SPAK do të likuidojë korrupsionin e lartë në Tiranë, Lulzim Basha po shkon drejt procesit penal

10 Nëntor 2019, 13:56Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, dhe, bashkë me të, ngritja e SPAK-ut në Tiranë, janë dy ngjarje të lidhura dhe të ndodhura njëherësh për të sjellë bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Ka ardhur koha, dhe tani duhet ta theksojmë se në Prishtinë ka luajtur me forcë tendenca serbe kundër flamurit shqiptar. Flamuri shqiptar, kuqezi, është simboli kastriotian i shqiptarëve si etni arbërore dhe rrjedhojë direkte e vetëngjizjes kombëtare, për shpëtimin e popullit shqiptar nga asimilimi.

Flamuri kastriotian i kuq me shkabën dykrerëshe në qëndër të tij, është fakti historik i luftrave antiturke dhe simboli i gjallë i Rilindjes Kombëtare shqiptare.

Likuidimi i këtij flamuri simbol, është qëllimi aktual serbo-turk, për t’i quajtur turq shqiptarët e Kosovës.

Ardhja tani, me forcë dhe tendencë, e simbolit kastriotian në Prishtinë, është dështimi i parë i madh edhe i Beogradit politik, por edhe i neoosmanit Erdogan në Ankara.

SPAK do të likuidojë korrupsionin e lartë në Tiranë: të gjithë pushtetarët e korruptuar që kanë shitur edhe interesin kombëtar.

Do të dëgjohen shumë shpejt bëmat e tyre, që janë si: vjedhje pronash, urdhëra nga Beogradi për të krijuar islamin radikal në Shqipëri, falsifikime arkivale për ndryshim pronësie, djegie arkivash, shkatërrim i arsimit shqiptar, shitje të interesit kombëtar, bashkëpunim me krimin e rrugës dhe angazhimi i tij për vrasje me pagesë, etj.

Ekspertiza amerikane po sjell në Tiranë dokumentacion të përkryer antikorrupsion. Kurse, ndërkohë u bë e qartë se është hapur një proces penal për financimin rus dhe, për këtë, Lulzim Basha po shkon drejt procesit penal që po spikat si i degraduar qëllimisht nga dy prokurore. Por, nuk ka firmosur prokurori i tretë.

Janë naivë. Basha do të shkojë brenda muajit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Shumë mirë që e bllokoi njëri nga prokurorët, sepse SPAK-u do ngrihet brenda muajit.

Por, a do të kemi dhe të tjerë të korruptuar nëpër procese?

Sigurisht: këtë javë duhet të fillojë procesi për shkarkimin e Ilir Metës, dhe do të nisë grumbullimi i dokumentatave sipas emrave, për të gjitha bëmat që u renditën më lart.

Kjo është një kohë me impuls kombëtar. Fryma e re patriotike në Prishtinë dhe fillimi i proceseve antikorrupsion në Tiranë, po krijojnë fenomenin e ri panshqiptar për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Prishtina filloi kombëtarizimin real; Tirana po fillon pastrimin antikombëtar, dhe, po pritet ndërkohë që lëvizja e re në Shkup të deklarojë shpalljen e së vërtetës që, Maqedonia e Veriut është një shtet shqiptar me popullsi në shumicë shqiptare, por edhe me një pakicë bullgare që me dhunë i ka shtypur shqiptarët në 107 vjet rresht. Kjo është uvertura e cila po iu prin ngjarjeve të vitit 2020 që po vjen…

24 komente në “SPAK do të likuidojë korrupsionin e lartë në Tiranë, Lulzim Basha po shkon drejt procesit penal”

  1. lagja brrakes says:

    Boll u bone gogoli Rames me trem sorrat. Berisha e Meta sigurisht jn ne tave po pislliet e rilindjes jan ma te freskta e ma mkabre. Sdo meret spaku me to meqe i ka te dora. Kshu si permen spak ti eshte byroja personale e Rames e harroje se do ju funksionoje.

    1. Tirana says:

      Braka me baraka na ish njeher, tani fillon SPAKA.

      1. Pirdhu ne UraleQipro says:

        Po kush pordhosi demokracine,shkaterroi,vodhi grabiti e vrau shqiptaret me shik polici..mafie me shperthime vrasje ne rruge e zyra… shiti e tradhtoi vendin???????????????????? Po pse cfare kujtoni se jane shqiptaret, o mjeran,.. delet tua?????????????/ Jo ju she grekosllavet jane te deshtuar perfundimisht!

    2. Hoxh Armandi says:

      Bo sa te mbatuar jeni o turkoshqiptare. Imagjino limoni i shtrydhur ngjela eshte personazh lajmesh.

  2. Don says:

    Avokat jane shume te bukura per te qene te verteta keto qe thua. Po na ben te shikojme enrra me bakllava dhe me revani.

  3. Kozmos says:

    NJEREZ SI AVOKAT NGJELA ME MORAL TE LARTE , JANE AJKA E KOMBIT , QE FATKEQSISHT KEMI SHUME PAK . PER TE GJITHA CFARE AVOKATI NGRE ZERIN E TIJ KUNDER KORRUPSIONIT GALOPANT TE POLITIKANEVE , MENDOJ SE ESHTE VETEM NJE ENDERR E BUKUR , QE KURRE NUK DO TE BEHET REALITET . DREJTESIA DO TI NXJERRI PA FAKTE TE PAFAJSHEM . GJITHESESI VAZHDONI TE SHPRESONI .

