Në një analizë të publikuar në gazetën e njohur europiane “Politico.Eu”, ish-ministri i Jashtëm portugez, Bruno Maçãe, shkon përtej vendimit të presidentit francez për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Maçães, i cili njihet për analizat e thella politike për Ballkanin Perëndimor, qëndrimi skeptik i presidentit francez, mund të vijë si pasojë e islamofobisë që ka mbërthyer Francën pas sulmeve terroriste. Ish-ministri shpjegon në analizën e tij për “Politico” se Macron është kundër hyrjes në BE të vendeve me komunitete myslimane, si Turqia, Bosnja, Kosova dhe sigurisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Nga Bruno Maçães
Çfarë po e drejton saktësisht politikën e jashtme të Presidentit francez Emmanuel Macron? Ai thotë se dëshiron një Europë më shumë gjeopolitike, të aftë të përballojë një botë gjithnjë e më të rrezikshme. Por nuk është e lehtë të shpjegohet vendimi i tij për të bllokuar hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke ia dorëzuar Ballkanin Perëndimor Rusisë dhe Kinës në një pjatë argjendi.
Gjatë fushatës së tij për president, Macron e paraqiti veten si një reformator që do të kërkonte rikthimin e vlerave themelore, liberale, demokratike të Europës. Sot, ai mburret me lidhjet miqësore me kryeministri hungarez Viktor Orbán.
Kur erdhi në pushtet, presidenti francez shihej si përfaqësuesi i një botëkuptimi për një Bashkim të ri Europian. Por tani ai thotë se dëshiron të ketë marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe Kinën. Nëse jeni konfuz, nuk jeni të vetmit. Edhe ekspert që vëzhgojnë Macron nuk po arrijnë të kuptojnë mendësinë e tij të politikës së jashtme.
Shumë ekspertë kanë ofruar teori alternative madje edhe ekstreme. Disa thonë se presidenti francez nuk ka ndonjë plan apo strategji afatgjatë. Ai heq vëmendjen e mediave me qëndrimet e papritura dhe nuk i intereson shumë nëse ajo që sapo tha bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me gjithçka që ka thënë gjatë fushatës presidenciale.
Teoria ime personale është se është më e lehtë të thuash se nuk ka asnjë logjikë për politikën e jashtme të Macron sesa të pranosh që forca lëvizëse është diçka e errët, diçka që nuk na pëlqen, diçka si… islamofobia.
Pse Franca dëshiron të ngrijë bisedimet me të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor? Macron ka pohuar se procesi i pranimit duhet të reformohet, por deri, përveç disa ideve alternative, nuk ka bërë asnjë propozim të plotë se si duhet të reformohet dhe si duhet të vazhdojë ky proces.
Kjo ka bërë shumë ekspertët të mendojnë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një të përbashkët: Arsyeja e vërtetë për kundërshtimin e Macron është se Shqipëria është një vend me shumicë myslimane dhe Maqedonia e Veriut ka një pakicë myslimane shumë të madhe, e cila është shumë aktive në politikën maqedonase.
Ata mund mos të mos e kenë gabim. Nëse analizojmë me kujdes shumë prej vendimeve të fundit të politikës së jashtme të Macron nuk është e vështirë të vërejmë prirjet islamofobike të kreut francez.
Në një intervistë me “The Economist” javën e kaluar, Macron ishte shumë pak i interesuar të diskutonte për presidentin Trump por u ndal gjatë tek Turqia. I pyetur nëse mbështeste ende nenin 5 të NATO-s, i cili detyron Francën të mbrojë çdo vend anëtar të aleancës ai u përgjigj se ishte tejet skeptik.
Pse jo? Sepse ai mund të detyrohej të mbronte Turqinë, një mundësi që ai dukej se e konsideronte si absurde.
Në të njëjtën intervistë, ai papritmas sugjeroi që problemi i tij i vërtetë në Ballkan nuk ishte Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por Bosnje-Hercegovina, të cilën e quajti një “minë me sahat” që mund të shpërthente nga rikthimi në shtëpi i xhihadistëve. Edhe pse Bosnja-Hercegovina ka dërguar gjashtë ose shtatë herë më pak “luftëtarë të huaj” në Siri sesa Franca , Macron e cilësoi si një nga qendrat civilizimit islam në Europë.
Po për sa i përket politikës së tij ta jashtme ndaj Rusinë? Ku është lidhja e përzemërt midis Europës dhe Rusisë për të cilën Macrom flet vazhdimisht? Duke pasur parasysh shkeljen e të drejtave të njeriut nga presidenti rus Vladimir Putin dhe gatishmërinë e tij për t’u përfshirë në konflikte të armatosura, kjo lidhje është shumë e vështirë për tu gjetur. Por ndoshta në mendjen e Macron, Rusia është pjesë e një botë e gjerë të krishterë që shtrihet nga Lisbona në Vladivostok dhe qendron përballë civilizimeve konkurruese të përfaqësuara nga Kina, India, vende më pranë civilizimeve Islame.
Macron nuk është një islamofob vulgar, ashtu siç janë shumë zyrtarë në Francë, por ai duket gjithnjë e më i bindur se Europa është në rrezik nga Islami dhe duhet të mbyllë derën për Turqinë myslimane, “Bosnje-Hercegovinën e “rrezikshme”, Shqipërinë dhe Veriu Maqedonia ku ka komunitete myslimane. Kjo është edhe arsyeja përse ai ndihet më komod me Rusinë e krishter. Macron nuk dëshiron të ketë një zë mysliman dhe aq më pak që vende myslimane të kenë fuqinë e vetos në dhomat ekskluzive të Këshillit Europian.
Ndoshta Macron nuk beson më se Islami mund të asimilohet dhe perspektiva e një komuniteti të madh mysliman të pa-asimiluar e frikëson atë më shumë se gjithçka. Kjo sigurisht është thjesht një mundësi. Kohët e fundit ai dha një intervistë për një gazetë të ekstremit të djathtë, në të cilën përmendi rastin e një gruaje të mbuluar me shami, e cila ishte poshtëruar në publik nga një politikan nacionalist, por nuk i doli në mbrojtje dhe nuk e dënoi politikanin francez për retorikën e tij.
Ose mbase Macron po nxitet nga politika e brendshme për të mos pësuar humbje në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm. Ndoshta, pas sulmeve terroriste, Franca është tanimë aq e prirur të mbajë qëndrime radikale kur bie fjala për çështje që lidhen Islamit sa që Macron ndihet i tunduar. Por për fat të keq, Islamofobia, pa marrë parasysh sa filozofike, e kulturuar apo strategjike, është thjesht islamofobi.
Përkthyer nga “Politico.Eu”
Kur te shkeputet turqia nga Arberia do te futemi ne BE…domth kurre.
Termi i deshtuar “Islamofob”, perdoret shume her edhe ne Shqiperi, per te denuar ata qe mendojne ndryshe ne menyr realiste dhe paqesore per agresivetitin e praktikantve te Islamit.
###
Perse Markoni ose nje Francez te mos te jete Islamo-fob kur i eshte futur “frika ne palce” nga dhjetra sulme terroriste me qindra viktima te pa fajshem, ku agresoret “per cudi” ishin 100% te rasteve praktikant te besimit Islam.
###
Si mos ti trembesh dikujt qe te futet ne “shtepi” dhe te vret sepse je kritik kunder besimit te tije.
Nga na dolen Shqipot ose c’do kush tjeter me liberal se Francezet.
###
Ju kujtoj disa raste sulmesh terroriste ne France.
1- Xhihadistët e dyshuar kosovarë planifikonin sulme në Francë dhe Belgjikë.
2- Arrestohen dy gra për sulmin xhihadist në Paris. 17/5/2018.
3- Sulm me thika në Francë, dy të vdekur dhe një i plagosur. 23 gusht.
4- Franca dhe ekstremizmi islamik. 09 janar, 2015. Zeri i Amerikes.
5- Bombë ne një furre buke në Lyon qendror la 14 persona të plagosur. 31 gusht 2019.
6- Homazhe në nderim të viktimave të sulmeve xhihadiste, në janar dhe nëntor 2015 ne Franc.
7- Sulm në zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, vriten 12 persona. 07 janar 2015.
8- Nicë 86 te vdekur, mbi 400 te plagosur. Shteti Islamik, sipas organit informativ të tij “Amak” është përgjegjës për atentatin. korik 2016.
9- Nëntor 2015: Parisi në shok
Sulm të koordinuara në Paris 129 te vdekur dhe 300 të plagosur. Përgjegjësinë për atentatet e morën milicët terroristë të “Shtetit Islamik”.
10- ….
###
Si mos ti friksohesh Islamit me kaq gjak qe ka derdhur, ku vet Kurani predikon dhune tek te Krishteret dhe Judenjt (te pa fe sipas tyre).
###
Jam fajtor UNE qe i friksohem kesaj dhune apo ata qe e kryejn ? Ky eshte misteri i madhe.
Franca s eshte asgje krahasuar me Holanden.Ky shtet qe ngre zerin ne kupe te qiellit per LGBT-te nuk shqetesohet fare se masakrohen nja 8 mije muslimane.Dhe per te fat te keq keto shtete drejtojne Evropen.Sot te thuash “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” tingellon sikur thua”E duam Shqiperine islamofobe”…Komuniteti musliman te mos heshte por te dale e te demostroje ne sheshe.Une jam joreligjioz por ashtu si Holanda perkrah LGBT -te te dalin ne sheshe edhe muslimanet Shqipetare te mos rine si mumje por te dalin ne sheshe e te demaskojne politiken islamofobe te Evropes. Pse kaq i mefshte ,pse kaq i korruptuar komuniteti musliman?Apo edhe ata financohen nga Holanda si dhe shoqatat per te drejtat e njeriut qe cuditerisht nuk shqetesohen per te drejtat e muslimaneve por vetem per ato te LGBT-ve.
Amerikanet perdorin fjalen “humble people” per njerezit e mire qe nuk i respekton kush. Mos u beni humble people.
Tè dalim urgjentisht nga konferenca islamike ndryshe mbaruam pèrfundimisht,gjith emigrimi shqiptar nè perèndim ndèrsa injoranca politike na bashkoj nè konfrencèn islamike,urgjentisht jasht .