Mazhoranca kundër presidentit: Meta provoi me deklaratën e tij se ka qëllim dashakeqës për Gjykatën Kushtetuese, po vepron politikisht

11 Nëntor 2019, 11:28Politika TEMA

Kreu i Komisionit të Ligjeve iu përgjigj deklaratave të presidentit Ilir Meta i cili është shprehur se radha për përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetueses duhet të kalojë nga një për çdo institucion.

Manja tha se Meta me këtë deklaratë provon se ka një qëllim dashakeqas, që synon bllokimin e kësaj gjykate.

“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. 1/3 i ripërtërihet mandati çdo tre vjet.

Tre anëtarë i emëron presidenti, tre Kuvendi dhe tre Gjykata e Lartë.

Nëse ata nuk e ushtrojnë këtë kompetencë, kandidati i renditur i pari në listën e KED zgjidhet automatikisht.

Ligji thotë se në rast se presidenti brenda 30 ditëve që kur ka marrë këtë listë nuk e ushtron këtë të drejtë, kandidati i parë emërohet automatikisht.

Presidenti ka marrë dy lista. Deri në datën 7 nëntor duhet të kishte emëruar dy anëtarë.

Ka dekretuar Besnik Muçin ndërsa për anëtarin e dytë i ka dërguar një letër KED.

Dekretimin do ta bëj sipas radhës, një presidenti, një kuvendi dhe një Gjykata e Lartë.

Radhën e ka përcaktuar kushtetuta për të shmangur konlfiktin mes institucioneve por nuk përcakton se kush duhet të veprojë i pari.

Radha është përcaktuar sepse ka pasur në konsideratë përtërijtjen normale të Kushtetueses.

Por nuk jemi në kushte normale. Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar.

Arsyetimi i presidentit është dashakeq, sepse në këtë mënyrë synohet bllokimi i bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Brenda datën 13 nëntor ka detyrimin të zgjedhë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka vullnetin e mirë për të bashkëpunuar me organet e tjera kushtetuese.

Ftoj presidentin dhe KED që të zhbllokojmë Gjykatën kushtetuese”, tha Manja.

1 komente në “Mazhoranca kundër presidentit: Meta provoi me deklaratën e tij se ka qëllim dashakeqës për Gjykatën Kushtetuese, po vepron politikisht”

  1. Populli says:

    Bastardi me plehre se sal krimineli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje