Ronaldo-Sarri, telefonata sqaruese!

15 Nëntor 2019, 11:46Sport TEMA

Me trigolëshin e shënuar ndaj Lituanisë, Cristiano Ronaldo u është përgjigjur më së miri kritikave për formën e dobët, hamendësimeve për probleme fizike dhe misterin që rrethon Juventusin në sfidat e fundit që ka zhvilluar ndaj Lokomotiv Moskës në Rusi dhe ndaj Milanit në kampionat.

Në pritje të një sqarimi me skuadrën, për të cilin ka folur edhe kapiteni Leonardo Bonuçi (sipas medieve torineze, e gjitha mund të mbyllet me një darkë me shokët e ekipit), nga Portugalia dalin lajme se CR7 është sqaruar me trajnerin Sarri në mënyrë telefonike kur ka mbërritur në grumbullim.

Gjithçka e zgjidhur, teksa trajneri i Portugalisë Santos tha se “nuk e quaj të çuditshme të bëhen pyetje mbi Ronaldon. Eshtë bërë shumë zhurmë kundrejt tij! Por, e thashë që ditën e parë se ndihej shumë mirë, ndaj habi nuk ishte që të shënonte tri gola, siç edhe bëri!”.

1 komente në “Ronaldo-Sarri, telefonata sqaruese!”

  1. Monitor says:

    Turp Sarri! CR ngriti dhe vendosi me krye te axhendes se sotme gjithe futbollin italian! Te gjithe syte sot ne Italy! Luan Ronaldo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje