Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Çeki-Kosovë, e vlefshme për eliminatoret Euro 2020. Ndeshja e sotme do të jetë shumë vendimtare për kualifikimin në Europian.
Në rast se çekët fitojnë, gjithçka mbyllet sot. Në rast se Kosova barazon apo fiton, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit eliminatore.
Kosova vjen me shumë mungesa në ndeshjen e sotme si Muriqi, Shala, Kryeziu dhe Zeneli, por sërish trajneri i Dardanëve nuk ka hequr dorë nga skema e tij e preferuar 4-2-3-1.
Pavarësisht mungesave, Dardanët sot do të kenë mbeshtetjen e shumë tifozëve në stadium dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.