Këmishë daneze, brekë ruandeze…

9 Nëntor 2019, 17:43Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Kur moderatori i emisionit, po na tregonte punën e bërë gjatë kësaj kohe, për Reformën zgjedhore, më erdhi t’ia plasja gazit.

Në një nga pikat, ishin kujdesur të shpreheshin qartësisht… Komisioneri, më duket, ai që merrej me numërimin e votave, duhet të plotësonte kushtin… Të dinte shqip!

M’u kujtua nga dikur, një artikull gjenial i shkruajtur për Reformën ushtarake në Gjermani, në kohërat pas Napoleonit. Të shushatur nga humbjet ndaj francezëve, në shtabin perandorak që kryesonte Reformën, vinin në tavolinë propozime nga më çuditshmet që në kohëra normale mund të quheshin të çmendura… por, jo në këtë kohë.

Thuajse të gjitha propozimet, kishin të bënin me uniformën ushtarake… Dhe në fund, ushtari hijerëndë dhe i karfosur prusian, u pajis me kapelë franceze, këpucë austriake, rripa rusë etj, etj.

Asnjërit nuk i shkoi në mendje, për shembull, thoshte autori i shkrimit – se në kohë lufte, prusianët përdornin topa të kalibrave të ndryshëm dhe kur njërit regjiment i mbaronin municionet, nuk kërkonte dot ndihmë te tjetri, sepse nuk ishin predha të të njëjtit kalibër… Mbeteshe, të ishe nën mëshirën e fatit.

Nuk do të zgjatem shumë në mrekullinë tonë, por po ilustroj me dy shembuj:

Në Shqipëri, pas vitit 1990, janë provuar të gjitha llojet e sistemeve zgjedhore – mazhoritar, proporcional, me lista të hapura me lista të mbyllura etj.,  etj. Së fundmi, d.m.th para disa viteve, propozuan një sistem që duket se e emërojnë si spanjoll. Po çfarë harruan, kur iu përveshën kësaj strategjie?

Çdo sistem zgjedhor, ka veçoritë e tij, me të mira dhe të këqija. Ai është në të gjitha rastet i lidhur me vendin, kohën dhe situatën që ai kalon. Spanjollët që kopjuam ne, zgjodhën sistemin që kanë, sepse i detyronte problemi i baskëve… Ne, që jemi popull pa të tillë problem, natyrisht që nuk kishim arsye ta bënim një hyner të tillë.

Shembulli tjetër, ka të bëjë me numurin e grave që duhet të jenë në parlament, për të ruajtur e zhvilluar çështjet e lidhura me barazinë gjinore. Ndërkaq, dy vendet e para në botë, që e kanë të zhvilluar këtë ndjesi, janë Ruanda faktkeqe dhe Danimarka madhështore.

Po t’i besosh popullit, duhet të thuash… Ekstremet takohen. Ne, që nuk jemi asnjëri vend dhe as tjetri, mund të shprehemi, se kemi veshur këmishë daneze dhe brekë ruandeze…

Për mendjen time, që i përbuz gjithë kohën gjithë këto lloj eksperimentesh, besoj që në Komisionin e Reformës zgjedhore, duhet të jenë në plan të parë, dy çështje.

Së pari, ai që ka të bëjë me numërimin e votave. Dhe së dyti, ai që ka të bëjë me Reformën territoriale.

Në lidhje me çështjen e parë:

Shqipëria, ndoshta ashtu si Ruanda, apo vende të botës së tretë, i numëron votat thjesht si në kohën e komunizimit. Me mijëra njerëz, që u përkasin dhjetëra partive, bëjnë pozitën e komisionerit, vëzhguesit të numëruesit, etj., etj. Po të llogaritësh që, partitë e mëdha kanë një pakt me të voglat, për zgjedhjet kombëtare dhe lokale, kupton lemerinë e vërtetë që buron nga kjo strategji.

Partitë e vogla vihen në shërbim të të mëdhave në zgjedhjet kombëtare dhe presin shpërblimin në kohë lokale. Ky aliazh i çuditshëm, po të shtoje këtu dhe numrin e pafundmë të komunave dikur, është nga shkaqet e batërdisë që u bë mbi terrenin e vendit.

