"Shengeni Ballkanik", Rama: Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën, Albini të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor

12 Nëntor 2019, 17:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të takimit të Ohrit, ndërsa theksoi se është i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për Top Channel kryeministri Rama foli mbi takimin e Ohrit, i cili sipas tij, “është vijimi i atij të Novisadit dhe i ka paraprirë takimit të Durrësit, për të nxitur dhe mundësuar zbatimin e gjërave për të cilat jemi dakordësuar më parë, për 5 vite rresht, me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

I pyetur nëse është konsultuar kjo iniciativë me Kosovën, Rama tha se “ka 5 vjet kjo iniciativë dhe marrja përsipër e nismës mes të tre vendeve për ta shtyrë iniciativën përpara, duke mos shtuar asgjë tjetër të re nga dokumentet përmbajtësor të iniciativës, përveç lëvizjes së lirë të njerëzve që ka qenë një betejë e gjatë e imja me Presidentin e Serbisë dhe ku më në fund, ai është dakordësuar, gjë që na jep mundësinë të heqim kufirin me Kosovën. “Nuk ka absolutisht asgjë tjetër, pra, çfarë nxitimi ka këtu?, tha ai.

Përsa i përket konsultimit, Rama tha se “në 5 vjet rresht, Kosova ka qenë e pranishme në tryezë”. “Në 5 vjet rresht, kryeministrat dhe Presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka që sot, ne duam të implementojmë, të zbatojmë, të konkretizojmë, jo për vete, por për njerëzit tanë. Besoj që, nëse ka vend për fjalën konsultë këtu, konsultohet ai që merr përsipër, ose vendos të mos vijë, jo ai që do shkojë, siç të gjithë kanë shkuar. Pra, nëse në një moment të caktuar, dikush vendos që “unë nuk do shkoj”, atëherë merr në telefon dhe thotë “unë nuk do shkoj”, tregon arsyet dhe nëse arsyet janë bindëse, atëherë sigurisht që JO-ja mund të bëhet e përbashkët. Nëse nuk janë bindëse, ai që thotë JO, rri me JO-në, ai që thotë PO, vazhdon me PO-në”, tha Rama.

Rama tha se “pas samitit të Ohrit, nuk ka patur kontakte me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin e  ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti sepse nuk ka asgjë për të shpjeguar”.

“Ata e dinë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë dhe e dinë shumë mirë edhe të gjithë arsyetimin tim. Albinit ia kam arsyetuar gjerë e gjatë Pse-në e rëndësisë madhore të këtij procesi. Tani, nëse ai nuk e kupton, do çuditesha shumë, sepse është mjaftueshëm inteligjent. Nëse bën sikur nuk e kupton, apo nuk do ta kuptojë, pastaj kjo është zgjedhja e tij. Por duket si politikë e jashtme, në raport me Shqipërinë, për punë të brendshme dhe nuk besoj që kjo është më e mira. Megjithatë do kemi kohë dhe mundësi të tjera për t’i diskutuar dhe për t’i thelluar diskutimet”, tha Rama.

Po ashtu, Rama konfirmoi se në takimin e ardhshëm të 21 dhjetorit në Durrës, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti do të jetë absolutisht i ftuar, nëse do të jetë i betuar dhe do të jetë në detyrë.

“Padiskutim, sepse ne kemi qenë më parë dhe në Durrës dhe kujtoj që kemi qenë gjithë së bashku, Kryeministri i Kosovës, Kryeministrja e Serbisë dhe nuk më rezulton që në atë kohë, Serbia e kishte njohur Kosovën dhe papritur tërhoqi njohjen dhe tani, Kosova duhet të iki nga tryeza, meqë Serbia nuk njeh Kosovën.

Ka qenë një kohë mbas luftës, kur Kosovën nuk e pranonin nëpër tavolina, sepse nuk donte Serbia dhe Kosova bëri luftë për t’u ulur në tavolinë. Të ikësh nga tavolina, mbase ka arsye që unë nuk i di dhe jam i gatshëm t’i dëgjoj dhe nëse janë bindëse, jam shumë ‘Ok’ që të dakordësohem. Por më duket vërtetë politikë e jashtme me Shqipërinë për punë të brendshme në Kosovë”, tha ai.

Rama iu përgjigj edhe Albin Kurtit, sipas të cilit “Shqipëria fillimisht duhet të heqë kufijtë me Kosovën dhe më pas të shikojë në një tablo më të madhe rajonale për këtë proces”.

I pyetur nëse është i drejtë ky qëndrim, Rama tha se “nuk dua të them që është i shtrembër, dua të them që do drejtohet kur Albin Kurti të bëhet kryeministër me orë të plota dhe të jetë më i vëmendshëm për këtë proces”.

“Sepse nga njëra anë, kufiri nuk hiqet përveçse me këtë mënyrë me marrëveshje me të tjerët. Si e heq kufirin Albin Kurti, nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, apo do hapi luftë?! E kush, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian apo Kuba do japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët?! Do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër që ne e kemi parë, jo duke hequr, por duke thënë se do hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithandej”, tha Rama.

Ndërsa përsa i përket asaj që duhet të bërë një herë me Kosovën, Rama tha se “të gjitha pikat që ne kemi në këtë nismë janë pika që duhet të ishin bërë me Kosovën, përveç kësaj të lëvizjes së lirë që tani është e mundur, më parë ishte e pamundur”.

“Pse nuk janë bërë, le të hapi letrat Albini e të shikojë dosjet, të shikojë protokollet dhe ta fillojë nga dosja e Bashkimit Doganor që Shqipëria e miratoi nën drejtimin e ministrit tonë të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është bërë goxha punë me palën kosovare dhe në momentin e fundit pala kosovare tha ‘JO’ në qeverinë e Isa Mustafës.

Erdhi Ramush Haradinaj në Tiranë dhe tha këtë do ta bëjmë të parën dhe më pas tha se dëgjo ashtu është puna, do shohim më vonë. Unë nuk po e fajësoj, thjeshtë po them që predikimet janë të nevojshme për politikë, por faktet janë të domosdoshme kur bëhesh kryeministër”, shtoi Rama.

Lidhur me deklaratën e Albin Kurtit, që thotë se politika e jashtme e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të jetë e unifikuar, Rama tha se “ky nuk është qëndrimi i Albin Kurtit, por është një aksiomë që e ka karakterizuar politikën e jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, denbabaden”.

“E unifikuar ka qenë politika e jashtme e Shqipërisë dhe Kosovës dhe nuk e di për çfarë bëhet fjalë, mbase duhet shpjeguar që politika është strategji dhe taktikë. Përshembull, meqë ra fjala më parë për konsultimin apo për unifikimin. Unë nuk jam pyetur dhe s’kisha pse të pyetesha për vendosjen e tarifës 100%. As nuk kam thënë është e pakonsultuar, as nuk kam thënë pse nuk më pyetët mua, por e kam mbështetur fuqimisht.

Ama e kam mbështetur si një veprim që duhet të prodhonte rezultat politik dhe jo si një tarifë ekonomike. E kam thënë që ditën e parë, ky është një vendim politik, është një veprim politik, është një qasje brutale për gjithë ata që e shohin si politikë ekonomike, por tërësisht legjitime për atë që është në të vërtetë. Është politikë e jashtme”, tha ai.

“Ama, kur erdhi puna që tarifa u kthye në mjet të politikës së brendshme, e rrethoi Kosovën me zhgënjim dhe deri me mospërfillje nga partnerët strategjikë të Kosovës dhe nuk u përdor si një mekanizëm, kur i erdhi momenti të përdorej si mekanizëm, për të hequr vizat për Kosovën. Atëherë pa diskutim që kjo u kthye nga një vënie e pasqyrës përpara botës për një shqetësim të madh të Kosovës, në një litar në këmbët e Kosovës”, tha Rama.

Rama komentoi edhe lajmin që Vetëvendosja ka hapur një degë të saj edhe në Tiranë dhe se ka paralajmëruar dhe një protestë, një marshim në 28 nëntor me tematikë bashkimin kombëtar.

“Së pari njëherë parafytyroni një moment, jo ju, po ta përfytyrojnë qytetarët e Kosovës  që një degë e Partisë Socialiste natyrisht me miratim nga kryesia dhe nga unë të bëjë protestë, në ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe të thotë “nuk është koha për të festuar është koha për të reflektuar” dhe të bëjë një fletë-rrufe që duket sikur është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit në Kosovë?

Cfarë do të ishte kjo, në raport me pretendimin për politikë të jashtme të unifikuar dhe për strategji të përbashkët dhe për bashkëpunim? Megjithatë unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum ku kam qenë dhe vetë dhe e kam shumë mirë parasysh, duhet një farë kohe për të bërë kryeministrin sepse kryeministër zgjidhesh ditën kur të votojnë, por fillon dhe bëhesh jo menjëherë pasi ke hyrë në zyrë”, tha ai.

Rama iu përgjigj edhe pyetjes nëse Shengeni Ballkanik mbështetet nga BE, duke marrë në konsideratë dhe faktin se Matthew Palmer i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, dha pëlqimin e Shteteve të Bashkuara për këtë iniciativë.

“Shengeni ballkanik ka qenë dhe dua ta them sepse është historia, një term që për herë të parë e ka përdorur Fatos Nano, kuptohet në një kohë kur u mor si një çmenduri dhe kur mund të konsiderohej jashtë komplet kontekstit të kohës. Kur unë kam folur për Shengenin ballkanik në fillim kam ngritur gjithë valët e shqetësimeve dhe gjithë zërat kundër, nga Beogradi deri në Bruksel dhe deri në Washington dhe ato që janë dëgjuar në publik janë shumë më pak se ato që kam dëgjuar unë drejtpërdrejt nga Bruskeli dhe Washingtoni, edhe nga partnerët e tjerë sepse shikohej si një provokim për të hapur kufirin me Kosovën.

Tani nuk ka askush kundërshtim që të flitet dhe për këtë. Ju thashë dhe presidenti i Serbisë e ka hedhur hapin e madh dhe të vështirë, në raport me të dhe e ka hequr veton për kufirin për lëvizjen e njerëzve. Tani këta e duan ta heqin atë kufi apo jo? Apo do vazhdojnë ta heqin duke e thënë dhe duke mos e hequr? Apo do ta heqin me valle shpatash?”, tha Rama.

“Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do i jap mundësi shqiptarëve nga dy anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën t’ju duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe mos të rrinë të presin me kilometra e kilometra të tëra. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse do të merremi me përmbajtjen, gjithë përmbajtja e kësaj nisme bazohet jo vetëm në dakordësi, por dhe në interesin e njerëzve të zakonshëm të të gjitha vendeve”, shtoi ai.

Rama tha se “nëse do përdorim simbolet, mitet dhe do të ushqejmë ata që janë të gatshëm që menjëherë të bëhen patriotë në facebook duke ju thënë si u takuam, kush u takua, pse u takuan dhe duke thënë të gjitha arsyet e gabuara, kjo është përsëri të bësh politikë të jashtme për politikë të brendshme dhe ta bësh politikën e brendshme pre të historive që nuk çojnë asgjëkund. Kjo është mendoj unë”.

Sa për bashkimin kombëtar, Kryeministri tha se “bashkimi kombëtar, sipas meje, vjen ashtu siç e kam thënë dhe vjen vetëm përmes integrimit të rajonit, të rajonit me BE-në, të vendeve tona me BE-në dhe të përfshirjes të një familje të madhe europiane dhe jo si një akt apo si një çuarje  përpara e një procesi që bëhet gjithmonë e më dritëshkurtër dhe gjithmonë e më i vjetër dhe gjithmonë e më i kotë”.

“Shqiptarët duhet dhe do të bashkohen si pjesë e proceseve që do të na bashkojnë të gjithëve me njëri-tjetrin si njerëz dhe si qytetarë të këtij kontinenti. Rrugë tjetër nuk ka, nëse duam që ndërkohë njerëzit të rrisin ekonominë e tyre, njerëzit t’i paguajmë shumë më mirë, falë rritjes ekonomike, kushtet për të gjitha shërbimet të përmirësohen duke pasur mundësi të investojmë më shumë. Këto janë gjërat për të cilat unë do ta shtyj këtë nisëm përpara me gjithë fuqinë time dhe këto janë gjërat për të cilat jam i bindur që të gjitha vendet kush më shpejt, kush më vonë, por jo me vite, me muaj do t’i bashkohen kësaj nisme”, tha ai.

29 komente në ““Shengeni Ballkanik”, Rama: Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën, Albini të shohë se kush e pengoi bashkimin doganor”

  1. Timi says:

    Bravo o gjigand! Duhet kohe ta kuptojne halldupet ne te dy anet e kufirit…por te lutemi vazhdo e mos u dorezo para halldupeve po bej Shqiperine shembull.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Timi që ti thuash ‘gjigand’ ed hundmiellit e kuptoj drejt gjendjen tënde. .shpreh keqardhje të thellë. .
      Me kë do ta bëj shengenin ballkanik edi me sërbinë që paguan miliona dollarë duke lobuar kundra njohjeve të Kosovës? ?eeej njërëz zgjohuni edi bën lojën e vuçiçit ..politika dhe media e Tiranës janë pengje të agjenturave serbogreke dhe pikë. .

      1. Meritoni says:

        kushë po kerkon nga ti ta heqesh kufirin??kufirin e largoi NATO 1999.
        nga ti kërkojmë:
        1)te mbashë zgjedhëje fer,demokratike!
        2)te konstituosh parlamentin!
        3)te krijosh gjykaten kushtetuse!
        4)të ndalosh drogen,se na bët horë!
        cili Kosovarë me 2 kokrra mendë ne kokë deshëron te bashkohet me nje vendë kriminal,meqeveri kriminale?

        “ti integrohu me Serbin,sepse,per ket je votuar nga populli Shqipetarë”.
        injorante,kriminel!!!

        1. Tani says:

          Asnje shqiptar nuk deshiron bashkim me veshllapushet koqevare.

  2. Konica USA says:

    Kosova eshte e ndare ne principata, njeri zoteron Dukagjinin, tjetri Drenicen e me radhe por kan nje te perbashket, jan te gjithe dru me pre,Albini eshte me i kultivuar, por eshte me i lige, plus ka rene pre e Saliut.

  3. Sqepari says:

    Iu pergjegj atij, iu pergjegj ketij, pa qene as kush prej tyre i pranishem ne monolog, monolog, monolog. Fol me veten dhe ca langaraq qe quhen gazetare

  4. Bardhi says:

    Aman more, mesoni shqip.
    Nuk ka fjale shqip e madje eshte kunder natyres se shqipes krijimi i njw fjale “DAKORDESIM”
    Ne vend qe te thuhet se inisiative ishte “dakordesur” mund te thuhet fare mire “inisiative ishte pranuar”.
    Kjo eshte shqip.
    Ju lutem moderatoreve te ma botojne komentin tim korrekt ne qofte se besojne ne shprehjen e lire te qytetareve (sepse disa here me keni censuruar!)

  5. Delli USA says:

    Hi Edi, qe je njeqint here me patriot se keta druvaret e Kosoves, kjo dihet,po ti vazhdo rrugen qe ke nisur,hapi kufijt per popullin,sa per Albinin,ai ka mare rrugen pa kthim te Saliut.

  6. Ilir says:

    Sa te jesh ti ne krye, rraca jone s’ka per te pare hair.

  7. rexha 10 says:

    NJE HERE MUNDE TA ANAKALOSH THIRRJEN QE KRYEMINISTRI SHQIPTARE I KA BERE KOSOVES PER TE HEQUR KUFIJTE ME SHTETIN KOSOVAR.PO TE NDODHTE KJO TEORI ME KOSOVEN ,ATHERE JUGOSLLAVIJA NUKE DO TA LEJONTE SHENGENIN BALLKANIKE. UNE NUKE PO E KUPTOJ SE CFARE DUAN QEVERITARET E KOSOVES?PO SHIKUAT NGA MBRAPA ASGJE E RE NUKE NDODHE ,DHE I LUTEM TE GJITHE QE AJO KOHE MOSE U KTHEFTE KURRE. NE KETE RASTE KA TE DREJTE RAMA.PO ME DUKEN ME SERBE KOSOVARET ,SE SA SERBET VETE.JETET E VIKTIMAVE NUKE KTHEHET ME.
    NUKE E DESHIROJME KURRE NJE LUFTE TE TRETE MESE VENDEVE TE BALLKANIT.A JENI TE ZOTET QE TA FUSNI EUROPEN NE BALLKAN?
    KETE DUHEN TE BEJNE QEVERIT E BALLKANIT. TE TJERAT JANE GJERA ME TE FUTME.CDO SHTETE KA TE DREJTEN E TIJE SE SI DO QEVERISE,PORE EDHE LENIA E QYTETAREVE TE SHTETIT 6 ORE NEPER DOGANAT E ISHE JUGOSLLAVISE NUKE ME DUKET E DREJTE.
    TE SHPRESOJME SE NJE ERE E RE PO FRYNE NE BALLKAN.

  8. Bambi says:

    O Ed Rama. Kto gjera nuk behen me tifozllek, per te treguar kush eshte me patriot.
    Duhet bere nje studim per te njohur impaktin ekonomik te heqjes se kufirit.
    – Sa do jete papunesia ?
    – Si do te afektohet situata demografike ?
    – Si do levizin bizneset, mallrat, taksat, doganat, kontrabandat, etj. etj. ?
    Mos na ndodh si ne 92-shin, kur Sali shpellari lejoi levizjen e lire dhe nuk e mori vesh me i pari te fundit.
    Na u mbushen qytetet me shpellare dhe bregdeti me maloke qe s’lane gje pa vjedhur e pa grabitur.
    Lere tifozllikun menjane , se je Kryeminister i Shqiperise, jo Baba i kombit shqiptar kudo ne bote…
    Rregullo njehere shtepine tende pastaj hidh syte me larg…

  9. Kuq e zi says:

    Pra heqja e kufirit me kosoven kalon nga serbia sipas analizes tende dhe ke 5 vjet qe lufton me vucicin qe te heqe kufirin kosove serbi?
    Dhe ajo qe more po heq kufirin shqiperi – serbi ku kosova pjese e serbise
    Ke nenshkruar me serbine marrveshjen hekurudhore ku hekurudhat e kosoves njihen si hekurudha serbe
    Z. km a e njeh pamvarsine e kosoves?
    Nqs po, per heqjen e kufirit kosove-shqiperi duhej te shkoje ne prishtine jo beogread sepse kjo tregon qe kosova eshte pjese e serbise
    Pra kosova i ka idete e qarta me serbine ti jo ose edhe ti i ke por nuk jane si idete e kosoves dhe kjo per fajin tend qe te con ne perfundimin qe je ti qe e ben per politike te mbrendshme e kapital politik ndersa kosova e ben per mbijetese

  10. ardi_mamurrzaku says:

    Me kufije te hapur mes KOSOVES DHE SERBISE ,çfare mund te ndodhe ne veri te kosoves?

  11. Torino says:

    Ec o Edo,eshte e shkruar dhe ne Bibel,shenjtoret nuk vleresohen nga njerzit e vet.Ti me pune,pune,e pjesa tjeter fiale,fjale pa fund.Vetem se ky popull ska vetem driteshkurter po dhe njerez qe kane sy vesh e goje,shiko ate votimin per ne,se nuk lodhem ta perseris me mijera here deri sa ta besh.Te tjerat na i ler ne ne dore,popullit.

  12. zhaku i pamposhtur says:

    Lëri pallavrat edo se faktet flasin kundra, ti i vure taksën rrugës së kombit pra i vure traun bashkimit lëri pordhët, po bën lojën e vuçiçit dhe pikë, Ramush Haradinaj është nder i shqiptarisë dhe e ka treguar veten kush është nuk është nevoja të na e tregosh ti, ti u the shqiptarëve kujt nuk i pëlqen të largohet nga Shqipëria se rrugët janë të hapura ky je ti prandaj lëri pordhët se faturua jote është shumë e gjatë.
    Si nuk pate turp kur the që Kosova u vetëpërjashtua nga minishengeni?pa njohje të ndërsjelltë me sërbinë nuk ka shengen e minishengen çdo gjë tjetër është thikë pas shpine për Kosovën ..

  13. keqardhje says:

    O “zhaku….”, ke shkuar ndonjehere ne Athine? Po ke shkuar, sa here ke paguar rrugen ne rruge sidomos nga Patra ne Athine? Qe eshte vetem brenda perbrenda Greqise. Prandaj, rriji bythes siper se mos te çfryje, ketu nuk behet fjale per pagesen e rruges se ne kapitalizem jemi dhe çdo gje paguhet dhe oksigjeni, po ca nga ju doni kaptalizmin per porno dhe hajduteri dhe doni socializmin per sherbimin. Megjithate, ketu behet fjale per nje organizim madhor dhe shume te rendesishem. Mediokrit kane ngele atje ne rreze te pemes, bota ka ecur perpara. Kush do ta izoloje veten, nuk ja detyron njeri, le te rrije menjane. Kjo qe thote kryeministri shqiptar ka per te ndodhur dhe u sherben te gjitheve edhe atyre kosovareve qe e shikojne si tradheti. Ketu s)po behet ndonje takim fshehurazi si ai me Arkanin ne Shkoder apo me Millosheviçin e Gligorovin ne Oher, ketu flitet per nje projekt bashkepunimi e bashkelivzje qe u sherben te gjitheve. Ata qe s’luajne dot nga sferat e influences, ata kundershtojne.

    1. Shqiponja says:

      Mos u mer me zhakun , zhaku i perket nje tjeter epoke , asaj te gurit , nuk e kupton nga menyra se si komenton sa i rendomte dhe i vobekt eshte ???? Rruga e kombit eshte e paguar nga shqiptaret me gjak ,dhe do paguet per shlyerje po nga shqiptaret dhe cdokush qe e kalon . Chyn ketu patriotizmi o zhak pordha ??
      Haradinaj eshte nder i Shqiprerise ??????? Ai as i Kosoves nuk eshte , se e ngateroi ate per vite e vite me rradhe, pa le i Shqiperise , ska nevoje Shqiperia per Hafadinaj .
      O keqardhje , mos e detyro zhakun te shkoje ne Athine , ska ku le bagetine ………injorant besapi , vari lesht ketyre dallkaukeve .

  14. Vlonjati says:

    Je shume i mire per bullshit.

  15. dhembeli says:

    Edi Rama ec perpara!
    Keta qe vetem dine te shajne ,aq kuptojne.
    Na hiqen patriote te mbedhenj ne face-book e kudo, keshtu kane bere gjithe kohen dhe nuk kane per te hequr dore.” Qente le te lehin… karvani ecen para”,-thote populli.
    Shumica e popullit t’a ka besuar TY “timonin”dhe… vleresimi do te te ndjeki pas.
    Hic mos u tund!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Po mirë more dhembeli edhe unë dakord jam nuk jam kundra përpara të eci mirëpo me plan dhe me strategji. .le t’ia tregoj popullit përpara planet dhe strategjinë e tij ti tregoj se çfarë përfitojmë ne nga ky minishengen dhe çfarë detyrohemi apo jo se ka një kosto ky muhabet nuk është ashtu merr një vizë ‘miell ‘ dhe ‘o burra ‘ec përpara .. Shqipëria nuk është pronë as e edi ramës as e sali berishës që të bëjnë ato lëvizje që thoni ju militantët e vegjël. .populli vërtet thotë që qentë le të lehin…por thotë edhe atë fjalën tjetër :ndalu beg se ka hendek. ..palloshi juaj është me fat se shqipëria nuk ka opozitë. .ai duhet të gjej konsensus me palën kosovare përpara se të bëj pazare me vuçiçin,çdo veprim i njëanshëm është tradhëti kombëtare dhe thikë pas shpine Kosovës, Rama nuk e meriton të jetë kryeministër sepse është person i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për vendin, unë që shpreha këto mendime nuk jam militant por qytetar i thjeshtë prandaj bëni diferencimet përpara se të replikoni. .

      1. qytetar i zakonshem says:

        A mumd te na sugjerosh ndonje per krhemimister ?

  16. Ceni says:

    Jepi Edi, me veprime konkrete. Leri halldupet te bejne llogje neper kafene.

  17. Komunisti says:

    GABIMI YT ESHTE I PASHLYESHEM .PSE ? SEPSE SERRBIA BRUTALE NUK E KA PER TA NJOHUR KURRE KOSOVEN , SEPSE NUK KA ASNJE PRESION NGA QEVERIA SHQIPETARE POR PERKUNDRAZI KA LEHTESIME TE SHKELQYERA KETO 5 VITE NGA RAMA . KJO KA SJELLE NJE SIGURI TE BEOGRADIT QE PERCARJA E DY KOMBEVE TONA ESHTE FORCIMI EKONOMIKO-USHTARAK I SERBISE . DO VIJE NJE DITE QE GJENDJA DO TE DALE JASHTE CDO KONTROLLI E TE GJITHA KETO DO BJENE NE KURIZ TE KOSOVES ….PA NJOHJEN E KOSOVES NUK DUHET TE SHKELTE KEMBA E ASNJE POLITIKANI SHQIPETAR NE BEOGRAD E NUK DUHEJ TE FIRMOSEJ KJO TEORIAFAMEKEQE ME SERBET ,SEPSE ASNJE QYTETAR SHQIPETAR NUK I DO SERBET KURE KURE E KURE ME ATO KRIME MAKABRE QE I BENE KOMBIT SHQIPETAR TE KOSOVES ..KRIMET E TYRE DO TE DUAN SHUME SHEKUJ TE HAROEN..

  18. zhaku i pamposhtur says:

    Shiko ‘keqardhje’..unë flas nga pozitat e një qytetari të thjeshtë flas pa emocione partiake apo interesa të ndryshme. ..nëse ti je militant i ps më thuaj të mos harxhoj kohën kot, jam qytetar që i paguaj me shumë dëshirë të gjitha taksat e grekut sepse këtu jetoj ajo rruga e kombit është arteria kryesore që lidh shqipërinë me Kosovën dhe ka një domethënie tjetër përnga ana gjeopolitike. .ajo taksë në këto momente në atë pozicion jep një mesazh tepër negativ.Rama thotë un do heq kufirin e Shqipërisë dhe të Kosovës mirëpo do pyes sërbinë. .fiks këtë ka thënë pra pa pëlqimin e sërbisë ata kufij nuk hapen…nuk e di nëse kjo quhet tradhëti apo inferioritet i ramës. .rilindasi duhet ta gjej muhabetin me Kosovën përpara se të takohet me vuçiçin, mos ti bëj pazaret pa hanxhinë këtu nuk ka vënd për mediokër nuk mund të bësh pazare me një shtet agresiv si sërbia e cila paguan miliona dollarë vetëm për lobing kundra Kosovës…shejtani fle thotë populli dhe ti shkon dhe e zgjon. .lëre sërbinë në halenë e saj ne duhet të bashkohemi me njëri tjetrin pastaj te shikojmë nëse mund të bashkohemi me Ballkanin apo BE..mediokër është ai rilindasit yt që shkon nga dështimi në dështim (hera e parë që e quajta mediokër nuk e di pse sepse unë ramën e quaj tradhëtar jo vetëm ramën por të gjithë politikën dhe median shqiptare, janë pengje të agjenturave serbogreke. .)

  19. lisi says:

    Sado te llomotis Rama perseri ai mbetet nje CILIMI-sic e etiketoi dikur Nano Une mendoj se ky po behet shume shume i RREZIKSHEM sepse po futet ne disa ceshtje delikate qe kane te bejne me te ardhmen e kombit por qe Rama nuk ka tru e nuk di nga lidhet gomari.Duket se do te na coj ne katastrofe.Prandaj DIKUSH nga PS-ja ose nga intelektualet t’i flas e bile t’i perplas grushtin ne tavoline sa nuk eshte vone. Merre me mend aq shume i ka hyre vetja ne qejf sa kerkon te matet edhe me ALBIN Kurtin.Nuk thone kot shkodranet–TE hyfte vetja ne qejf! -kur duan te te paralajmerojne se po shkon ne theqafje.

  20. genc says:

    O connard …,
    kaq shume sofizma, per te bere cfare? ate qe Enver Hoxhes iu imponua ne 45 dhe qe beri cmos te dilte ne 48! Te terhequr nga perspektiva internacionale hyne ne 45en Sllovenia, Kroatia etj, po ata donin te benin bashkimin e sllaveve te jugut, per t’u imponuar Europes. Me se do t’i imponohesh Europes, me Serbine? Po kur te largohet demagogu Vucic dhe te vije ne Serbi dikush si Miloshevici, Shesheli, Karadizc etc, si do dalesh nga Schengeni, kur ke nenshkruar marreveshje?? Serbia do ta bllojoje ekonomine e saj per depertim nga Shqiperia, sepse ata dine te bejne lufte ndaj te huajit, kur Shqiperia do te jete e penetruar edhe me shume nga serbet, haptas edhe ne administrate, sepse eshte e dashuruar me te huajt, qofshin edhe xhelat e vrases. Te rente pika connard!

  21. Jack says:

    Shqiptaret e Kosoves duhet te marrin vesh njehere e pergjithmone se mbeten jashte shtetit “Mëmë” me deshiren e Shqiperise qe ne 1912.
    Kjo deshire vazhdoi per 100 vite dhe do te vazhdoj edhe per 5-6 qind tjera. Kosova duhet te beje politike per shtetin e vet e te harroje kufirin e enderres se vjeter ku me mijera e mijera shqiptar te Kosoves dhane jeten duke mbrojtur kufirin e shtetit Mëmë kot.
    Syte jane per te pare e veshet per te degjuar.
    Edi le te shkoje me ke te doje e ne me ke te duam. Ata shqiptar te shtetit “Mëmë” qe duan te jene me Kosoven le te ndahen e te bashkohen me te.
    O kosovare keni mendjen per pushimet e verave te ardhshme, do zevendesoheni me serbet e te gjithe sllavet qe na rrethojne.

  22. jaku says:

    Kosova edhte tradhetuar qe nga 1912 nga “atedhetaret e Pavaresise,” keshtu qe nuk habitem me fjalet e nje pasardhesi te tyre qe s’eshte as shqiptar!
    Kosova duhet ti hap syte njehere e pergjithmone se “Shqiperia Mëmë ta ngul dhe do ta ngul çdo here”.

  23. Arjan says:

    Cfare ndodh nese kryeministri tradhton ose me sakt luan menc del jashte rolit Te tij si mbrojtes i republikes se Shqiperise kush e ka per detyre Te marre ne dore sigurine territoriale te vendit.Vendimi i rahmitit per mini shengen eshte I papergjshem kunder interesave kombetare thike mbas shpine kosoves martire.Si eshte e mundur qe spektri politik Shqiptar I pergjumur dhe I vonuar Nuk reagon ndaj menxyres se radhes qe I pergatitet kombit nga treshja Rama-vucic-thaci.Si eshte e mundur qe partia socialiste na qwnka futur e tera ne xhep dhe ti thote hajvanit rahmut ndal.Aka Shqiperia intelektuale apo Ka marre fund e Kane marre ne dore horrat kriminele qe para parase Nuk pyesin per komb.Me thoni mua ,a mund te besohet rahmuti me nxitimin e tij per te na shitur idene sllave te mini shengenit si nje ide te mire per Shqiptaret se neve kjo na intereson.A mund te besohet rahmuti pas asaj qe I beri jugut Te shqiperise duke ndertuar varreza per fashiste greke dhe kthyer shqiperine ne nje poligon qitjeje nga gjoja minoritare.Mos pranimi ne BE Nuk do te thote qe ne te lidhemi me armikun gjakesor serbine.Zoti kryeminister neqoftese te Ka mbetur pak ndergjegje terhiqu ne rrugen pa krye qe je futur se do thyesh koken.mos merr persiper turpin mbare kombetar se Nuk do ta lajne dot pasardhesit e tu .Merru me problemet brenda vendit se kemi jashtezakonisht Shume dhe presin per tu zgjidhur mos u hidh nga nj dege ne tjetren Nuk te shpeton dot minishengeni jugosllav se po te ishte ne favor te shqiptareve nuk do Ti hidhte qurret vicic dhe zajev.Jemi mbi 7 milione Shqiptare ne balkan dhe Nuk kemi nje minishengen Shqiptar.perse ?Zoti kryeminister neqoftese se ndihmon dot kosoven Te pakten lere rehat ne rrugen e saj.Minishengeni juaj Zoti kryeminister SUCKS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje