Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses, Balla: SHBA dhe BE mbështesin zgjedhjen e anëtarëve të rinj, sot mori përgjigje kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë

11 Nëntor 2019, 18:04Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të KED, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka shpërndarë mesazhiet e ambasadës amerikane dhe të BE, të cilët mbështet zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

 

Sipas Ballës, sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në krahun e duhur të historisë,

në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,

në rrugën Europiane të Shqipërisë. Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.

Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje