Anglia mirëpritet në Kosovë: Mirë se vini vëllezër

15 Nëntor 2019, 22:56Sport TEMA

Në Prishtinë çdo ditë po shtohen mbishkrimet në të cilat tregohet mikpritja e Kosovës për ekipin futbollistik të Anglisë.

“Mirë se vini dhe respekt” apo “Mirë se vini vëllezër” janë vetëm disa prej tyre. Këto dy shtete do të përballen më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve të Grupit A, për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit, që do të mbahet më 2020.

Anglia ka siguruar kualifikim në EURO 2020, pas fitores së shënuar kundër ekipit të Malit të Zi, me rezultat 7:0.

Kosova në anën tjetër ka pësuar humbje kundër Çekisë në ndeshjen e zhvilluar në Plzen më 14 nëntor, me rezultat 2:1, në të mirë të çekëve.

Mirëpo, ndeshja Kosovë-Angli duket se shkon përtej rezultatit përfundimtar edhe për shkak të ndihmës së Britanisë së Madhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, por edhe për shkak të traditës që ka ekipi anglez në futboll dhe mundësisë që kombëtarja e Kosovës të zhvillojë ndeshje me të.

Përveç rrugëve mirëpritja e kombëtares angleze është parë edhe në rrjetet sociale.

2 komente në “Anglia mirëpritet në Kosovë: Mirë se vini vëllezër”

  1. Fatmiri says:

    Edhe unë ju deshiroj mireseardhje se ata vijne te shohin futboll. Por kombetarja angleze u tregua kurvë e madhe. Askush nuk mund te më bind se anglia ka humbur me meritë nga Çekia. Jam i sigurt se ata kanë vendosur t’i bëjnë favor Çekisë me qëllim që ta eliminojnë KS. Turp për futbollin ishullor. Uroj qe në europianin e ardhshëm të kenë bilancin më negativ të mundshëm.

  2. Prizereni says:

    Me kuptohet nje interviste e igli taré kur thoshte ne se bashku nuk po bejme dote nje ekipe
    Tani beni qefe shikoni shtetet e tjera ne kampionat
    Shqiptaret nuk kane qene asnjehere te zgjuar mund ti genjesh me fara kungulli .Cfare ndodhi me historine e ekipit te krahines se kosoves asgje u skulifikuan me kuptojne shprehjen : ku ishin asgjekundi cfare bene asgje . Vetem demtuan veten
    sic duhet ne kosove nuk njihet proverbi ( unité fait la force ) bashkimi bene fuqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje