Për Metën e dimë, po Marsida çfarë mendimi ka?

11 Nëntor 2019, 10:59Politika TEMA
Për Metën e dimë, po Marsida çfarë mendimi ka?

Marsida Xhaferllari

Prej disa ditësh, mediat kanë filluar aludimet që në qendër të konfliktit të sotem, midis mazhorancës dhe Presidentit, është dëshira e Presidentit për të emëruar si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, zonjën Marsida Xhaferllari.

Një debat që ka dëshmuar për të disatën herë defektet e rënda në tekstet ligjore të Reformës në Drejtësi, sot duket sikur ka në qendër përplasjet e disa burrave për një emër gruaje.

Ka shumë pyetje që burojne nga leximi i dispozitave ligjore apo edhe nga dialogjet në distancë midis palëve.

– Pse KED miraton një listë me katër emra në rastin e kandidaturave që duhen përzgjedhur nga presidenti, kur ligji thotë: emërimi bëhet për një nga tre emrat e renditur të parët?

– Pse KED për përcjelljen e postës, nuk ndoqi radhën e parashikuar nga ligji (vendi i parë plotesohet nga presidenti, vendi i dytë nga kuvendi etj)?

– Pse KED nuk i përcolli listat në një ditë edhe tek presidenti, edhe në Kuvend, në mënyrë që afati 30-ditor të përfundonte njësoj për të gjitha palët e kësisoj palët mos luanin kukamçefti me njëri-tjetrin dhe me ligjin?

– Nëse një kandidaturë është në më shumë sesa nje listë, ç’ndodh me listat e tjera, në rastin kur kandidatura emërohet ndërkohë nga organi i emertesës që zgjedh i pari?

– Nëse listat duhet të kenë 3 kandidatura, kur njëra prej tyre zgjidhet në një nga postet e tjera, lista mbetet me 2, apo vazhdon të konsiderohet ende me 3 kandidatura?

– Nëse asnjë nga organet nuk ushtron të drejten e emërimit, dhe i njëjti emër ndodhet në më shume se një liste, sa herë emërohet i njëjti person në Gjykate Kushtetuese?

– Pse asnjë nga palët nuk arsyeton juridikisht për të gjithë hapat që duhet të ndjekë plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese, por bëjnë lojë skuthash me njëri-tjetrin dhe me shqiptarët?

– A mundet një kandadaturë e rreshtuar e 4-ta të spostohet në zonën e preferuar të listës nëse një prej anëtarëve të listës, emërohet në një vend apo detyrë tjetër? Po nëse njëri prej 3 të parëve vdes para se ta shohë veten anëtar të Gjykatës Kushtetuese?

– Si është e mundur që asnjë prej formulave zhbllokuese, deri tani nuk ka parashikuar situatat bllokuese, duke arritur deri aty që të parshikohet që kur presidenti nuk do të ushtroje detyrën atëhere i pari i listës shpallet fitues, por duhet që betimin ta bëjë tek i njëjti president që s’do (për parim) të bëjë detyrën?

– Nëse presidenti nesër dekreton Marsiden dhe KED ka shpallur Arten, cila nga këto është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese?

– Nëse presidenti thërret për të bërë betimin vetëm Marsiden, çfarë do bëjë Arta? Ku do betohet? Do japë dorëheqjen? Do hyjë me forcë në Gjykatë?

– Cila është pasoja e gjithë këtij debati që vetëm kushtetues nuk mund të jetë?

Pyetjet mund të jenë pa fund. Por në fund ne kemi vetëm një pyetje:

Marsida Xhaferllari, sebepi i sherrit të ditës, çfarë mendon!? Si kandidate për anëtare e Gjykates Kushtetuese, a beson ajo që e renditur e 4-ta e listës, mund të emërohet dhe të ushtrojë detyrën e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese? (CNA.al)

3 komente në “Për Metën e dimë, po Marsida çfarë mendimi ka?”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Rrempalle. Por edhe reforma dhe partneret tane be e usa nuk e kishin parashikuar dhe nuk mund ta cojne nder mend qe ne do te kishim nje president we punon kunder Shqiperise, ne te gjitha menyrat e mundshne.

  2. Marsida says:

    Jo jo duan te me emeroje me zor presidenti…une nuk dua….ik pirdhu meta…i thashe …une nuk e meritoj …po qejfi ma ka…..nga dashnori….

  3. arbeni says:

    Thjesht do kete pak vonesa,por e perzgjedhura e hajdutit nuk do jete anetare e Gj K.ilirit dhe saliut u ka ardhur fundi,prandaj po bejne si qen të terbuar,por me Ameriken nuk luhet.Rrumpalla e di mjaft mire,sepse e provoi me 1997.Ata I pret burgu familjarisht sepse kane kryer krime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje