“41 bis”: Ja 24 drejtorët e policisë që do bëjnë “zap” VIP-at dhe të fortët në burgje

10 Nëntor 2019, 09:20Politika TEMA

Në disa prej burgjeve të vendit ka nisur zëvendësimi i punonjësve. Pak ditë më parë, plot 24 drejtues të rinj kanë marrë detyrën si shefa policie në burgje, për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e “bis 41”, i cili ka të bëjë me izolimin e të burgosurve me botën e krimit jashtë hekurave.

Këta efektivë i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish-kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Jordan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur ndryshe edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit.

Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi. IEVP Ali Demi, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kavajë i është besuar Mina Velos. Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnje Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar Elona Prespa.

Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjon Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga kjo lëvizje, e cila shkaktoi një tërmet brenda burgjeve ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bardhyl Kacorri, i cili është ende në detyrë. Pak kohë më parë, ministrja e Drejtësisë shkaktoi një “furtunë” sa u takon shkarkimeve në burgje për shkak se kishin rezultate të dobëta. (sot)

4 komente në ““41 bis”: Ja 24 drejtorët e policisë që do bëjnë “zap” VIP-at dhe të fortët në burgje”

  1. xhoxhi says:

    Kur u shemb komunizmi na çanë kokën ata që vetquheshin demokratë por vetëm të tillë nuk ishin se Shqipëria vetëm burgje kishte.Po sot?Lexoni vetë se jo vetëm burgjet e Enverit po ka më shumë dy tre herë më shumë dhe birucat janë plot…se duhen ndërtuar të rinj.Jju lumtë juve që na sollët demokracinë që ska familje mos ketë të dënuar.Enveri kishte 25 mijë sot janë 500 mijë….Kjo është jetë mor vëllezër..

  2. Makiazhi i rradhes says:

    Keta me siguri do u rruajn karin te forteve te burgjeve! Jo per gje po te fortet i kane emeruar ne ato pozicione sepse u duhen berbera per tu rrujt bolet e bythen. Hajt mos na cani karin me me lajme te tilla per makiazh!!!!

  3. Debatik says:

    Tani e kane radhen te rinjte te mbushen me lek sepse puna e tyre eshte te qethin Pata

  4. Qetësusi says:

    Sipas titullit: deri tani i bie që të fortit dhe VIP-at të kenë drejtuar krimin dhe drogën nga burgu ,tani këta 24 drejtorët do ti ndalojnë dhe cdo gjë do shkojë për bukuri , lum si ne!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje