Çfarë po e udhëheq saktësisht politikën e jashtme të Presidentit Francez Emmanuel Macron?
Nga Bruno Maçães*
Ai thotë se dëshiron një Evropë më gjeopolitike, të aftë të përballojë një botë gjithnjë e më të rrezikshme. Por atëherë është e vështirë të shpjegohet vendimi i tij për të bllokuar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke ia dorëzuar Ballkanin Perëndimor Rusisë dhe Kinës në një pjatë të argjendtë.
Gjatë fushatës së tij për president, Macron e paraqiti veten si dikush që ishte për një kthim në vlerat themelore, liberale, demokratike të Evropës. Sot, ai mburret me miqësinë e tij rishtas me të fortin e Hungarisë, Viktor Orbán.
Dikur presidenti francez insistonte se Moska përfaqësonte një botëkuptim që binte ndesh me atë të Bashkimit Evropian. Tani ai thotë se dëshiron të shkojë më pranë Rusisë dhe të ndërtojë një arkitekturë të re të sigurisë më në përputhje me interesat e Kremlinit.
Nëse jeni konfuz, nuk jeni i vetmi. Mund dhe të jetë që ne që po vëzhgojmë Macron-in nuk po arrijmë të kuptojmë hollësitë e politikës së jashtme, veçanërisht kur praktikohet nga një virtuoz i këtij arti. Ndoshta të gjitha këto pjesë do të përputhen në fund, njësoj si në episodin e famshëm të fundit të shfaqjes televizive “Lost”.
Disa njerëz me të cilët kam folur evokojnë një teori alternative, dhe po aq ekstreme: Presidenti francez thjesht po improvizon. Ai e shijon vëmendjen e mediave që e merr me secilin qëndrim të papritur – dhe nuk i intereson shumë nëse copëza e tashme e kontroversizmit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ato që ka thënë më parë.
Teoria ime personale është se është më e lehtë të thuash se nuk ka asnjë logjikë në politikën e jashtme të Macron-it sesa të pranosh që forca e saj lëvizëse është diçka që nuk na pëlqen.
Po fillon të duket sikur po formohet një model. Pse Franca i fundosi bisedimet me Ballkanin Perëndimor? Macron ka pohuar se procesi i pranimit duhet të reformohet, por ai nuk ka bërë asnjë propozim se si ta reformojë atë.
Kjo ka bërë që shumë njerëz në të dy vendet të ndajnë një përfundim të përbashkët: Arsyeja e vërtetë për kundërshtimin e Macron është se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane dhe Maqedonia e Veriut ka një pakicë myslimane shumë të madhe dhe aktive politikisht.
Ata mund të mos ta kenë gabim. Po të shohësh me kujdes, nuk është e vështirë të vëresh një rrymë të fshehtë islamofobe në shumë prej vendimeve të fundit të Macron-it në politikën e jashtme.
Në një intervistë me Economist javën e kaluar, në të cilën ai deklaroi se NATO-s i kishte “vdekur truri”, Macron kishte shumë më pak interes të diskutonte për Trump-in sesa për Turqinë. I pyetur nëse ai ende besonte në nenin 5 – që Franca ka një detyrim ligjor të mbrojë vendet e tjera të NATO-s nga agresioni – ai u përgjigj në mënyrë të pabesueshme se nuk e dinte.
Pse jo? Sepse ai mund të detyrohet të mbrojë Turqinë – një mundësi që dukej se e konsideronte pak a shumë absurde.
Në të njëjtën intervistë, ai papritmas sugjeroi që problemi i tij i vërtetë në Ballkan nuk ishte Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por Bosnje-Hercegovina – konkretisht “bomba me sahat” e xhihadistëve që po kthheshin.
Le të mos harrojmë asnjëherë se Bosnje-Hercegovina ka dërguar gjashtë ose shtatë herë më pak “luftëtarë të huaj” në Siri sesa Franca apo se shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë. Bosnje-Hercegovinës, një nga lulet e civilizimit islam në Evropë, i është dhënë vërejtje. Milorad Dodik, aktualisht duke shërbyer si anëtar serb i presidencës së vendit, shprehu mbështetjen e tij të fortë. Aspak befasi: Ai ka thënë të njëjtën gjë për një kohë të gjatë.
Më në fund, po për Rusinë? Ku është lidhja e përzemërt midis Evropës dhe Rusisë për të cilën ai vazhdon t’i bjerë fyellit? Duke pasur parasysh mosrespektimin e presidentit rus Vladimir Putin për të drejtat e njeriut dhe të prirjen për konflikt të armatosur, kjo është mjaft e vështirë për t’u gjetur për momentin. Mbase Macron po mendon në terma civilizues të mëdha? Në mendjen e tij: një botë e gjerë e krishterë që shtrihet nga Lisbona në Vladivostok përballë civilizimeve konkurruese të përfaqësuara nga Kina, India dhe, më afër shtëpisë, Islami.
Macron nuk është një islamofob vulgare – ka shumë të atillë në Francë- por ai duket gjithnjë e më i bindur se Evropa është në rrezik të përvetësohet nga Islami dhe kështu duhet të mbyllë derën për Turqinë, “të rrezikshmen” Bosnje-Hercegovinë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe të rehatohet me Rusinë e krishterë. Ai sigurisht që nuk dëshiron të pranojë një zë musliman dhe një veto myslimane në dhomat ekskluzive të Këshillit Evropian.
Ndoshta Macron nuk beson më se Islami mund të asimilohet dhe perspektiva e një komuniteti të madh musliman të pa-asimiluar e frikëson atë më shumë se gjithçka tjetër. Kjo është sigurisht një mundësi. Kohët e fundit ai dha një intervistë për një revistë të ekstremit të djathtë, në të cilën përmendi rastin e një gruaje të mbuluar me velo të poshtëruar në publik nga një politikan nacionalist dhe nuk arriti të shfaqë simpati për të.
Ose mbase Macron po nxitet nga politika e brendshme përpara një raundi tjetër të zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm. Ndoshta Franca tani është aq e prirur në të djathtë për çështjen e Islamit sa që Macron ndihet i tunduar – ose i detyruar – të ecë me rrymën.
Mjerisht, Islamofobia, pa marrë parasysh sa filozofike, e kulturuar apo strategjike, është thjeshtë e vetëm islamofobi.
*Bruno Maçães, një ish-ministër i Evropës për Portugalinë, është një këshilltar i lartë në Flint Global në Londër dhe një bashkëpunëtor jorezident në Institutin Hudson në Uashington. Libri i tij “Agimi i Eurazisë” u botua nga shtëpia botuese “Penguin” vitin e kaluar.
Politico – Përgatiti në shqip për TemA, Kebriona Veliaj
Pikpamjen se europa duhet te integrojne mysylmanet e kane 2 kategori njerezore
1. Mysylmanet, qe eshte e kuptueshme dhe
2. Sorosianet.
Keta te dytet jane qenie bastarde sepse nuk kane absolutisht asnje fije morali pervec parase. Ky artikull shkruesi duket pa kerkuar fare ne Google se eshte thjesht nje nga legenet e sorosit.
Fatmiresisht shumica e europes nuk ndan te njejtin memdim me te. Dhe persa kohe keta bastarde qe me parate e europianeve te krishtere sulmojne ne gen europen nuk eshte dhe nuk do jete cudi qe levizjet e djathta antiislamike qe po lulezojne ne europe me te paret qe do meren jane keta bastarde.
Per te ardhur te Macron. Ky nuk eshte se eshte ndonje europian I bindur por e shef se e vetmja politike dhe e vetmja menyre per te qendruar ne politike ne europen e sotme dhe te neserme eshte rikthimi I europes ne identitet ne filozofine greko-romake dhe besimin e krishtere. Filozofi qe nuk eshte kompatibel as me islamin dhe as me sorosianizmin
Ah po fshati që duket nuk do kallauz mër vlla…
Po si tja bëjmë që duhet të kemi ne frikë Francën për islamikët që ka dhe jo e kundërta…tamam shaka pa kripë
Francezeve mund tu thuash shume gjera,por jo islamofobe. Mund te jete vendi nr.1 ne europe me me shume shtetas te besimit islam si,maroken,algjerian,tuizian,etj. Edhe probleme ju kane krijuar,dihet se 90% e akteve terroriste ne europe ne France kane ndodhur, por keto komunitete jane integryar mjsft mire ne shoqerine franceze. Franca eshte nder shtetet kampione te demokracise dhe bashkejeteses fetare . Eshte revolucionarja e pare e demokracise ne europe. Ka dhene leksione demokracie edhe ne SHBA, jane ato qe ideuan statujen e lirise ne New York. Por francezet kane nje problem! Jane si ato femrat qe dashurohen me shum njerez (vende) psh me rusine. Jo pse nuk duhet ta dashurosh rusine,por duhet te marresh gjerat e mira ruse, e jo mekanizmin e shtetit.
Une nuk i baj biografine autorit sepse besoj te kem superuar mentalitetin diktatorial te kushririt te shtate.
Per mendimin tim autori ka shkruar te verteten lakuriq ashtu siq asht.
Per Europen eshte perdite e me shume problem invazioni i vendit nga persona me besim islam,te pashkolle qe e vetmja gje qe dine eshte te recitojne kuranin,
Une ne EU jetoj prej tridhjete vjetesh dhe kam jetuar evolucionin e qendrimeve kunder islamizmit me nje tendence ne rritje progresive gje ka çuar ne forcimin dhe radikaliziminte forcave te ekstremit djathte.
Misioni i islamikve eshte qe ato te pushtojne Europen,mirpo e jo te integrohen.
Europianet aty jane me mijera vite e zor se do te dorzohen kollaj.
Kam frike se islamiket do perfundojne ma keq se hebrejte ne kohen e Hitlerit.