  4. SA SHPEJT SPAK-u AQ ME MIRE says:

    SPARTAK KUJDES SE PO ZURI EDI RAMA DHE SALI BERISHA KAN PER TI DETYRUAR YMER GELBAZA KELLIRA PER TA FUTUR KARIN NE BYTH DHE SOKOL BALLEN ME TA LEPIR BYTHEN KURSE CARLO BOLINO ME TI LEPI KOQET

  5. kodrasadikit says:

    Ju lumte z. Spatak Ngjela jeni nji nga pishteret e lirise dhe mirqenjes se popullit tone ..Enderret e popullit jan pergjithsisht ne keto vija kombetare si ne Shqipni ,Kosove ,Maqedoni e Sangjake dhe kam shprese edhe ne Qameri !! Shqipnija do te rilinde e do te behet me njerez vizionare si ju dhe shum tjere pasues tuaj .Dikur Kosova e vogel ishte e heshtur dhe e lodhur nen komunizmin dhe Titizmin JU .Sot po frymon e po rilinde dita dites .Paramendoni thenjet e shprehjet e asaj kohe !! Nese nji qytetare shqiptare deshironte te shkonte ne Prizren psh thuhej se po shkon ne Jugosllavi !! E keto ishin mesimet e partise simoter e tyre dmth e JU .Tani edhe Rama po deshiron bashkpunim e aleanca me Serbine qe eshte edhe ca shkalle ma radikale se JU famkeqe Titiste !! Ha ha ha ndoshta botohet se mos na idhnohen serbo -komunistet ose titistet ….

  6. Populli says:

    Ec plako…..

  7. suliot says:

    bravo vllahu spartak ngjela, shiko endra se sic duket ke lajthitur, nuk reshte se shkruari peralla vllahu spartak ngjela dajali i kicos( koco e koqot sic thote kadare)

  8. Ilir says:

    Eshte kethimi nga ana e presidences e lugjit per Korporaten e Investimeve qe ka bere Ramen te ndersej Ngjelen.
    Rama bam e Ngjela Ham…

  9. Spacisti says:

    Aman ce botoni kete delirant! Na hapet barkun me kete debil te shkerdhym burgjesh

  10. Usta Cima says:

    Avokat Ngjela, intelektuali me konseguent i tranzicionit shume kilometrik shqiptar.
    Hallall ta befte Zoti o demokrat i vertete. Je shume i denje per President te Atdheut tone te lodhur per burra te vertete e sypatrembur.
    Fjalet e tua ne vesh te Perendise!
    Respekt.

  11. Buda says:

    Veprimet e rames, Albinit dhe Ngjeles jane ne nje linje: afirmimin e shqiptareve ne trojet e tyre shekullore!

  12. Vetingu says:

    O milet ky person qe shkruan te verteta te hidhura qe disa lapanjoze nuk i pelqejne gjithashtu edhe interpreton ne menyren ligjore pasi eshte jurist. Kush ka inate personale me avokatin gjeni vend tjeter te shkruani dhe kush di ndonje te vertete ndryshe nga cfare shkruan avokati le ta diskutoj. Me te gjithe boten ka hajduteri e maskaralleqe por ketu tek ne bie ne sy se jemi vend i vogel. Keta palacot tane boll i kemi bere sehir te vjedhin e ndertojne saraje. Uroj spaku dhe gjithe mekanizmat ligjore te fillojne punen dhe tu tregojne vendin e duhur cubit Sali dhe fshatarit tjeter Ilir dhe gjithe lukunia e hajduteve.

  13. Bardhyl says:

    Dhe sa do presim Avokat?

  14. Pokeristi says:

    Siguerisht cfare presim e shpresojme s’jane ne dore te z. Ngjela.Merite e tij eshte parashikimi sinoptik politik ,vizioni profesional,eshte optimizmi qe ai inspiron tek te gjithe ne.
    Eshte ne doren e te gjithe shqipetareve,ndergjegjesimi kombetar.Nje individ sa do i afte e vizionar shume shume mund te pershpejtoje,ne rast se qellon kondrapedal mund te ngadalsoje,rjedhen objektive te histosise se nje kombi
    Z.Ngjela si gjithmone te pershendes dhe te pergezoj se tepermi

  15. Koba says:

    Para Z.Ngjela.Gjithmone i Qarte dhe Efikas.na jane rritur shpresat.Besojme se SPAK do ti fuse ne Oturak te gjithe te Korruptuarit si Sali Krimineli,Like Floriri familisht .Oborrtaret e Sali Vuçidolit dhe te Mona Baxhelles .Prit se harrova Lul-SumKapuçin ,Dhe Ai pas qafe e Ka.Eshte ngaterrue dhe me Ruset Pale-Pale.Nuk duhen bere perjashtim ata te Stanit te “Majte”.Po paten Ynere ne esfel te Vene.

  16. Filip says:

    Do zoti behen keto qe thote avokat Ngjela.

  17. Qinani says:

    O tak
    Po camt kur do fillojn per bashkim kombtar me shqipnin?

  18. ana says:

    Avokat te kam zili me kete eufori dhe entuziazem pozitiv qe ke. Po ca lloj droge pi me qafsh, qe ta pi dhe une e te te besoj pastaj.

  19. Hazeri says:

    Te gjithe ata dhe ato qe mundohen ta shajne dhe ofendojne avokatin jane analfabete .Duken qe nuk kane bere asnje ore mesimi per gjuhen shqipe.

  20. SUN QI MA says:

    O Moj Ana te them Une çfare Droge te Pijsh.Bej Gojore me ndonje Cjap te Palare dhe Boten Ndryshe ke per ta Pare!!!

  21. Jimmy Trendelina says:

    O Taku RrakaTaku, po u bene 10 vjet qe i bie fyellit po me nje vrime, po nuk po shofim te dali noi gjo nga ato qe thua ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje