Gazetarja që mposhti “botën e meshkujve”, hyri në çmendinë për të ekspozuar abuzimet

14 Nëntor 2019, 20:25Lifestyle TEMA

Nellie Bly është njohur për rolin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë, edhe pse sot nuk ka statusin e një ylli, në gjysmën e dytë të shekullit të XX, vetëm ideja se një grua mund të bëhej gazetare ishtë e vështirë për t’u pranuar.

Kjo nuk e pengoi Nellie të arrinte qëllimin e saj si reportere, arritje kjo që për shoqërinë mund të dukej e pamundur.
Ishte një reportere si askush tjetër në atë kohë.

Shkruante për fenomene sociale apo politike, e bënte anketime elektorale, edhe pse nuk kishte të drejtë vote.

E bukur dhe inteligjente, ajo kërkoi gazetarinë e kthyer në një “mollë të ndaluar” për gratë. Dhe ashtu bëri, duke fituar famë me disa reportazhe, dy nga të cilat hynë në histori.

Karakteri i saj këmbëngulës nuk e lejoi Nellie që të tërhiqej për asnjë moment të vetëm.

Ashtu siç nuk pritej hyri në punë tek New York World, dhe i kërkoi redaktorit të bënte një udhëtim rreth botës, si ai që përshkruhet në librin e Zhyl Vernit, dhe e realizoi, e madje e mundi rekordin 80 ditor të personazhit me 8 ditë.
Çdo gjë u raportua më saktësinë më të madhe.

Aventura e dytë ishte ajo më e rëndësishmja në rrafshin gazetaresk: Nellie u hoq si e çmendur, dhe arriti të hynte në spitalin e parë të sëmundjeve mendore në Amerikë, ku flitej se pacientët trajtoheshin me brutalitetin maksimal.

Qëndroi 10 ditë brenda me të çmendurit, ku iu nënshtrua dhe vetë trajtimit çnjerëzor, ku e lidhnin me zinxhirë, i bënin elektroshok, e rrihnin dhe e zgjonin çdo mëngjes me një kovë ujë të ftohtë.

E vlerësuar si një pioniere e gazetarisë investigative, Nellie shkroi një reportazh që vuri në lëvizje sistemin dhe detyroi autoritetet të ndërhynin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje