhe sjellin zhvillim.
Në këtë 28 Nëntor, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në një marshim në Tiranë, në ora 12:00, nga Monumenti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” te monumenti i “Adem Jasharit”. Heronjtë kombëtarë nderohen jo thjesht me lule dhe ceremoni, por kur ne njëmend ecim në rrugën që ata kanë shtruar. Ne do të ecim në rrugët e kryeqytetit për të bashkuar kauzat dhe vullnetet, njerëzit dhe zemrat, kundër padrejtësive dhe pabarazive ekstreme, për të kërkuar hapa konkretë për integrimin kombëtar për zhvillim e drejtësi, drejt bashkimit për progres dhe siguri, për emancipim.
Tiranë, 9 nëntor 2019
Shqiperia nuk ka nevoj per nje Sali te dyte,qe ne keto 29 vjet per pushtet e ka djegur dhe vrare disa here, bemat e kriminelit te Vicidolit nuk kane te sosur. Albin Kurti eshte kopje e Saliut, jo me kot ai sa here vete ne Tirane takimin e pare e bene me te. Historia e Albinit ne Kosove eshte historia e Saliut ne Shqiperi, vetem dhune, fizike dhe verbale. Gjeni nje kundershtar te Albinit ne Kosove, duke perfshire dhe Isa Mustafen, qe nuk e ka baltosur me fjalorin e Saliut.
E ke shkruar nga USA kete koment apo nga bodrumet e Asfalise apo UDB-se?! Bashkimi kombetar eshte detyre e shtruar per zgjidhje. Nje milion here me i rendesishem se hyrja ne Bashkimin Europian.
Te refuzohet ga Tirana ky marrshim qe i gjan shashkave tymuese .
Albin Kurdi ,
me par se te kerkoje bashkimin Kombetare duhet te denoje publikishte
banden e Antishqiptareve te pseudoOpozites Shqiptare ,
kryesuar nga kryekrimineli i popullit shqiptare salih brrisha vegel e Serbise ne Shqiperi ,
siedhe Ilir Muten ,
vegel te Greqise dhe lulezim bashesh ,managerit te njollosjes se UCK-se ne Hage !
————-
Vetem nji Deklarate e tille ne mbare Opiniin Shqiptare
dhe denimi i tradhetareve te Atdheut tone te perbashket ,
hap rrugen ,per nji bashkim serioze Shqiptare .
Ne rast te kundert ,mos qartesimi Pozicionimi vs bandes Serbo -Greke ne Opoziten Shqiptare
por edhe ne politiken Kosovare ku nuk mungoje kurvat e serbise ,
mos t’i shkoj ndermende per nji aventure te tille prej halabaku rrugesh .
Shtetet ,
nuk jane bere me tradhetare te kombit perdryshe i kan zhdukur faren e tradhetarit
kudo pastaj kane ndertuar Kombet .
Albini duhet te mesoj njiher rrugen se si hecet per te ndertuar Kombin
duke larguar shashkat mediatike .
Asnji marrshim drejt Tiranes si halabke me u bo qesharake para Botes ,
Nuk bashkoihet vendi me te tilla marrshe por veprime konkrete e bashkrendim
te politikave dermjet Krereve te shtetit .
Per Histeri kemi boll e shqiptaret kta karakurvat e Grekut e Serbit ne Opozite
s’na duhet ajo e Kosoves .
Pa miratimin e Qeverrise Shqiptare Albini s’duhet ta shkoj der mend
nji marrsh te tille .# ben qesharake Kombin Shqiptare para Armiqeve tane shekullore .
Stop anarshishe politike
Vetvendosje dhe ne Shqiperi qe te pellcasin derrat serbe e greke dhe sherbetoret e tyre.Boll me mafioza dhe te shitur te armiqte e Shqiperise.
Pajtohem deri diku me analizen siperfaqesore te aktualitet deri ne paragrafin e parafundit ku per gjendjen aktuale fajesohet rendi neoliberal.
Nuk pajtohem per dy arsye:
1.Sepse gabimet duhen shikuar brenda vetes dhe jo tek te tjeret.
2. Shqipetaret i kane forcur pozitat e tyre ne rajon gjate globalizmit filozofia politike e se cilit rrjedh nga neoliberalizmi. Rendi liberal fitoi dy luftrat boterore dhe luften e ftohte kunder komunizmit. Per mendimin tim interesat e shqiptareve lidhen me poziten dhe fuqine e neoliberalizmit perendimor ne bote.
Eshte rendi demokratik qe fitoi luften me komunizmin si dhe 2 lufterat boterore. Rendi liberal u vendos ne bote me ardhjen ne pushtet te Theçerit dhe Reaganit. Pra rreth viteve 1980.
Nese do merremi me imtesira, dalim kollaj jashte kontekstit. Por mgjt, nese kerkon te tregohemi teknik me teper sec duhet ne zhargonin politik, atehere ne thelb cdo sistem qe zgjidhej me shumice votash ishte automatikisht demokratik pasi demokracia ne thelbin e saj eshte fitorja e shumices, paverisht qasjeve ekonomike dhe politike qe ka forca qe fiton.
Nese partia komuniste, naziste, apo fashiste fitonte me shumice votash atehere zgjidhja e saj ishte po aq demokrate sa zgjidhja e partive liberale te cilat dhe to zgjidheshin me shumice votash.
Diferenca qendron ne llojin e demokracise qe ofron secili krah.
Filozofia liberale e praktikuar ne perendim ka lindur shume kohe me perpara sesa Thacer dhe Reagan.
***** je ok.
Shqiptar, larg levizjes cartiste te Albin Kurtit,boll e ka djegur Saliu ate vend,nuk na duhet nje Sali i dyte.
Konica USA dhe Beni Usa, qe jane nje, – na bejne thirrje qe per te miren e Beogradit dhe Athines ta mbajme larg Albin “zjarrvenesin”! Interesant sa aktive jane disa te shitur kunder interesit mbarekombetar!
Nuk mendoj se bashkimi kerkon marshime. Mendoj se keto plane behen realitet me referendume popullore ne te dyja anet. Rezultatet e referendumeve do u jepnin pergjigje deshires se mire per bashkim te dy vendeve.
Te gjithe ne shesh per bashkimin kombetar
Shqiptar,larg nga pjella e Saliut Albin Kurti,lerini ne vetmin e tyre keta shkaterrues,mjafte me me djegje dhe shkaterrime,mos bini pre e etjes per pushtet te dyshes Kurti-Sali.
Edhe kjo na duhet: Bashkimi. Endrra ne diell.
O Konica nga USA …ty do të pyes për Trumpin vëllaçko…
SHQIPËRIA SHQIPËTARËVE…VDEKJE TRADHËTARËVE !
eshte osova qe duhet ti bashkohet trungut ame.ndaj levizja vetvendosje ta organizoje ne koove,madje te shoqeruar me referendum popullor.cdo manifestim ne shqiperi o te konsiderohet si provokacion ga ana e shtetit shqiptar dhe do te kete ndikim ne situaten e taishme.do te konsiderohet si nxitje per destabilizimn e ballkanit,nderoheqe deri tai eshte konsderuar si faktor stabiliteti.une perseris thirrjen:”jashte shqiperise vetvendosja,si levizje provokative,pseudopatriotike.
Vetevendosje per cfare,Shqiperia nuk eshte Kosove qe do clirohej nga serbi,apo ta djegim dhe njehere vendin sic e ka djegur disa here babai shpirteror i Albinit,Saliu?!
propogande nga njerez qe duan pushtet se ndryshe falimentojne.nje ide artificiale per vote nacionalizem i Paster si partia e sorrave e kreshnik spahiut mbledhin rreth vetes njerez qe jetojne me emocione te medha e manipulohen shpejt.bashkimi vjen natyrshem ne se punohet jo vetem me manifestime me demek madheshtore .vjen duke nxitur vlerat me te mira te kombit shqiptar,virtytet me te larta te unitetit,solidaritetin,beses,ndershmerise urtesise respekt per tjetrin si njerez te paqes e lirise jo vetem per veten po edhe per te tjeret .komb qe konfliktet i zgjidh me bisedime duke folur per arsye se forca eshte mungesa e arsyes.te gjitha keto behen pjese e jetes sone e ndergjegjes kombetare duke e zbatuar cdo dite.kufijte shkrihen kur forcohet shkolla kultura shkenca.hiqni doganat ndertoni istucione e perdorni istrumenta per tua bere jeten qytetareve me te qete pa mundime burokratike
Konica, mos ja fut kot. Janë reale këto probleme të parashkruara lart. Lere Saliun por bëj edhe ti diçka për vendin tënd. Me një lule nuk qel pranvera.
Une do tu propozoja ta benit marshimin nga busti Azem Hajdarit tek shtepia e Sali Berishes. Njeri eshte hero i vdekur dhe tjetrin e ka shpallur kur ishte president merhumi Nishani. Pastaj nisuni nga shtepia e Saliut dhe kerkoni trupin e Remzi Hoxhes, po e gjetet. Po nuk e gjetet mos u ktheni prapa se ndryshe nuk e bashkoni dot vendin. Pse nuk u vjen turp. Perse vuajne shqiptaret e ndershem dhe ju kerkoni ti genjeni me patriotizmin tuaj.Kjo bote eshte pjerdhur qe kur e moren ne dore hajdutet, kriminelet dhe tradhetaret, liria pa kufi=çthurje, porno….. Akoma s’e kuptoni apo beni sikur nuk e kuptoni?
Sikur po na cani si shume trapin dhe mesa shoh ju duhet nje mesim nga tirana .per tju treguar se me patriote si ju ne fshijme bythen . Mos harroni tw merrni dhe aulon beun e kalase, apollonin e bahceve dhe noren te qaje per bashkimin qe do sillni ju .
O Timi,duket qe je i vv-es,por vv-eja jote ne Shqiperi nuk mer as 01perqind,ajo edhe ne Kosove mhas 15 vjeteve mezi kapi 25 perqind.Dije pra se me Saliun udherrefyes ne Shqiperi nuk mund te kesh sukses.
Vv-ja cfare pune ka ne Shqiperi!?
KESHTU NDEROHET EDHE ISA BOLETINI.CDO KOHE KA HISTORINE E VETE.NUKEMUNDE QE TE DREJTOJE BISHTI SQIPARIN.NDERSA BERISHA TE BEJE HOMAZHE TEKE BUSTI I MBRETIT ZAGOLLI BASHKE ME BANDAT E KONJUKTURAT E NDRYSHME QE NUKE E KANE DASHUR KURRE ATE VENDE.JEPNI SEJCILIT ATE QE I TAKON,SI NDERIN ASHTU EDHE TURPIN QE KANE BERE
PREFEROJ ME MIRE BASHKIM KOMBETARE SE SA TE NA QEVERISIN NJERZE TE SHITUR E TE BLERE PER INTERESA PERSONALE.KU ME PLOTE GOJEN MUNDE TE QUHEN TRADHETARE TE KOMBIT SHQIPTARE.
NESE VERTETE DUAN BASHKIM KOMBETARE ZOTI KURTI TE SHPALLI REFERENDUME CDO FORME TJETRE EDHTE PROPOGANDE DHE NE SHQIPERI NUK FUNKSIONON SE JEMI NGOPUR ME PROPOGANDE
Bravo. Plehrat e Janullatosit, Asfalise greke dhe UDB-se serbe jane hedhur ne sum. I terbon dhe i le pa gjume ideja e bashkimit kombetar! E keqja eshte se jane 1 ose 2 veta qe shkruajne me disa psudonime dhe na bejne te shqetesuarin per “stabilitetin” e Shqiperise. Plehra qe meritojne plumbin ballit.
Dikur i kam besuar me shume Albinit dhe vertet kam shpresuar se nje dite do te realizohet bashkimi kombetar,por tash jam shum i sigurt se as Albini nuk i beson vetes se tij,pasi idene e tij per bashkim kombetar e ka kthyer ne bashkim vllaznimin,ndryshe kush e njef isa mustafen dhe LDK e di fare mire se ai ishte projugosllav dhe antikombetar, e si do ta beje W nje marshim te tille! Me isa mustafen e njerez te serbise!
PROVOKIM. Nëse Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë duhet të bëjë një referendum dhe populli të vendosë. Jo demostrata e marshime në shqipëri që mezi po e merr veten nga bëmat e Saliut. Marshuesit më parë duhet të mbjellin ca pemë në Tiranë, të mos shkojnë me makina se na ndotin mjedisin dhe të kenë kujdes të mos i vënë flakën Shqipërisë.
Albini mos hapet si vaji ne lakra, por te realizoje njehere ato qe ka deklaruar mbas votimeve. Kosova se pari duhet pranuar ne OKB si shtet me te drejta te plota. Se dyti te realizoje integrimin ekonomik, kulturor dhe shoqeror te Kosoves me Shqiperine. Te provoje veten me sfidat kunder korrupsionit dhe pabarazise sociale ne Kosove, duke ndikuar sadopak qe keto sfida te realizohen edhe ne Shqiperi. Po te arrihen keto objektiva nderkohe do te kemi kryer integrimin europian. Bashkimi politik i dy shteteve, mbas bashkimit me Europen, do te behet nje proces i natyrshem.