"105 vota pro", Kuvendi voton 2 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese

11 Nëntor 2019, 13:53Politika TEMA

Me shumicë votash, Kuvendi ka miratuar dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji kanë marrë shumicën e votave në Parlament.

Elsa Toska-105 vota pro, 2 kundër, asnjë abstenim, 9 abstenim, 2 nuk kanë votuar.

Fjona Papajorgji -105 vota pro, 3 kundër, 8 abstenim, 2 nuk kanë marrë pjesë në votim.

Tashmë Gjykata Kushtetuese ka 5 anëtarë: Arta Vorpsin, Besnik Muçin, Elsa Toska, Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.

Arta Vorpsi u zgjodh automatikisht  anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi afati 30 ditor i presidenti Meta për të caktuar një emër kishte kaluar dhe për këtë arsye Vorpsi u zgjodh pa votim.

Gramoz Ruçi tha sot se kreu i shtetit nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar.

Po ashtu, Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.

“Në listën e KED ishin renditur:  Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, ky i fundit i dekretuar nga Presidenti. Nga lista e paraqitur nga KED, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur emëruar për vendin vakant, pas plotësimit të afatit 30 ditor, dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, është botuar në fletore zyrtare. Kandidati i tretë gjithashtu i botuar në fletore zyrtare, me dekret të presidentit”,  tha Ruci.  (TemA)

 

1 komente në ““105 vota pro”, Kuvendi voton 2 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese”

  1. Dardan says:

    Bravo! Dita po afron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje