Ish deputetja shpalli të vdekur qytetarin, zv.ministri i Mbrojtjes: Ja pse i duhen PD banorët e 'Astirit', kërkon mish të vdekur për topin e vet politik

12 Nëntor 2019, 11:05Politika TEMA
Ish deputetja shpalli të vdekur qytetarin, zv.ministri i Mbrojtjes: Ja pse

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretar i PS për për Bashkëqeverisjen e Aleancat, Petro Koçi ka reaguar pas deklaratës së ish deputetes së PD Oriola Pampuri se një nga banorët protestues të Astirit ka humbur jetën.

Ndërsa spitali përgënjeshtroi këtë fakt, duke publikuar dhe foton e banorit që po merrte ndihmë mjekësore dhe për fat nuk kishte as lëndime të mëdha, Koçi ka akuzuar PD se pikërisht të vdekur i do banorët e Astirit.

“Ish deputetja, duke shpallur te vdekur banorin, zbulon se pse i duhen PD-se banoret e Astirit!  Kishim degjuar qe kerkohet mish per top.

Por PD kerkoka mish te vdekur per topin e vet politik.

Ka dhe hallin si te balancoje 4 viktimat e 21 Janarit.

Dashuri per pushtet, jo per popull!”, shkruan në rrjetin social Koçi.

1 komente në “Ish deputetja shpalli të vdekur qytetarin, zv.ministri i Mbrojtjes: Ja pse i duhen PD banorët e ‘Astirit’, kërkon mish të vdekur për topin e vet politik”

  1. Tiranasi2020 says:

    Mashtruse ordinere ,si nuk i vjen turp qe shpifin dhe mburen perpara kamerave ,prandaj kane perfunduar ne koshin e plehrave .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje