Ish-e deleguara e PS: Më në fund një socialiste nënkryetare në Bashkinë e Kavajës, e merituar si zgjedhje, pavarësisht se e vonuar

11 Nëntor 2019, 10:18Politika TEMA

Anila Çobani, anëtare e Asamblesë së PS kujton vitin e largët 2012 kur PS ishte në opozitë dhe nga qendra ishte shpërndarë direktiva e ngritjes së forumit të gruas në çdo qytet dhe bashki.

Në bashkinë e Tiranës ishim deleguar Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Arta Dade, unë e Brisida Shehaj, pjesë të grupit të punës.

Do rijetëzonim Forumin e Gruas Socialiste. Edhe pse e papunë, udhëtoja çdo ditë drejt Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth së bashku me Valbona Karkini dhe kordinatore të tjera.

Kavaja pa gra në aktivitetin politik, ditën e konstituimit të forumit, tundi sallën e Pallatit të Kulturës Kavajë.

Zonja që nuk kishin shkelur ndonjëherë në Kavajë për aktivitet politik nga Luzi Vogël, Golemi, Synej, etj, surprizuan kryetarin e PS. Kjo foto është e votimit të anëtarëve të FGS Kavajë.

Me unanimitet u votua Valbona. Isha e deleguar në votime por panelin ia lashë grave të përkushtuara.

Sot Valbona zgjidhet Nënkryetare e Bashkisë së Kavajës.

Emërim i vonuar, por i merituar” shkruan Anila Çobani në kujtimet e saj,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje