Hysaj: Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr, ja çfarë do bëjmë nesër ndaj Francës

16 Nëntor 2019, 16:42Sport TEMA

Përkrahë trajnerit Reja në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Francën është edhe kapiteni, Elseid Hysaj, i cili u shpreh:

Ndeshja me Francën?

“Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”.

Ndeshje e vështirë apo më e lehtë?

“Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Grizman, Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë.

A ju motivon Toti, pasi do jetë në stadium?

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmoje tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dua të rikuperojë vendin tim aty dhe pastaj të shohim.”

Prisni një dhuratë nga Franca, për stadiumin e ri?

“Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmë duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë më besim”.

Luan skuadra me zemër ?

Ne prapë luajmë me zemër por me Rejën po bëjmë një lojë që luajmë mirë. Filmi më kujtoi disa çaste që nuk i kam ndjerë në fushë dhe të gjitha stadiumet ishin kuq. Rastet me Serbinë na bënë të na bëhej mishi kokrra.”

Stadiumi i ri dhe ndeshje e veçantë?

“Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat.

Kapiten në një moment të tillë?

“Ndeshja me Andorrën ishte ndeshje për t’u harruar. Si kapiten ndihem shumë mirë, ndihem gati të japë 120%. Dhe çunat i shikoj në sy se çfarë ndjenjë kanë të luajnë atë ndeshje. Po të jemi të qetë dhe të mos kemi frik nga kampionët ne do të kemi rastet tona, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

5 komente në “Hysaj: Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr, ja çfarë do bëjmë nesër ndaj Francës”

  1. Tani durres says:

    Stadium me te shumtute skam pa
    Pa pike turpi na e reklamojne
    Mire nga jashte qe eshte skandaloz por edhe nga mrena,
    Nji krah tribune mungon komplet
    Pa simetri dhe klaustrofobik.
    Ky idiot qe eshte bo vete Ali e vete kadi me gjithe ate kopjen ekopjen e shemture te tije po e shkaterrojne Tironen dhe gjithe Shqipnine

  2. Kim été says:

    Tifozët tanë të pajisen me jelek të verdhë. (gilets jeune)

  3. nje banor i Tiranes says:

    Eshte e vertete , Hysaj , stadiumi i ri eshte nje mrekulli ne Ballkan dhe me gjere akoma , qe shqiptaret as ne ender nuk e kishin pare ndonjehere . Gazetat sportive italiane , e kane cilesuar si “UEMBLI I BALLKANIT “. Deri ketu , jemi ne rregull ; po a iu kujtohet , more shqiptare se sa mallkime , anatemime , akuza per korrupsion , sa e sa sharje e fyerje jane derdhur kur filloi ndertimi i stadiumit , ne drejtim te Qeverise dhe Rames ? Shpellaret e Viçidollit dhe zhulsat e PD-se , nuk lane vrer pa derdhur , sepse mentaliteti i tyre eshte shkaterrimi dhe jo ndertimi . Sidomos mallkime dhe akuza , u hodhen per kullen , sepse , siç dihet PD-istet jane arrmiq te betuar te kullave , a thua se kullat i mbajne mbi supe Basha me Saliun dhe zagaret e tjere te asaj partie , qe nuk e njef dhe nuk e pranon te bukuren . Me thoni tani , kujt i prish pune kulla e stadiumit dhe kush ia hedh syte kulles , kur ka perpara nje stadium te tille , qe eshte mrekullia vete . Po sikur Rama te mos kishte pranuar kompromisin e sipermaresit per kullen , sepse Qeveria nuk i kishte parate per nje veper te tille , a do te gezonim neve kete stadium qe kemi sot ? Eshte mbreselenese qe faqia ballore e Stadiumit , pra hyrja , eshte ndertuar me guret e gedhendur te stadiumit te vjeter , eshte ruajtur nostalgjia . Edhe per emrin , tribuna qendrore eshte emeruar “Qemal Stafa” , pjesa perballe tribunes , eshte emeruar “Panajot Pano”per nder te futbollistit me te madh shqiptar te se gjitha kohrave , tribuna djathtas , ka mare emrin e futbollistit te madh te Tiranes e Kombetares “Fatmir Frasheri”, ndersa tribuna majtas mori emrin e te famshmit dinamovit dhe sulmues i kombetares “Vasillaq Zeri” . Gjithçka ne harmoni te plote . U shpreh shume mire Kryeministri kohet e fundit ” Ata qe nuk lane llaf e akuze pa bere kunder Qeverise , kur te hyjne ne kete stadium , te hyjne koke ulur . Nje gje eshte e pa diskutueshme : E majta shqiptare , ka shume e shume vend per kritika e sharje , por ama’ , ato gjera te mira qe jane bere ne Shqiperi , te gjitha e majta i ka bere , PD-ja vetem ka shkaterruar .

  4. Rromes says:

    Hani stadimin , stadiumi na duhej tashti ta mar vesh kush jemi ne. Bythen me mut e buzet me te kuq.Rregulloni rruget , shkollat spitalet .

  5. nje banor i Tiranes says:

    Rromes , nuk po rregullohen rruget , shkollat , spitalet ? Ne cilin planet jeton zotrote ? Tirana eshte ndryshuar katerciperisht dhe eshte kthyer ne nje qytet komplet perendimor . Humbi 4 vjet , sepse ne krye pati kryetarin e opozites , qe nuk ndroi as edhe nje llambe te djegur ne rruget e Tiranes , as sahati i madh i kryeqytetit qe eshte perballe zyres se kryebashkiakut , nuk u rregullua asnjehere dhe filloi te punoje diten e trete te betimit te Erion Velise . Ai kryetar opozite , (Luli) , qe sot kerkon te behet as me pak e as me shume , po kryeminister i Shqiperise ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje