Para disa kohësh, Blerta, një vajzë e mirë, e shkolluar për ligj (që kishte prindërit tek Astiri), më dërgoi një mesazh të gjatë në inbox-in e Tiranapost. Shënimin e Blertës e postova në faqe si ana tjetër e medaljes.
Ata që kishin guxuar në vitet ’90 e më tej, që ishin shqiptarë si pjesa tjetër, me pak a shumë të njëjtën varfëri, krizë besimi, frikë e të pashpresë, kishin rrezikuar, siç thoshte Blerta, duke zgjedhur këtë rrugë. Kjo nuk i bën ata njerëz të këqij, as qytetarë të padenjë, por as heronj dhe këtu ndaheshim me replikuesen, sepse nuk mund të fyenim ata që ndoqën rrugët e ligjshme. Prandaj, çdo lloj astirizimi nuk do inkurajuar dhe kush e bën i keqpërdor për interesa të tjera.
Përtej faktit të madh se në këtë rrugë u njohëm më shumë sesa me hallexhinj, me biznese e tregtarë pafund, që kishin fituar në gjithë këto vite jetën.
Kuptohet, dhimbja është e madhe për dikë që nuk do të vazhdojë të fitojë më aq shumë dhe se duhet të rishpikë veten brenda sistemit dhe jo jashtë tij. Si gazetare, nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim dhe poshtërim për modelin e mijëra të tjerëve, që nuk qenë kaq ‘të zotë’ dhe ecën sipas rregullave, jo se ka pasur e kemi shumë por aq sa janë, janë meritë e njerëzve të hajrit dhe jo qeverive.
Astiri ishte një protestë që nuk gjeti mbështetje në masë, siç ishin studentët vitin e shkuar. Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur.
Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi.
Mjaftoi një deklaratë e sinqertë e gruas së Astirit që të zbehte edhe rëndësinë e sakrificave të prindërve si të Blertës. Ndaj bindjen se njerëz e prindër të tillë janë në shumicë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek Astiri.(Tiranapost)
SHPELLAR-S go back
130 miljon leke = 3 dhoma nje guzhine, 2 banja, rreth 100m2 ne zonen perreth Astirit per apartament = nga nje godine pa leje.. Kjo thote tallje.. Ahh more Rame qe je aq liberal me leket e taksapaguesit shqiptar.. Kujdes mor mik se eshte pune dreqi kur merzitet shumica kur shohin qe leket po u shkojne dem PA ASNJE LLOJ SIMPATIE.. Kujdes Rame se ka dhe kafshe dykembesh…
Sido qe ta shohim, nje llogaritje e thjeshte matematikore,dhe °armiqte publike te Astirit°nuk shihen si te vetmit.Jane bere mbi 500 mije ndertime pa leje ne nje popullsi prej 3 milion.Keshtu qe supozohet qe cdo familje te jete pjese e kesaj kartahure.
Prandaj me e pakta qe mund te bejme eshte te leme moralizmat,sepse te gjithe kemi mekatet tona.
Hako, ç’po thua?! Si paskemi të gjithë mëkatet tona. Nëse ti ke bërë ndonjë mëkat le të të vrasë ndërgjegjia, po ç’ne mua. Pse flet dhe në emrin tim, apo të tjerëve të ndershëm. Se ja psh, unë jam pronar i 70 Ha tokë dhe shteti në shkelje të Kushtetutës neni 41 dhe 181, për 20 vjet, nuk më ka kompensuar asnjë m2, pa le më pastaj kompensim në para. Dhe unë, (mijra si unë), jetoj me pension, kam një shtëpi 2+1 nga ato të para 1990, kur kam punuar 40 vjet në administratën e shtetit me rrogë mesatare, sa për një jetë mesatare. Atëhere ç’mëkate kam unë or mik? Ti me këto që thua i fyen ata mijra pronarë, tokat e të cilëve i zaptuan të tjerët nën hundën e qeverive, kryesisht të asaj të Meksit dhe Berishës. Po sikur dhe pronarët e ligjshëm apo trashëgimtarët e tyre, në të drejtën e tyre të marrin dhe ata hunjtë, molotovët dhe gurët, ku vemi?! Megjithatë ti për këtë s’ke ndonjë faj, vetëm se kur jep mendimin tënd, duhet të shohësh të dy anët e medaljes.
Kushedi se cfare spiunlleqesh dhe poshtersishe kane bere gjysherit e tu ,qe te fitonin ato 40 ha toke.Edhe ne ate periudhe toka kishte vlere te madhe dhe shumica e pronareve te medhenj i kane perfituar poshtersisht.Prandaj revolucionet per cfare behen?..qe te ndryshojne gjerat me hir apo pahir.Kete rradhe te takoj qe te humbesh,,kushedi pas disa brezash,,,,,,,,
Petrit leninisti! Tokat janë të babait dhe jo të gjyshit, i cili e la babanë 26 vjeç jetim kur ai ishte 49 vheç dhe nuk i la asnjë pasuri. Ky ishte dhe revolucionar në do ta dish, duke marrë pjesë në atë që ju proletarët e quani revolucion demokratiko-borgjez. Por babai ishte dhe antifashist dhe për këtë 1940-1943 ka qenë i internuar në Spoleto të Barit. Ishte avokat dhe me të ardhurat që kishte ato që i tepëronin në vitet 1937-1938 i bleu toka me napolona flori dhe jo me ‘spiunllëqe’. Tapitë në origjinal, janë në zyrën kadastrale. Por ju, sëra juaj, nuk dini gjë tjetër veçse, ato që keni bërë vetë t’ua veshni të tjerëve. Po ç’ti bësh kur ke tru sa të mizës.
E keqja e jone filloi qe me rrezimin e socializmit nga vete ish komunistet nen drejtimin e agjentit antishqiptar Ramiz Alia dhe qarqeve antishqiptare rreth nesh!
Nuk kishim desidente politike dhe ndryshimin e sistemit e moren ne dore njerezit me karieriste,me antishqiptare,bij,niper,dhendurre kryesisht te byrose politike apo KQ te PPSH.
Per 30 vjet deputete,kryetare partish,ministra etj u bene vetem bijte e tyre,duke menduar vetem per bojatisjen e imazhit te tyre nga ish komuniste ne antikomuniste,qe bota t’i pranonte!
Te gjithe pushtetaret e vendit keto vite,vecanerisht Edi Rama nuk menduan per popullin,por per veten e tyre!
Ne se do ishte ne drejtim te njerezve idealiste ndryshimi i sistemit,atehere forca politike me kryesore,nuk do shpallte si devizen e saj luften kunder fantazmes se komunizmit nga vete komunistet,por do shpallte “STRATEGJINE KOMBETARE PER KALIMIN NGA SOCIALIZMI NE KAPITALIZEM”!
Kjo nuk u be sepse lideret e rinj qe moren partite nen komande ishin thjesht njerez te komanduar nga R.Alia dhe programet e partive te tyre i bene naten neper shtepite e ish bllokmeneve,sic ndodhi me programin e PD qe u hartua nxitimthi ne shtepine e G.Pashkos,qe u be teoricieni i teorise ZERO te te gjitha pasurive kombetare!
Ne asnje vend te lindjes komuniste nuk u vu ne perdorim “LEVIZJA CARTISTE” per grabitjen dhe shkaterrimin e te gjitha pasurive te ndertuara nga populli shqiptar gjate socializmit dhe ky ishte KRIMI ME I MADH qe iu be popullit shqiptar qe ne fillimin e sistemit demokratik!
Dhe kjo menyre sundimi vazhdoi deri sot kur politikanet menduan vetem per pushtetin e tyre e jo per interesat e popullit!
U grabit e tere pasuria,sa here nderrohej qeverisja shkaterrohej e gjithe administrata,aq sa sot shteti paguan per nje vend pune 3-4 vete me nje dem kolosal prej miliardash leke!
Askush nuk mendon qe te shfuqizoje ligjin qe lejon cdo drejtues te pushoje nga puna edhe pa asnje arsye,sepse miliardat e demshperblimit i paguan shteti!
Per 30 vjet nuk u hartua asnje “STRATEGJI E ZHVILLIMIT KOMBETAR afat shkurter,afat mesem dhe afat gjate per te gjitha fushat e jetes,gje qe do ndalonte aventurizmin barbar te pushtetareve qe t’i shperdorojne miliardat e shtetit vetem atje ku ju ka interesuar atyre per vete dhe reklamen e pushtetit te tyre personal duke lene popullin ne mjerim te plote sa te marrin rruget e kurbetit!
Sot Shqiperia nuk eshte me atdheu i shumices se shqiptareve,por e nje grushti hajdutesh e banditesh,qe e kane privatizuar cdo gje per vete!
Sot shumica e shqiptareve jane te terrorizuar nga betejat politike midis qeveritareve dhe opozitareve e jo per popullin,por per vete!
Po te mbledhesh akuzat e tyre kur jane ne opozite,do te ishin sot te gjithe ne burg,por gjithcka eshte maskarade!
E gjithe klasa politike e ketyre 30 vjeteve ka deshtuar totalisht,ndaj nevijitet ne ndryshim i plote i tyre!
Por shqiptareve sot u eshte mbyllur goja per t’u ankuar aq sa nuk ka sindikata dhe protestat i bejne vetem partite opozitare ndryshe nga e gjithe bota!
Sot kryeministri,pasi te ka mbyllur gojen per te ankuar ndaj padrejtesive,ka sajuar fantazmen kanceroze te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe ne fakt eshte vetem me oligarket sepse me ata ndajne fitimet!
RREFUZOJ TË PAGUAJ , QË TË DËMSHPËRBLEHEN ASTIRASIT QË ZAPTUAN TOKAT NË TIRANË.
S’PO THEM TË IKIN NGA ERDHËN, POR TË IKIN NGA ATY DHE TË NDËRTOHET UDHA E RE PËR TË GJITHË TIRANËN .
Populli thotë : qahen të vatë ( gruas qi i ka vdekur burri) qahen dhe të ratë.
Unë pagova një hyrje 57 m2 32 000 000 Lekë ( të vjetra) se banesa ku jetoja ju dha të zotit.Duhej të më strehonte shteti si i pastrehë i katigorisë dë parë.
Përfitova vetëm përqindjen e kredisë 32 milionëve që mora.
Kurse këta të Astirit marin katërfishin tim për një ndërtim pa leje.
Po ne ç’ duhet të bëjmë ????
duhet te ngresh zerin, te protestosh, te solidarizohesh me hallin e bashkehallexhiut tend sepse halli i dikujt sot mund te jete halli jot neser. Po shqiptari mendon olele bitha ime, i thote tjetrit shpellar pa e kuptuar qe shpellari do jete ai vete neser. Nje gje kini parasysh, qeveria do te vjeli sa me shume e te japi sa me pak, ligjet po behen per nje pakice e jo per shumicen, rishperndarja e pasurise qe eshte ne thelb te nje shteti social nuk ekziston, gjithe pushteti dhe paraja jane mbledhur nje nje dore njerezish
Sit back and relaks ….
Greku ka një shprehje : stu kufu tin porta oso thelis vronda ( në portën e shurdhit godit sa të duash…
duhet te ngresh zerin, te protestosh, te solidarizohesh me hallin e bashkehallexhiut tend sepse halli i dikujt sot mund te jete halli jot neser. Po shqiptari mendon olele bitha ime, i thote tjetrit shpellar pa e kuptuar qe shpellari do jete ai vete neser. Nje gje kini parasysh, qeveria do te vjeli sa me shume e te japi sa me pak, ligjet po behen per nje pakice e jo per shumicen, rishperndarja e pasurise qe eshte ne thelb te nje shteti social nuk ekziston, gjithe pushteti dhe paraja jane mbledhur nje nje dore njerezish.
Keshtu do te deshtojne keta hienat e PD shume sjpejt edhe tek Teatri Kombetar.
Skena si tek Astiri te denja per nje vend diktatorial si Kili ne kohen e Pinocetit.
Komenti brilant sit back and [email protected] eN Bi edhe ti paske jetu ne shtepine e ish pronaret qe e degdisen kushedi se ku.
Megjithese me marrveshje kur i ke ngrit plackat e shtepise je ndier keq.
Un jam ish pronar nuk kam Marre pronen por ne ate fare feje vetem kjo mbesa e Hysni Milloshit qe shkruan ketu do ti shofi njerezit.
@ Ramadoni nuk po’ na pyt kush ne
Po’ ta kesh degju ish ministren e financave para Ca’ ditesh tha cdo familje shqiptare Ka nga 9100€ borxh .
Nga rritja e borxhit publik.
Kjo Laraske pa bisht Lindita Protoduari tani mashtruese e paskrupullt do jete femra me e urryer per qytetaret e Tiranës, bashke me Klevis Kërriçin e Faros fytyra me e urryer e planetit.
Zoti Braçe (pas Kryeministrit) “mburret” se janë harxhuar/ose do harxhohen disa miliona Euro, nga paratë e taksapuesve (fukarenj deri në palcë) shqiptarë, për të dëmshpërblyer disa hajdutë trualli në pronën publike (që vjedhjen e quajnë të DREJTË LEGJITIME), sepse do t’u merret “malli i vjedhur” …(???!!!) Prishet pallati ilegjitim i Bashës në Vlorë dhe bëmshpërblehet me 14 milion Euro nga Arka e Shtetit…(???!!!) Për mua, këtu fillon E KEQJA, nga Kryeministri e stafi i tij, të cilët në një demokraci funksionale, do të përgjigjeshin penalisht për këtë dhe jo të mburreshin duke e quajtur “politikë suksesi” të tyre …!!! Prandaj ky vënd, NUK ËSHTË BËRË, NUK BËHET dhe NUK DO TË BËHET kurrë…!!! ADN-ja e shqipove (çuditërisht vetëm e atyre brënda territorit shqiptar), është në kontradiktë me demokracinë funksionale e shtetin ligjor… !!!
Zaptoni te fitoni
MIRE I PASKA THONE KJO KAZANI KTIJ LARJE -LYRJES SE NA CAU TRAPIN KY HUMORISTI MADH