Rudi Vata: Jemi tifozë të llastuar dhe dembela, më besnikë kanë qenë… kosovarët

14 Nëntor 2019, 19:56Sport TEMA

Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20:45 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për këtë përballje dhe për interesin e ulët të tifozëve duke deklaruar.

“Një ndeshje e lehtë në letër. Tifozat po mobilizohen për ndeshjen e madhe kundër Francës. Tifozët kanë frikë se mos lodheshin sot.

Jemi të llastuar dhe dembela. Kombëtarja ka nevojë për tifozë konstantë. Kjo është ndeshje e rëndësishme, janë 3 pikë shumë më të rëndësishme se ndaj Francës.

Ka rëndësi që kjo përballje të fitohet. Unë i kuptoj edhe njerëzit. Kushtet atmosferike dhe largësia i kanë trembur. Gjithashtu edhe kushtet ekonomike.

Njerëzit nuk kanë financat për të përballuar çdo aktivitet. Prandaj edhe zgjedhin. Tifozët e Kosovës na janë larguar nga shkallët e stadiumit. Ata kanë qenë edhe tifozët më të vërtetë. Do të gjendet dhe mënyra e duhur për t’i afruar”, u shpreh Vata.

3 komente në “Rudi Vata: Jemi tifozë të llastuar dhe dembela, më besnikë kanë qenë… kosovarët”

  1. Na myten says:

    TIfozet gjendeshin kollaj ne nje qytet universitar si Elbasani se iu ofroheshin bileta me cmim te ulet studenteve po bythqirit Duka i duket sikur do t’i nxjerre nga xhepi i vet. Edhe falas t’i ofronte boll te mbushej stadiumi.

  2. Leci says:

    Ky pordhaci i dështuar nuk lë rast pa pjerdhur.

  3. Tironsi says:

    Duhet qeruar nje ore me pare nga posti ky super mafioz i pa ngopur Fytyra e tij sjell vetem neveri Dhe ketij ordineri te pa skrupull duhet bere vetingu dhe te shkoje me te tjeret tek shpia pa qira Ardhte ajo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje