UEFA vendos arbitrat që do jenë në “Arenën Kombëtare” për duelin Shqipëri-Francë

14 Nëntor 2019, 17:43Sport TEMA

UEFA ka caktuar arbitrat që do të vendosin drejtësinë në sfidën mes Shqipërisë dhe Francës.

Slavko Vincic, arbitri nga Sllovenia do të jetë ai që do të gjykojë takimin e kuqezinjve kundër kampionëve të botës në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Vincic e ka drejtuar dhe më parë Shqipërinë në sfidën miqësore me Maqedoninë e Veriut si dhe me Italinë në miqësoren të zhvilluar në Palermo.

Asistentët e tij do të jenë Tomaz Klancnik, Andraz Koacic, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Nejc Kajtazovic.

Sfida Shqipëri-Francë do të luhet ditën e dielë më datë 17 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje