Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar me letra kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me procesin e hapjes së negociatave.
Ruçi u është drejtuar me letër veçanërisht arlamentarëve të Francës, Holandës dhe Danimarkës, të cilëve u shpreh keqardhjen për mungesën e mbështetjes për çeljen nga Bashkimi Europian të negociatave të pranimit me Shqipërinë.
“Kuvendi, qeveria, institucionet dhe qytetarët shqiptarë kanë bërë më të mirën për të përmbushur me sukses rekomandimet e Komisionit dhe të Këshillit Evropian për pesë prioritetet kyçe të reformave integruese: reformës kurajoze e unike në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës së administratës publike dhe garantimit e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë.
Vendimi i Këshillit Evropian, edhe pse i pamerituar dhe që nuk i përgjigjet të vërtetës për rezultatet e Shqipërisë, nuk na dekurajoi, por, përkundrazi, na nxit për të ecur më shpejt e me performancë më të mirë drejt përmbushjes së kritereve për çeljen sa më shpejt të negociatave.
Ne e kemi të qartë se reformat integruese nuk janë qëllim në vetvete, por i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë, mirëqenies së qytetarëve si edhe stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajon. Thellimi i reformave dhe konsolidimi i demokracisë në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit i shërben gjithashtu shndërrimit të Ballkanit Perëndimor në një vlerë të shtuar të familjes evropiane”, shkruan në letrat e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ne letrën e tij, Ruçi ka ftuar kryeparlamentarët e Francës, Holandës dhe Danimarkës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në mënyrë që të verifikojnë nga afër arritjet e Shqipërisë në plotësimin e standardeve të integrimit.
Degradimi zyrtar mashtrues i mediokritetit shqitar ka marre permasa te pakontrolluara.
Na tregoni pak reformat mashtruese qe keni bere ?
-Pronat vazhdoni ti vidhni.
-Gykatat zoterohen nga mafja dhe kriminelet.
-Shteti eshte ne dore te bandave mafjoze.
-Presidenti hajdut i vertetuar
-Kryetari i partise opozitare riciklon hapur parate e dyshimta.
-Kryeministri jep koncesione oligarkeve te vet.
-Kryeprokurori i republikes bashkepunetor me vrasesit.
-Strasburgu i mbushur me dose shqiptare.
-Populli vuan per buken e gojes.
-Gjithe evropa ka problem me azilkerkuesit shqiptar.
Etj,Etj. Edhe ju keni guzim te thoni se keni bere reformat.
Keni bere vetem reformat e xhepit tuaj dhe parlamentareve qe meritojne litarin.
Zgjebarake qe duan te shiten fisnike.
Hajdute qe japin leksione morali.
Shtet i vdekur qe nuk i afroste askush pevec varrmiresve mafjose.