Kryetarë komunash që bashkë me militantët e fisin, ndihmonin të mëdhenjtë në garën kombëtare, merrnin shpërblimin në atë lokale, duke filluar paskësaj të ndanin plaçkën e luftës që ishin toka në bregdet, pyje e kullota, ujëra e burime ujërash etj. Këto, pa i trazuar njeri.

Një njeri i arsyeshëm, që po dëgjonte këtë logjikë, më tha një ditë: Eh, eh… Është më e madhe hileja. Të mëdhenjtë vjedhin nëpërmjet duarve të të vegjëlve, apo presin të ardhurat prej të vegjëlve në provincë, pa u hyr vetë gjemb në këmbë. Kjo lloj tollovie, që ka në bazë numrimin e votave, të shpie në një lloj kohe shumë të largët të Perandorisë Osmane, apo ca më keq. Quhet vetëbastisje kombëtare, thënë ca më thjesht.

Për t’i rënë shkurt, problemi i numrimit të votave, që po na bën gazin e botës, zgjidhet me ca njerëz rruge, a studentë, apo po të doni me ca mësues të cilët, me siguri plotësojnë dhe atë kushtin e të diturit shqip.

Çështja e dytë, ajo e Reformës territoriale:

Këto tridhjetë vjet, kaluam nga 26 njësi në rreth 400 të tilla, shpesh për politika zgjedhore dhe vendi u bë copë e cikë. Procesi që duket sikur u normalizua disi me Reformën territoriale, u zhvillua pa opozitën, që akuzon prapë dhe ndoshta me të drejtë, se ndarja është bërë në favor të PS-së etj., etj.

Referuar logjikës së përgjithshme, zgjedhjet dhe mënyra e ndarjes së qarqeve për të marrë deputetët e rinj, duhet të marrë parasysh edhe bashkëpunimin e zonave të Shqipërisë, me njëra-tjetrën.

Thënë shkurt, duhet një ndarje e tillë, ku pasuritë a potencialet e zonave që mund të jenë të pasura a të varfra, të integrohen me njëra-tjetrën.

Kjo do ta bënte efiçente punën e deputetit të zonave dhe do ta bashkonte vendin më shpejt, në zgjidhjen e problemeve ekonomike. Po të shtosh këtu, që, në kohën e socializmit, në hartë u shtuan aq shumë qytete dhe që, pas rënies së tij, do të jenë të detyruara të ikin dhe ata, atëherë kuptohet pse ndarja e zonave, për shembull, jo në 12 po në 6 apo më pak, do të bënte punë më të madhe.

Thelbi i këtyre vërejtjeve të shkurtra, është që problemet në lidhje me Reformën zgjedhore kanë shumë pak të bëjnë me fatin e partive, por me ato që vënë në një lidhje të brendshme dhe funksionale tërë vendin.

Të diskutosh me zjarr e pathos, për kushtet që përmenda në fillim, do vesh me detyrim në frazën që përmenda në titullin e këtij shkrimi.

Kështu, do t’i vishni Shqipërisë, këmishë daneze dhe brekë ruandeze…(Konica.al)

12 komente në “Këmishë daneze, brekë ruandeze…”

  1. Ladi says:

    Je shume i kendshem dhe shqiptar i mire.
    Te uroj shendet e mbaresi

  2. D. says:

    I nderuar Nazarko, une nuk e di qe ndonje politikan mendon per Shqiperine e shqiptaret,

  3. Qivachi says:

    Si ajo basroleta:
    E pyeten kryekarakurven me t madhe t histori,
    Si e don karin
    Te gjat dhe elegant,tip amerikan
    Te shkurter dhe te trash,tip anglez
    Apo normal,por me kok t modhe,tip rus.
    Kurva hezitoi njiçik dhe u pergjigj
    Angloamerikan me kok rusi.

    1. Horr says:

      Jot eme ta ka treguar more kerme?

    2. Askushi says:

      Dmth, zjodhi Timin, hahaha ha ha

  4. Jimmy Trendelina says:

    Ajo qe nuk ke thene ti Nazarko eshte se nuk eshte problemi pse kemi kemishe daneze e breke ruandeze, problemi eshte se i mbajme gjithmone te palara dhe prandaj vijme era shurre gjithandej.

  5. Stop says:

    Ndaloca aty ke perandori gjerman e nuk shkova me tej. Kur lexon te tilla pasaktesi historike kupton sa lemsh i dine gjerat shqiptaret dhe ke ato bazojne pijepamjet e tyre.
    Eh o Nazarko, pleqeria keto ka. Harron se Gjermania s ka pasur kurre perandor, por mbret. nuk ka qene kurre perandori.

  6. shpetim nazarko says:

    …. Pergjigje per Stop

    Pleqeria i ze te gjithe jo vetem mua mor ditezi. Po meso se Gjermania ka pasur Perandor. Nese nuk e di quhesh Wilhelm i pare. Po deshe te ,mesosh datelindje e datevdekje hidhi ndonje sy Wikipedias qe ke me afer se ndoshta nga ajo kuptojne dhe analfabetet. Dhe here tjeter meso nga pak se nuk te ben keq…

  7. Qivachi says:

    Jo ,ma ka tregu Nexh Hoxha ne pallim e siper,kur ja boja t qimen europjançe,
    Por kte barcolet e tregonte Skenderbeu kur pallohej nga Sulltani si dylber i sulltanatit qe ishte.
    Gjithashtu edhe Is Qemali me flamur n byth kur qihej n sum nga turqlija endrronte Hajdar kozmik.
    E t mos flasim per is Boletinin e te tjer “heronj shqipqire” qe palloheshin n byth nga cdo i huj qe i binte rruga andej n shqipniqi.

  8. sistemi says:

    Dakord Nazarko, por ti si analist i vjeter qe je, cfar kemishe dhe brekesh propozon?

  9. Ne ato maja rripa rripa says:

    Problemi ketu Nazarko nuk eshte sistemi elektoral,por mentaliteti shqiptar i trasheguarqe nga pushtimi osman,si t’ja hedhim njeri tjetrit.Ne radhe te pare eshte pastrimi i kesaj klase politike,qe eshte jo vetem e korruptuar ,por edhe agresive,qe te imponon ti therrasesh derrit daj.Shpresojme qe Perendimoret e kane seriozisht kete pune dhe i shkojne deri ne fund,se po te jete per ne,edhe vdekja natyrore e tyre nuk na shpeton,se ata arrijne te zgjedhin pasuesin(rasti i Enverit me Ramizin,apo i Saliut me Lulin,por me e keqja akoma dinasti brenda dhomes se gjumit e Metes me te shoqen,si te ishte Sonja Grandi,vetem se ajo e mori pas vdekjes se shoqit,duke u favorizuar dhe nga reputacioni i madh qe kishte lene aii ne popull)

  10. luani says:

    O z. Nazarko , problemi tek ne nuk qendron tek kodi i zgjedhjeve por tek berja presion nga me i madhi me i fuqishmi ne para , futja ne veprim e kriminelave qe zgjedhjet ti marr une me çdo kusht dhe perndryshe nuk i njoh ato dhe do bej namin deri ne lufte njeri me tjetrin po nuk i mora une . Dhe kjo behet per arsye qe te pasurohem une me gjithe farefisin , vetem ne kete prizem shikohen tek ne zgjedhjet . Kjo vjen se nuk eshte ndeshku njeri tash 30 vjete duke e rjepur kete popull te vuajtur dhe pa perkrahje . Problem tjeter ka qene nderkombetaret , O.S.B.E. dhe Odiri , ku raportet perfundimtare i kan bere as mish as peshk . Ja p.sh modelet e konkluzioneve te tyre tash 30 vjete : ” Zgjedhjet kan qene te lira te rregullta demokratike ( kjo i shkonte per shtat qeverive qe ishin ne ata periudha ) , por pastaj vazhdonte raporti , por ka patur votim familjar blerje votash dhe presion nga administrata ” ( kjo ju interesonte opozitave . Atehere fillonte lufta neper medjat tona te famshme dhe nga opinonistet tone te famshem te pergatitur te gjithe ne Ruanda , ata qe ishin me afer qeverise kapeshin tek pjesa e pare , ata qe ishin te opozites kapeshin te pjesa e dyte e keshtu te gjitha medjat gadi nje muaj rrjesht benin kete pune sa na çanin by….. dhe i terboni njerezit . Ja kjo eshte e gjitha . Votimet do jene te rregullta kur vota te shkoje atje ku e ka çuar populli dhe kjo nepermjet reformes ne drejtesi kur te denohen rende ato qe perpiqen per te ndryshu rezultatin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje