"Hip se të vrava, zbrit se të vrava"! Ngritja e Kushtetueses, PD tregon dy opsionet e Ramës: Ose do ta kapë ose do ta bllokojë

10 Nëntor 2019, 18:31Politika TEMA

Sekretari për çshtjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata thotë se kryeministri Edi Rama ka dy opsione për Gjykatën Kushtetuese ta kapë atë ose të bllokojë ngritjen e saj.

Sipas tij Rama ka shkelur kushtetutën në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Rama është përgjegjës për një përplasje të re kushtetuese, që për pasojë do të këtë bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e plotë e Çlirim Gjatës:

Edi Rama nuk ka asnjë qëllim të ngrejë institucionet e reja të pavarura të drejtëisë. Edi Rama nuk ka për qëllim të respektojë Kushtetutën për krijimin e Gjykatës Kushtetutese. I vetmi qëllim i Edi Ramës është ai që ka patur prej fillimit – të kapë organet e reja të drejtësisë. Ai po e bën këtë haptazi me Gjykatën Kushtetuese, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën në mënyrë flagrante për të paracaktuar anëtarët e rinj të saj, njësoj siç paracakton fituesit e tenderave. Në të kundërt, ai është gati ta bllokojë dhe të fusë në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I githë procesi ka patur makinacionet e veta teknike të pista, antiligjore për të çuar në përfundimin që do Edi Rama, por akti më antikushtetues i tij është emërimi i paracaktuar i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Kushtetëta e Shqipërisë e thotë qartë se për të ruajtur balancën mes pushteteve në Gjykatën Kushtetuese, anëtarët e saj zgjidhen me rradhë, i pari nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi, i treti nga Gjykata e Lartë.

Ky rregull ndiqet për çdo vend vakant, derisa Gjykata Kushtetuese të plotësohet, por Edi Rama ka vendosur ta shkelë Kushtetutën nesër, duke zgjedhur 2 kandidatë njëherësh. Një akt që do të çojë ose në kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ose në bllokimin e saj.

Në respekt të Kushtetutës, Presidenti e ka zgjedhur 1 anëtar, por Edi Rama, nëpërmjet veglës së tij Ardian Dvorani në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka imponuar një proces të paligjshëm dhe antikushtetues. Rama dhe Dvorani tentuan të detyrojnë Presidentin të zgjedhë sërish një anëtar nga lista e tij me 4 emra, kur, sipas Kushtetutës rradha i takonte Parlamentit.

Duke qenë se kandidaturat tek lista e Presidentit dhe tek Lista e Kuvendit janë të njëjtat, Presidenti, me të drejtë, ka kërkuar që Kuvendi të zgjedhë anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, respektohet Kushtetuta për rradhën e emërimeve dhe shmanget paracaktimi i fituesve, duke garantuar një garë minimale.
Duke zgjedhur dy anëtarë direkt, pa respektuar radhën e Presidentit, aq më tepër kur njëra nga listat nuk ka tre emra, Kuvendi i pamundëson Presidentit të dekretojë anëtarin sipas Kushtetutës dhe dërgon në këtë Gjykatë ata anëtarë që i Shërbejnë politikisht.

Qëllimi prapa qendrimit antikushtetues të Edi Ramës i shërben atij të kontrollojë sa mundet kush do të jenë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Por jo vetëm kaq. Duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama është përgjegjës për një përplasje të re kushtetuese, që për pasojë do të këtë bllokimin e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama dhe vënien në pikëpyetje të legjitimitetit të saj.

I gjithë procesi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese është kryer nga KED dhe Ardian Dvorani në shkelje të ligjit, por për të ruajtur integritetin e Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike zgjodhi të mos e politizojë procesin, duke mos i komentuar këto shkelje ligjore me qëllime politike. Tani, me përfshirjen e Parlamentit në shkeljen e hapur të Kushtetutës nga Edi Rama, Partia Demokratike vlerëson se ky akt është i papranueshëm dhe dëmton besimin e publikut tek organet e reja të drejtësisë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese

10 komente në ““Hip se të vrava, zbrit se të vrava”! Ngritja e Kushtetueses, PD tregon dy opsionet e Ramës: Ose do ta kapë ose do ta bllokojë”

  1. Klodi says:

    Nuk e zgjidhni dot dashnoren e Enkeled Alibeajt,hani mut nashi…

    1. Kushtetuesja ka qene e kapur nga shqupi dhe nuk ka shans te kapet nga Rama says:

      Gjykata ka qene ne duart e shqupit me gjygjtaret e Plepave. Rama nuk ka asnje shans qe te kapi gjykaten Kushtetuese sepse ky proces po monitorohet nga nderkombetaret. Dhe jane pikerisht procesi i vetingut qe ka zgjedhur gjygjtaret e propozuar. Por eshte shqupi dhe leshelija qe po perpiqet te kapi Kushtetuesen me dashnoret e kurvareve te shqupit. Meta do te zgjedhi kembet dhe jo koken ne Kushtetuese. Nuk do te punoje.

  2. Babale says:

    Po prape tek bejleret dhe agallaret e baba qemos do t’na ktheni, me kete dashnoren e beut te Isa Toskes!?

    1. Boston says:

      Servil, I lig dhe I paafte. I pari ne rradhe kunder Reformes ne Drejtesi she USA. Kurre nuk I referohet neneve te Kushtetutes, por bla- bla

  3. Plaku says:

    O spiun i biri spiunit,si do ta kape apo bllokoje zgjedhjen e anetareve te gjykates kushtetuese,si parlamenti,presidenti apo gjykata e larte,kur ne ndryshimet kushtetuese thuhet qartë qe keto institucione kanë afat 30 dite per zgjedhjen e kandidateve dhe me mbarmin e ketij afati automatikisht zgjidhet kandidati me i vleresuar…….le qe ku merr vesh ti koke lope,vazhdo e ha persheshin…..??????????

    1. TIRONA says:

      Ai te haje persheshin ,ti cile-ziu i leshedhise te hash:
      M.T !
      ??

  4. Monitor says:

    Cim xhuristi!
    Cim keshtu thate edhe per mandatet qe late, por Rama ju futibi gishtin!
    Po qe populli u gezua qe i late! Le pastaj edhe nderkombetaret! Biles ju futen edhe ata gishtin!
    Tash ti e kupton mer idiot! IM do shkarkohet! Iliri do bashkejetuesen me nr 4 te atij islamikut , Alibegut si e ka! Pra eshte e qarte se Meta do me e kap!
    Or Cim hap syte! Se Rama me duket po kap edhe pd!

  5. Am says:

    Kur akuzojnë këta për kapje që i bën mutin të gjithë institucioneve që nga gjykata e lartë deri tek pastruesit e haleve. S’kanë lënë me gjë pa kapur këta fëlliqsira. Tashti merakun e kanë që do i kapë Rama. Ku ma ke ti kapë Rama, të paktën ai s’na pushkaton me mitroloz.

  6. Johani says:

    Quditerisht te gjithe kriminelet ku ban pjese edhe gjata duan tna dertyrojne ti marrim per njerez vetem se jane futur ne PD, po fazlliqin vertet duhet ta pranojme si shpetimtar te kombit vetem se eshte kshilltar i dy kryetareve te PD-s, prandaj i ka kapur tmerri qiftin e gjates se ish gjyjates roje pyelli po shkarkohen qdo dite dhe krimineli gjata qe here behet avokat e here prokuror nuk do te percaktoje kurre me denime siq ka bere deri tash, kriminelet ne burg bashk me gjatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje