Shpëtim Nazarko: Akti vetëvrasës që bëri Edi Rama!

15 Nëntor 2019, 09:22Politika TEMA

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë”, në RTV Ora tha se oligarkët u  krijuan në periudhën 2006-2010, në kohën e qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nazarko tha se pas ardhjes në qeveri të Ramës, ai i mori ata sërish dhe i fuqizoi nëpërmjet tenderave, dhe për të ky është akt vetëvrasës.

Nazarko: Ata që quajmë ne oligarkë nuk janë gjë tjetër vetëm se pasanikët e krijuar në periudhën 2006- 2010 të cilët i bënë paratë rrush e kumbulla, 5 miliardë që i morën në bankat përkatëse.

Në vitin 2013 kur e mori Rama pushtetin këta oligarkë ishin të gjithë pa pantallona. Çfarë bëri Rama?

Meqë shteti shqiptar nuk merrte dot më para në bankë se e kishte kaluar atë, bankat nuk i jepnin më kredi individit, kruajti kokën Rama dhe mori edhe një herë oligarkët që ishin krijuar në kohën e Berishës, i bëri të besueshëm sepse këta ishin borxhlinj të mëdhenj nëpër banka, duke u dhënë prape tendera, dhe ky është një akt vetvrasës fatal.

Nazarko-Shehajt: Rrugët e Ramës më të mira se tuajat, ka mbushur varrezat që keni krijuar ju!

Shpëtim Nazarko u përfshi në diskutim me ish-deputetin demokrat, Agron Shehaj në diskutimin për rrugët e bëra në Shqipëri.

Nazarko tha se rrugët e bëra nga qeveria e Ramës janë më të mira se ato të Berishës dhe të Bashës.

Sipas tij Rama ka mbushur varrezat që kanë krijuar demokratët.

Pjesë nga diskutimi: 

Nazarko: Vetëm një budalla në Shqipëri nuk e kupton që rrugët që bën Rama janë të paktën 1000 herë më të larta se ato që ka lënë Berisha gjysma, gjysma dhe Basha jot. U detyrua ta bëjë rrugën e Kukësit nga e para pothuaj. Nuk bëre dot rrugën Durrës-Rrogozhinë e le nja 1000 herë rrugëve. Me ato urat e Kukësit bëjnë 160 milion euro. Nëse do të vërtetosh korrupsionin e Ramës vërtetoje në Prokurori. 

Shehaj: Rrugën e Kukësit e ka bërë një nga kompnitë më të mëdha në botë. Çmimi për rrugët, by pass i Vlorës fituesi është shpallur me 2 milion euro për kilometër. Rruga Orikum Dukat, do kushtojë 70 milion euro për 15 km. 

Nazarko: Shko në prokurori. 

Shehaj: Cilat janë rrugët që ka bërë Edi Rama që i ka bërë të shkëlqyera?

Nazarko: Ka mbushur varrezat që keni krijuar ju. Se ato 7 urat e kukësit bënin 160 milion euro. Ajo rruga e Elbasanit ia propozuan  me 30 milion e çuat me 300 milion. Numrat i di më mirë nga ty unë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje